MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se Ministria te Oda e Mjekëve ka propozuar marrjen e licencës së mjekut që atë mbrëmje ishte në kujdestari. "Absolutisht e ndjekim rastin. Ministria e Shëndetësisë tashmë i ka propozuar Odës së mjekëve t'i merret licenca mjekut që ishte kujdestar atë mbrëmje", tha ai.
- Post By Sara Ademi
- 18:39, 4 prill, 2025

18:00/ 4 prill/ 2025
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se Ministria te Oda e Mjekëve ka propozuar marrjen e licencës së mjekut që atë mbrëmje ishte në kujdestari. "Absolutisht e ndjekim rastin. Ministria e Shëndetësisë tashmë i ka propozuar Odës së mjekëve t'i merret licenca mjekut që ishte kujdestar atë mbrëmje", tha ai.
Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë është në komunikim të rregullt me familjen e pacientit të ndjerë Aleksandar Karadakoski si dhe me institucionet kompetente në Lituani. "Ambasada po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për përfundimin e procedurave konsullore dhe organizimin e transportit të trupit të të ndjerit nga Maqedonia për në vend. MPJ dhe ambasada në Varshavë janë në dispozicion për komunikim dhe ndihmë dhe janë në komunikim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me autoritetet kompetente të Lituanisë", thonë nga Ministria.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot ka marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takimin ministror të vendeve-anëtare të NATO-s, që po mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, informojnë nga Ministria. Në takim është theksuar rëndësia e Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, me theks në nevojën për reagim më të shpejtë në rajonin e Unionit si element thelbësor për stabilitet rajonal dhe evropian.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në brifingun diplomatik të ashtuquajtur "Miqtë e MARRI-t“ – një platformë në suaza të së cilës e promovojmë bashkëpunimin rajonal në drejtim të një qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe koherente në të gjitha fushat e udhëheqjes së migrimeve.
Shkup - Në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i akuzuari Vlatko Keshishevi sot në detaje është marrë në pyetje nga i akuzuari Ljupço Palevski, i cili ka parashtruar mbi 90 pyetje. Marrja në pyetje përfshinte pyetje për kërcënime, shantazhe, si dhe respektim kronologjik të video-incizimeve të paraqitura nga Prokuroria. Keshishevi mohoi çdo kërcënim apo shantazh ndaj tij, anëtarëve të "E djathta" apo vizitorëve, nga ana e Palços, duke theksuar se ai gjithmonë ka dhënë këshilla.
Shkup - Pronari dhe menaxheri i ri i Qendrës së biznesit Soravia, Soravia Invest SHPKNJP Shkup, sot ka publikuar një komunikatë në të cilën i siguron qiramarrësit e hapësirës afariste se qiratë e tyre, hapësirat për zyra dhe shërbimet që ata marrin nuk do të ndikohen nga kontesti aktual dhe ankandi i shpallur i objektit pas kërkesës për rikuperimin e borxhit nga një prej tyre.
Shkup - Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, sot mbajti konferencë për media lidhur me ngjarjet në minierën e Toranicës, në të cilën raportoi se çështja është trajtuar me shumë seriozitet, edhe pse sipas saj, persona të caktuar kanë dalë me informata të pasakta dhe gjysmë të sakta dhe kanë arritur të krijojnë konfuzion në popullatë.
Tiranë - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në samitin "The Aqaba Process Balkans Forum III", që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit, duke e cekur rëndësinë e "përgjegjësisë, solidaritetit dhe përkushtimit tëpërbashkët para çdo lloj kërcënimi dhe sfide".
Athinë - Për zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në marrëdhëniet dypalëshe, diskutuan ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, në takimin e tyre në Bruksel në margjinat e takimit të shefave të diplomacisë së NATO-s, njoftuan burime diplomatike greke për agjencinë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bruksel - Konsensusi nga diskutimet në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s është se sa më shumë bota bëhet më e rrezikshme, Aleanca bëhet më e nevojshme se kurrë më parë, tha sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute në pres-konferencën e sotme pas takimit ministror në Bruksel.
Bruksel - Administrata amerikane e presidentit Donald Tramp e depërtoi qorr-sokakun dhe filloi bisedime, hap pas hapi, për arritje të paqes në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën e sotme për shtyp pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës lidhur me përpjekjet e SHBA-së për përfundim të konfliktit ukrainas.
Bruksel - Presidenti amerikan Donald Tramp po e humb durimin me Rusinë derisa tenton të negociojë për armëpushim në Ukrainë, deklaruan sot për DPA-në burime të NATO-s. Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s u takuan në Bruksel për të dytën ditë të bisedojnë për përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, për shkak të qëndrimeve evropiane të Rusisë ekspansioniste dhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Aleancën.
Gjenevë - Deri në vitin 2033, vlera e tregut botëror në inteligjencën artificiale (IA) do të rritet përafërsisht 25 herë dhe do të arrijë në 4.8 trilion dollarë që është përafërsisht sa ekonomia e Gjermanisë, ndërsa vetëm teknologjitë për IA-në do të ndikojnë në 40 për qind të vendeve të punës në mbarë botën, thuhet në raportin e ri të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNKTAD).
Islamabad - Autoritetet pakistaneze sot kanë filluar aksion për kthimin me dhunë të pothuajse një milion refugjatëve afganë, njoftuan persona zyrtarë, duke i injoruar thirrjet e grupeve globale për të drejta të njeriut, që t'i kursejnë ata që kanë qenë të ekspozuar në rrezik nga përndjekja nga regjimi taleban. "Policia tani i arrestoi dhe i transferoi afganët në kampe, para se t'i dërgojë në kufij", tha përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zulfikal Husein, sepse afati për kthimin vullnetar në atdhe skadon këtë javë.
Mandalej - Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar u rrit në 3.301, lajmëroi sot kanali informativ shtetëror kinez CGTN. Sipas CGTN, i cili i referohet Radio-televizionit Mianmar, janë lënduar 4.792 persona, ndërsa 221 konsiderohen të zhdukur.
Surabaja - Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa në ishullin indonezian Java pas rrëshqitjes së tokës që ka bllokuar disa automjete, njoftoi policia. Balta, gurët, pemët e çrrënjosura dhe degët për shkak të shiut të madh, dje kanë bllokuar një furgon me shtatë persona dhe një kamionçinë me tre persona në pjesën lindore të ishullit Java.