MIA Flesh
- Shkup - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite ka njoftuar se punonjësit në institucionet kulturore do t'i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të javës së ardhshme, në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive. "Shkaqet e vonesës janë për shkak të barazimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sindikata e kulturës paraprakisht përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara të muajit mars për shkak të, siç thonë ata, harmonizimit të parakohshëm me pagën minimale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive për kulturë dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 18 prill, 2025

18:00/18 prill/2025
Shkup - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite ka njoftuar se punonjësit në institucionet kulturore do t'i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të javës së ardhshme, në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive. "Shkaqet e vonesës janë për shkak të barazimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sindikata e kulturës paraprakisht përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara të muajit mars për shkak të, siç thonë ata, harmonizimit të parakohshëm me pagën minimale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive për kulturë dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
Shtip - Spitali modular i Shtipit, i cili ka mbetur i zbrazët dhe i pashfrytëzuar që nga pandemia Kovid-19, do të shndërrohet në ambulanca për ekzaminime specialistike përmes "Terminit im". Drejtori i Spitalit klinik-Shtip, Vlladko Zahariev, thotë se procedura e ri-adaptimit është pothuajse në fund. Thekson se plani është që në fazën e parë të transferohen ambulancat nga reparti i pranimit dhe më pas ambulancat e mbetura speciale. "Qëllimi ynë është që të bëjmë rindërtim dhe ripërshtatje për kontrolle përmes "Termini im". Pothuajse 90 për qind e të gjithë procedurës ka përfunduar, ne kemi paraqitur kërkesë në Këshillin drejtues të Fondit të Shëndetësisë dhe jemi në pritje të miratimit të burimeve të nevojshme financiare. Plani ynë është që të fillojmë dhe ta përfundojmë procedurën sa më shpejt që të jetë e mundur", thotë Zahariev.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) reagoi ndaj pohimeve të partisë politike "E Majta" se pagat e drejtorëve janë rritur deri 45 për qind më shumë nga paga themelore e mësimdhënësit në krahasim me rritjen prej shtatë për qind të pagave të punonjësve të arsimit. Nga MASH, në reagim cekin se pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin filor dhe të mesëm nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind dhe kjo është, siç thonë, rritja e dytë në mandatin e Qeverisë aktuale, pasi që paraprakiht në tetor të vitit të kaluar u rritën për pesë për qind. Nga MASH-i përkujtojnë se tashmë është bërë plan për rritje afatgjate të të ardhurave personale të cilat në periudhë prej katër viteve do të rriten së paku për 46 për qind, ndërsa më së shumti deri 60 për qind, varësisht nga shkalla e inflacionit
Romë - Sot janë gjetur trupat e dy personave të cilët ishin të paraqitur të zhdukur gjatë stuhisë në Italinë veriore, kumtuan zjarrfikësit, me çka numri i viktimave në atë rajon u rrit në tre. Trupat e një burri 64-vjeç dhe djalit të tij 33-vjeçar, automobili i të cilit ishte marrë nga ujërat e ardhura, janë gjetur në afërsi të Viçencës në provincën verilindore Veneto. Kreu i provincë Veneto, Lluka Zaia, i shprehi ngushëllime gruas e cila i humbi burrin dhe djalin dhe tha se është "tragjedi e paimagjinueshme".
Kiev - Rusia i ka ridrejtuar sulmet e saj nga energjia në infrastrukturën tjetër civile, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një video fjalim. "Ata kanë ulur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ky është një fakt. Por, t'i kushtojmë vëmendje faktit që Rusia nuk e ka ulur numrin e përgjithshëm të sulmeve. Kjo është pjesë e strategjisë së tyre... me reduktimin e sulmeve ndaj energjisë, ata tani po synojnë infrastrukturën tjetër civile", tha Zelenski.
