
12:00/26 mars/2025
Shkup - Një ekip nga Aleanca e NATO-s i kryesuar nga eksperti i lartë politik dhe raportues për shtetin tonë, Stjuart Endrjus sot dhe nesër do të marrë pjesë në bisedimet dypalëshe për mbrojtje me Aleancën. Bisedimet, siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, i dedikohen planeve për zhvillimin e atësive mbrojtëse konform objektivave kapaciteteve të NATO-s, duke përfshirë planet e mbrojtjes, financat dhe burimet njerëzore në mbrojtje. Ekipi i ekspertëve nga Ministria e Mbrojtjes, i udhëhequr nga sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska Ristova, do të informojë për ndarjen e barrës, e cila përfshin investimet në mbrojtje.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot ka deklaruar se në koalicionin qeveritar çdo gjë është në rregull, ndërsa për raportet në VLEN nga dhe vjen ai, tha se situata është stabile. "Kjo është irelevante për temën që po diskutojmë sot, bisedimet ndërkoalicionuese, këto janë tashmë tema politike. Mendoj se sot jam më shumë i fokusuar në tema të shëndetësisë. Në koalicionin VLEN situata është relativisht stabile dhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull", ka thënë Taravari në konferencën për media në Ministrinë e Shëndetësisë.
Shkup - Për momentin në vend mjekohen 23 pacientë, të cilët janë lënduar në zjarrin në Koçan, më shumë se 20 janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në Qendrën klinike janë vetëm katër, dy në Klinikën për Kirurgju Plastike, dy në Toskikologji, nëntë pacientë janë në Spitalin e përgithshëm "8 Shtatori", njëri prej të cilëve do të lirohet dhe në Sistinë mjekohen katër pacientë. Numri i pacientëve që po mjekohen janë vendit tani është 113, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Taravari tha se pacientët që janë të akomoduar në Sistinë janë në gjendje stabile dhe se në ditët të vijim do të informojnë kur do të lëshohen në shtëpi. Pacientët, që po mjekohen jashtë vendit kanë filluar gradualisht të kthehen në shtëpi.
Shkup – Darko Stojanov është pacienti i parë i cili u kthye nga mjekimi nga Beogradi, i cili ishte lënduar në tragjedinë në Koçan. Ai dje u prit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtori i ISHP Klinikës së Toksikologjisë – Shkup, Andon Çibishev. Çibishev dje tha se pacienti i kthyer nga Serbia është në gjendje të përgjithshme klinike plotësisht të përmirësuar dhe se do të bëhen edhe disa testime klinike që të jenë të sigurt se mund ta lëshojnë në shtëpi. Shtoi se sipas Planit të Shtabit të Krizës ka përgatitur shumë ekipe, të cilët përbëhen nga psikiatër dhe psokologë të cilët do të punojnë me pacientët të cilët mjekohen në vend dhe ata që do të kthehen nga jashtë.
Shkup – Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit në diskotekën “Puls”, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan, janë kryer dje në kuadër të hetimit për zjarrin tragjik në Koçan. Siç informon MPB, gjatë bastisjeve janë marrë kompjuter lap top, shumë pajisje mobile, dokumentacion dhe gjëra të tjera. “Më 25.03.2025 nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., veturën e tij ‘insignia’ dhe dy objekte hotelierike, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe marrë laptop kompjuterë, shumë pajisje mobile, dokumentacion dhe gjëra të tjera. Disa gjëra janë marrë edhe nga automjeti dhe nga objektet hotelierike, ndërsa është gjetur dhe marrë edhe dokumentacion financiar”, informojnë nga MPB.
