MIA Flesh
- – Ndërroi jetë një pacient nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili ishte dërguar për mjekim në Lituani. Ai është viktima e 60-të në tragjedinë në Koçan. Informacionin sot në mëngjes për MIA-n e konfirmoi Igor Nikollov, i cili është koordinator për gjendjen e pacientëve të lënduar të cilët janë në mjekim jashtë vendit. Një pjesë e mediave transmetojnë se bëhet fjalë për udhëheqësin e diskotekës "Puls" në Koçan, Aleksandar Karadakoksi.
- Post By Fitore Curri
- 11:51, 4 prill, 2025

12:00/ 4 prill/ 2025
Shkup – Ndërroi jetë një pacient nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili ishte dërguar për mjekim në Lituani. Ai është viktima e 60-të në tragjedinë në Koçan. Informacionin sot në mëngjes për MIA-n e konfirmoi Igor Nikollov, i cili është koordinator për gjendjen e pacientëve të lënduar të cilët janë në mjekim jashtë vendit. Një pjesë e mediave transmetojnë se bëhet fjalë për udhëheqësin e diskotekës "Puls" në Koçan, Aleksandar Karadakoksi.
Shkup- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka konfirmuar se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. Viktima i cili trajtohej në Lituani, kishte 40 për qind djegie nëpër trup dhe më 1 prill veshkat i kanë ndalur se funksionuari. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoskin, menaxher i diskotekës “Puls”. Ky pacient ka qenë një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike.
Bruksel - SHBA ka absolutisht të drejtë që ne aleatët evropianë në NATO duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për paqen dhe stabilitetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucinski me të mbërritur në ditën e dytë të takimit të krerëve të diplomacisë së Aleancës në Bruksel. "Pesë për qind ndoshta nuk janë të realizueshme brenda natës, por duhet të vazhdojmë me investimet në industritë tona mbrojtëse, duhet të vazhdojmë me investimet në kapacitetet tona ushtarake dhe kjo është trajektorja e duhur në të cilën të gjithë duhet të ecim", deklaroi Mucunski lidhur me deklaratën e djeshme të sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio se anëtarët e NATO-s duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivel prej pesë për qind nga BPV-ja e tyre.
Shkup - Rritja lineare e pensioneve për 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë nënkupton realizimin e premtimit të dhënë, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë. Siç theksojnë nga aty, me këtë rritje të dytë lineare prej 2.500 denarë, e përmbyllëm ciklin e rritjes së pensioneve për 5.000 denarë, me çka pensioni më i ulët në mars arrin 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë. "Për këtë qëllim si Qeveri në Buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 15 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe 1.9 miliardë denarë shtesë për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ose gjithsej 17 miliardë denarë", bëhet e ditur në kumtesë.
Shkup - Ministria e Financave në bashkëpunim me Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar janë duke punuar në mënyrë aktive për avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë fjalimit në Konferencën e dytë rajonale të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Prilep - 27 litra për metër katror, në Mavrovë 15, Strumicë 14, Berovë 12, ndërsa pesë litra në Shkup, kumtoi DPHM-ja. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të mëdha në pjesët lindore (mbi 15 l/m2). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri 17 gradë.
Tetovë - Babai dhe vajza janë më lehtë të lënduar pasi kanë rënë me automobil në ujërat e lumit Vardat në afërsi të Çellopekut të Tetovës dje rreth orës 19:40. Rasti është raportuar në policinë e Tetovës. "Është raportuar se në ora 19:40 në rrugën lokale për fshatin Çelopek, afër urës së lumit Vardar, automobili “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga T.M. (39) nga Tetova, ka rënë në lumë. Lëndime më të lehta trupore kanë pësuar shoferi dhe një udhëtare minorene, të konstatuara në Spitalin klinik Tetovë, informojnë nga MPB-ja. Për intervenim është thirrur edhe Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit - Tetovë.
Bruksel - Sigurimi i paqes së qëndrueshme në Ukrainë është me rëndësi thelbësore për sigurinë evropiane dhe stabilitetin global, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska në takimin jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Varshavë. Ajo bëri thirrje për përforcim të mbështetjes për Ukrainën tani, por edhe në afat më të gjatë, duke theksuar se për të siguruar paqe të qëndrueshme, vendi duhet të mbetet i fortë. Në të njëjtën kohë, ajo përshëndeti njoftimet e fundit të aleatëve të NATO-s për ndihmë shtesë për Ukrainën, duke përfshirë dërgimin e mbrojtjes kundërajrore, automjeteve të blinduara, dronëve dhe municioneve.
Strumicë - Mëngjesin e sotëm rrëshqitje të gurëve dhe dheut janë shembur në rrugën Strumicë-Vallandovë, afër fshatit Kosturinë, me shumë gjasa të shkaktuara nga reshjet e shiut, kurse komunikacioni zhvillohet në vetëm në një korsi. Lajmin e publikoi kryetari i Strumicës. Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Fejsbuk nga ku u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që menjëherë të veprojnë dhe të parandalojnë një fatkeqësi më të madhe. Ai shton se si kryetar komune është në dispozicion të institucioneve shtetërore nëse kanë nevojë për ndihmë nga Komuna.
