MIA FLESH
- Shkup- Pas informacioneve se Kuvendi nuk do të mbajë seancë edhe këtë javë dhe se nuk do të mbahen seanca të organeve parlamentare, prej atje informuan se dhoma ligjdhënëse është duke punuar për zgjidhjet ligjore që do të futen në procedurë nga e hëna, si dhe se pritet të arrijnë propozim-ligjet e dorëzuara nga Qeveria dhe ministritë.

18:00/ 25 mars/ 2025
Shkup- Pas informacioneve se Kuvendi nuk do të mbajë seancë edhe këtë javë dhe se nuk do të mbahen seanca të organeve parlamentare, prej atje informuan se dhoma ligjdhënëse është duke punuar për zgjidhjet ligjore që do të futen në procedurë nga e hëna, si dhe se pritet të arrijnë propozim-ligjet e dorëzuara nga Qeveria dhe ministritë.
Shkup - Në janar të këtij viti në vend gjithsej janë shpenzuar 775.397 megavatë orë energji elektrike, 43.679 milionë metra kub gaz natyror, 334.316 tonë qymyr dhe 82.785 tonë produkte nafte.
Shkup – Kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik është parashtruar padi penale për keqpërdorime gjatë furnizimit publik për zgjedhje të firmës për sigurim fizik të 14 pikëpagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Në mesin e personave kundër të cilëve është parashtruar padia penale është edhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Shkup -Titullin doktor shkence në vitin 2024 e kanë marrë 215 persona, që paraqet rritje për 23,6 për qind krahasuar me vitin 2023, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup - Ministria e Transportit ka publikuar listën e personave juridikë për të cilët është duke u zhvilluar procedurë për marrjen e licencës në fushën e punëve ndërtimore dhe planifikimit urbanistik. Siç informuan prej aty, është duke u bërë një kontroll i gjerë i licencave të lëshuara dhe 479 janë në proces heqjeje.
Bruksel - Zgjerimi, së bashku me paqen, është arritja më e madhe gjeostrategjike e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye po punojmë me vendosmëri për zgjerimin me fqinjët tanë nga Ballkani Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, tha sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, duke paralajmëruar se gjatë majit do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kiev - Tre të katërtat e ukrainasve (74 për qind) besojnë në fitoren e Ukrainës në luftë, më shumë se gjysma e të cilëve (56 për qind) janë nga jugu i vendit, 67 për qind nga lindja, 79 për qind nga pjesët qendrore, ndërsa 81,5 për qind nga ukraina perëndimore, tregoi anketa e realizuar nga shërbimi sociologjik i Qendrës Razumkov në periudhën nga 28 shkurti deri më 5 mars.
Kiev- Delegacionin e Ukrainës në negociatat e sotme me delegacionin e SHBA-së në Riad, e udhëheq zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Pavlo Palica, kumtoi këshilltari i shefit kabineti presidencial, Sergij Leshçenko, në deklaratë për televizionin kombëtar.
Nju-Jork - Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Aleksandra Veluçi deklaroi se KB-ja për një tretën do të reduktojë personelin ndërkombëtar në Rripin e Gazës për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.
Kopenhagë - Vizita e ardhshme e një delegacioni amerikan në Grenlandë, ku do të jetë edhe këshilltari për siguri kombëtare, paraqet “presion të papranueshëm” ndaj Mbretërisë së Danimarkës, pjesë e së cilës është edhe ky territor autonom i Arktikut, deklaroi kryeministrja daneze Mete Frederiksen.
Kiev– Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski nesër do të takohet me homologun francez Emanuel Makron në Pallatin e Eliseut.
Uashington - Shtëpia e Bardhë sapo kumtoi se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord për lundrim të sigurt në Detin e Zi, që ishte një nga qëllimet kryesore të negociatave të kësaj jave.