Uashington - Një gjykatë amerikane vendosi mbrëmë se Gugël në mënyrë të paligjshme ka pozitë monopole në dy tregje për teknologjitë e reklamimit onlajn, duke i hapur rrugën prokurorëve amerikanë antimonopol që të kërkojnë ndarjen e produkteve të saj reklamuese. Gugëll është në pronësi të Alphabet. Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në Aleksandri, Virxhinia, e shpalli Guglin fajtor për blerjen dhe ruajtjen e qëllimshme të një pozicioni monopol në tregjet për serverët, reklamat e botuesve dhe bursat e reklamave, të cilat shërbejnë si ndërmjetës midis blerësve dhe shitësve.
Teheran - Irani sot i dënoi si "barbare" sulmet ajrore amerikane ndaj portit të naftës në Jemen, për të cilat kryengritësit huthë, të mbështetur nga Irani, thanë se vranë së paku 38 njerëz. Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Brendhsme, Esmail Bagari, deklaroi se Irani "e dënon me vendomsëri sulmin ajror barbar të SHBA-së ndaj portit Ras Isa në Jemen", duke shtuar se ky është "krim" dhe "shkelje flagrante e parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara".
Dubai - Në bombardimin amerikan të portit të naftës Ras në Jemen jetën e humbën 74 persona, ndërsa 171 janë plagosur, kumtuan sot kryengritësit huthë. Sulmet paraqesin një prej sulmeve më vdekjeprurëse deri më tani në fushatën e bombardimeve që e filloi presidenti amerikan, Donald Tramp më 15 mars. Huthët e mbështetur nga Irani sot gjuajtën predhë drejt Izraelit, për të të cilën ushtria izraelite kumtoi se është hasur, por sirenat e alarmit u aktivizuan në Tel-Aviv dhe në qytete të tjera.
Kiev - Ukraina dhe Rusia sërish kanë kryer shkëmbim ushtarësh, kumtoi sot Kievi, transmetoi DPA. Pushteti ukrainas përgjegjës për ushtarët e robëruar kumtoi se 900-të trupa janë pranuar nga Rusia. Ushtarët gjoja janë vrarë në rajonet lindore ukrainase Donjeck, Lugansk, Zaporozhje, Sumi dhe Harkov. Disa, gjithashtu u morën nga morgjet në Rusi, pasi forcat ukrainase kohë më parë ishin shtypur nga rajoni kufitar Kursk.
Deir Al Balah - Në sulmet izraelite ajrore në Gaza herët sot humbën jetën të paktën 17 persona, duke përfshirë edhe fëmijët, kumtuan punonjësit spitalor. Të vdekurit përfshijnë dhjetë persona në Xhabalia, përfshirë tetë nga e njëjta familje, kumtuan nga spitali. Shtatë persona u vranë në qytetin jugor Kan Junis, duke përfshirë një grua shtatzënë.
Liverpul - Kampioni i Premierligës, Liverpul të dielën mundet edhe teorikisht ta sigurojnë titullin kampion, që do të ishte titulli i 20-të për skuadrën e "Enfild Roud", po aq sa ka fituar edhe Mançester Junajted. Në gjashtë xhiro deri në fund, Liverpuli është i pari në tabelë me 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe mund të fitojë titullin këtë fundjavë, nëse mposht Lesterin në terrenin mysafir, ndërsa Ipsviç paraprakisht triumfoi ndaj Arsenalit. Trajneri i Liverpulit, Arne Slot sot deklaroi se nuk po mendon nëse skuadra e tij do të fitojë titullin e Premierligës këtë fundjavë.
Nju Jork - Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve mbetet çështje kyçe për FIFA-n, theksoi njeriu i parë i futbollit botëror, Xhani Infantino, në kontekst të kritikave të ndërlidhura me formatin e ri, të zgjeruar të Kupës së Botës për klube, në një kalendar tashmë të stërmbushur me njerëz. Sindikata e lojtarëve (FIFPRO), La Liga e Spanjës dhe një grup ligash evropiane paraqitën një ankesë të përbashkët me rregullatorët antomonopol të Bashkimit Evropian në tetor, duke akuzuar FIFA-n për "shpërdorim të kalendarit".