Tiranë - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje ka arrit për vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut të tij austriak, Aleksandar Van der Belen. Dy presidentët mbrëmë në Vjenë kanë pasur takim kokë më kokë, pas së cilës iu bashkuan edhe delegacionet e tyre. Në konferencën për shtyp pas takimeve, Begaj tha se ai dhe homologu austriak diskutuan për disa tema dhe shprehu mirënjohjen e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar ndaj Shqipërisë në shumë fusha si ekonomia, arsimi, turizmi, reformat në drejtësi dhe veçanërisht përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Athinë - Sloganet kundër Turqisë, por edhe se Qiproja është greke, kanë brohoritur studentlt nga Akademia greke për oficerë në marinën usharake në paradën e djeshme ushtarake në Athinë, diçka që sipas mediave greke ka shkaktuar reagim nga organet kompetente dhe pritet të ngrihet hetim disiplinor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Videoja me brohorimat është publikuar në rrjetet sociale, ndërssa është xhiruar në rrugët e Athinës, pasi që studentët e kanë kaluar lozhën zyrtare dhe kanë qenë duke ecur para qytetarëve.
Bruksel - Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kalas përballet me shumë kritika në muajt e parë të marrjes së detyrës, ndërsa funksionarët e Brukselit më shumë kanë vërejtje se ka vazhduar që të "sillet si kryeministri" kanë thënë burime për Politiko. Gjatë një vizite në Kiev, menjëherë pas marrjes së detyrës në dhjetor, Kalas njoftoi në X njoftoi se "Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina ta fitojë këtë luftë" dhe disa zyrtarë të BE thanë se nuk ndjeheshin rehat që shefja i Shërbimit evropian për punë të jashtmenë ditën e saj të parë në detyrë, po i jepte vetes lirinë për të "kaluar mbi atë që konsiderohej retorika e vendosur për më shumë se dy vjet luftë në Ukrainë", thekson potali i Brukselit.
Kiev - Rusia mbrëmjen e kaluar kreu sulm me dron në portin ukrainas Mikolaev në Detin e Zi dhe goditi qytetin minerar Krivi Rih në sulmin më të madh me dron në atë qytet në luftë, njoftuan autoritetet ukrainase. Prefekti i Mikolaevit, Oleksandar Senkeviç deklaroi se në qytet këtë mëngjes erdhi deri te ndërprerja e energjisë elektrike, pas një raporti nga guvernatori rajonal se gjatë natës mbi rajon ishin shkatërruar shtatë dronë. Ende është e paqartë nëse ndërprerja e energjisë elektrike ishte një masë paraprake apo rezultat i sulmit të mbrëmshëm ndaj Mikolaevit.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se "amerikanët duan t'u tregojnë rusëve se janë në mes" dhe se ekipi amerikanenuk e fsheh faktin se dëshiron të jetë ndërmjetës, e jo të ndalojë në njërën nga palët konfliktuale. "U kemi thënë mirë, nëse nuk jeni në anën tonë qëndroni në mes. Domethënë, nëse rustë nuk e pranojnë armëpushimin e plotë që e keni propozuar, duam të shohim sanksione shtesë. Ata nuk ka nevojë të zgjasin shumë, njejtë sikur nuk ka zgjatur bllokimi i ndihmës në rastin tonë. Me të vërtetë presim që pala amrikane t'i ndërmerr këto hapa", tha Zelenski në një intervistë për Tajm. Ai foli edhe për aftësinë e armatës ukrainase që të mbahet pa ndihmën e aleatëve evropianë dhe amerikanë dhe tha se varet nga aftësia e Kievit që të rrotullojë trupat.
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se “Amerikanët duan t’u tregojnë rusëve se janë në mes” dhe se ekipi amerikan nuk e fsheh faktin se dëshiron të jetë ndërmjetës dhe jo të qëndrojë në njërën nga palët ndërluftuese. "I thamë, mirë, nëse nuk jeni në anën tonë, atëherë të paktën qëndroni në mes. Pra, nëse rusët nuk e pranojnë armëpushimin e plotë që ju propozuat, ne duam të shohim sanksione shtesë. Ata nuk duhet të zgjasin shumë, ashtu siç nuk zgjati ngrirja e ndihmës në rastin tonë. Me të vërtetë presim që pala amerikane t'i ndërmarrë këto hapa", tha Zelenski në një intervistë për Tajm.