Berlin - Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur tarifa të reja për importin e automobilave evropiane, duke pretenduar se BE-ja po bllokon markat amerikane nga tregu i tyre, por ekspertët e industrisë thonë se problemi i vërtetë janë vetë automobilat. Tramp ka vendosur tarifë prej 25 për qind për automobilat e importuara, duke pretenduar se përderisa SHBA-ja importon miliona automobila evropiane, eksportimi i automobilave amerikane në BE është "pothuajse i pamundur". Megjithatë, analistët pohojnë se tarifat e reja nuk kanë gjasa të përmirësojnë performancën e prodhuesve amerikanë të automobilave në Evropë, pasi modelet e tyre nuk janë në përputhje me preferencat e konsumatorëve vendas.
Uashington – Doganat gjithëpërfshirëse të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp përfaqësojnë rrezik të konsiderueshëm për ekonominë botërore, deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva. “Ende e vlerësojmë implikimin makroekonomik të këtyre masave, por ato dukshëm përfaqësojnë kërcënim serioz për perspektivat globale ekonomike në kohë kur rritja është e lehtë”, deklaroi Georgieva. Ajo shtoi se është kyçe që të shmangen hapa të cilat do të mundeshin edhe më shumë ta përkeqësojnë situatën dhe bëri thirrje që SHBA-ja dhe partnerët e saj tregtarë të punojnë në mënyrë konstruktive në uljen e tensioneve.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se rënia në tregjet financiare për shkak të doganave të vendosura ishte e pritur dhe se kjo masë është e nevojshme për fuqizimin e ekonomisë së SHBA-së, të cilën e quajti “pacient i sëmurë”. Ai theksoi se është i gatshëm për bisedime nëse vendet e tjera ofrojnë “diçka fenomenale”. Duke folur para gazetarëve në “Er Fors Uan”, Trampi zbuloi se ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se ai ndoshta do ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme. Presidenti i SHBA-së, gjithashtu, deklaroi se Ilon Mask sipas gjitha gjasave do ta lëshojë administratën e tij “në muajt e ardhshëm”.
Shangai - Përfaqësues ushtarakë nga SHBA-ja dhe Kina u takuan në Shangai për të diskutuar çështjet e sigurisë në rajon, duke përfshirë edhe tensionet në detin e Kinës jugore. Sipas kumtesës së Pentagonit, takimi ishte pjesë e përpjekjeve të dy vendeve për të mbajtur një dialog ushtarak dhe për të parandaluar incidentet e padëshiruara. "Bisedimet ishin konstruktive, ndërsa të dyja palët shprehën gatishmëri për të vazhduar dialogun në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e konflikteve", deklaroi një përfaqësues amerikan i cili mori pjesë në takim.
Shkup - Kampionati i suksesshëm në Gjermani, për të cilin janë shitur 2,7 milionë bileta, ka kontribuar që UEFA vitin e kaluar të realizojë të ardhura rekorde prej 6,8 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe, 73,1 për qind, janë nga të drejtat mediatike. Edhe rezervat në këtë moment janë mbi kufirin e dëshiruar prej 500 milionë euro, që do të thotë punë stabile deri vitin 2028. "Shpesh dëgjoj se UEFA shumë përqëndrohet në fitimin e parave. Por ne nuk jemi makinë profitabile pa shpirt. Ne jemi mrekulli për mbledhjen e parave dhe shpërndarjen e tyre dhe këtë e bëjmë me ndërgjegje. Pasi i kthejmë. Pasi ne i shpërndajmë këto fonde, gjithsej 97 për qind, në mënyrë të drejtë dhe me vullnet të mirë. Ne i kthejmë paratë në futboll, në futbollin evropian për të mirën e shumë njerëzve, jo vetëm të disave”, tha kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin në fjalimin e tij në kongresin e rregullt të 49-të të trupit udhëheqës evropian në Beograd.
Xheferson Siti - Limoni është plot me vitaminë C dhe shumë lëndë të tjera ushqyese, prandaj është i dobishëm dhe shpesh i pranishëm në dietën e përditshme. Por, marrja e tepërt mund të çojë në probleme të mëdha me stomakun, konsiderojnë mjekët. Përkatësisht, acidi i lartë i limonit mund të shkaktojë acarim të lukthit - ndërsa ajo e rrit rrezikun për paraqitje të ulcerës ose gastritit. Ky problem është veçanërisht i theksuar nëse limoni merret në stomak bosh. "Acidi në limon mund të irritojë mukozën e lukthit, duke rritur sekretimin e aciditetit në lukth, që mund të përkeqësoj simptomat e gjendjeve të tilla si urthi, refluksi dhe gastriti", sqaron gastroenterologu d.r Majkl Viliams nga Misuri, SHBA.