Moskë - Rusia sot dënoi 23 ushtarë ukrainas të kapur për terrorizëm, ndërsa këtë gjykim Kievi e quajti të kurdisur dhe shtoi se ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Mes të akuzuarve janë 14 luftëtarë aktualë ose ish luftëtarë nga Brigada "Azov" të cilën Rusia e ka cilësuar si grup terrorist, si dhe nëntë gra dhe një burrë që punonin si kuzhinier ose staf ndihmës, sipas mediave ruse dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Dymbëdhjetë të akuzuar nuk kane qenë në gjykatë, 11 u kthyen në Ukrainë në dy shkëmbime të burgosurish dhe u dënuan në mungesë, ndërsa një i dyshuar vdiq në paraburgim vitin e kaluar.
Ramallah - Lëvizja palestineze Fatah që qeveris me Bregun Perëndimor të pushtuar i bëri thirrje sot rivalit të tij, grupit militant Hamas ta dorëzojë pushtetin në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Fatahut në Gazë, Munter al-Hajek i bëri thirrje Hamasit të heqë dorë nga pushteti, duke thënë se sundimi i tyre në enklavë po rrezikon kauzën palestineze. Ai e bëri deklaratën pasi dje, dyshohet se shpërthyen protestat në enklavën palestineze, me demonstruesit që brohorisnin parulla kundër Hamasit.
Pekin – Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot e porositi SHBA-në që të mos e shikojë Kinën përmes “mentalitetit të saj hegjemonist”. Përgjigja e Kinës vjen pasi SHBA-ja e shpalli Kinën si kërcënimin e tij më të madh ushtarak dhe informativ, transmetojnë mediat britanike. “SHBA-ja e përhap teorinë se Kina është kërcënim vetëm që ta shtypin. Kina i bën thirrje SHBA-së që të ndalojë dhe t’i mbështesë aktivitetet për pavarësi të Tajvanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se “do të dëshironte shumë” ta ndërpresë financimin e radio servisit publik amerikan En-Pi-Ar (NPR) dhe televizionit publik Pi-Bi-Es (PBS), të cilët i akuzon se janë “shumë të njëanshëm”. “Do të kem nderin t’i jap fund kësaj”, u tha Trampi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Mediat publike amerikane, me imazh më të ulët nga kolegët e tyre evropianë, një kohë të gjatë janë cak i shantazheve nga konservatorët, të cilët i akuzojnë se janë “shumë të majtë”.
Uashington - Bashkëshortja e ish presidentit amerikan Barak Obama, Mishel deklaroi se ideja që ajo të kandidojë për presidente të atij vendi është e paimagjinueshme. "Kur njerëzit më pyesin, nëse ndonjëherë do të kandidoja? Përgjigjja është jo. E dini, kur më pyesni këtë, nuk e keni idenë se çfarë sakrificash bëjnë fëmijët kur prindërit e tyre janë në atë rol", tha Mishel Obama në podkastin e Kajli Kelsit, transmeton portali Hill. Ajo tha se dëshira e saj është të mbrojë familjen e saj nga presionet që vijnë nga postet publike.
Buenos Aires – Argjentina ka mposhtur mbrëmë Brazilin me rezultat 4-1 në kualifikimet për Kupën e botës në zonën e Amerikës së Jugut, pak orë pasi siguroi vend në turneun e Botërorit që vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Golat për Argjentinën e cila luajti pa kapitenin Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez u shënuan nga Hulian Alvarez, Enzo Fernandez, Aleksis Mekalister dhe Xhuliano Simeone.
Mançester - Mançester Junajtedi planifikon të ndahet me mbrojtësin, 32-vjeçarin Heri Megvaer dhe në vend të tij ta angazhojë futbollistin 22-vjeçar të Evertonit, Xhared Brantvejt, bën të ditur TEAMtalk. Sipas të njëjtit burim, Junajtedi gjatë kohë po e shqyrton mundësinë ta shesë Megvaerin, por transferimi është penguar në dy afatet kalimtare të transferimeve për shkak të kërkesave të larta për pagë të anglezit. Tani Junajtedi është gati të investojë në një qendërmbrojtës të ri, ndërsa sipas mediave angleze, Evertoni për shërbimet e Brantvejtit kërkon rreth 80 milionë paund.