• e martë, 25 mars 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 24 mars/ 2025

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka filluar verfikimin kundër korrupsionit të Ligjit për veprimtari gastronomike, Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, Ligjit për vetëqeverisje lokale, si dhe ligjeve tjera materiale, me qëllim, siç thonë, të mundësohet zbulimi dhe parandalimi i rreziqeve potenciale nga korrupsioni gjatë zbatimit të procedurave përkatëse të ndërlidhura me dhënien e lejeve dhe licencave për punë, lejet për funksionimin e objekteve hotelierike, si dhe në fushën e mbikëqyrjes mbi to. Siç njoftoi sot KSHPK, rishikimi i ligjeve kundër korrupsionit si proces nënkupton vlerësim të plotë dhe sistematik të rregulloreve ligjore për të identifikuar mundësitë për keqpërdorime, konflikt të interesit, paqartësitë dhe boshllëqet në ligje që mund të nxisin praktikat korruptive. Njëkohësisht, do të bëhet një analizë dhe vlerësim i plotë i formës dhe përmbajtjes së rregulloreve (ligjeve, akteve nënligjore dhe akteve të tjera të përgjithshme) që janë në përgatitje ose tashmë janë përgatitur nga aspekti i zbatimit praktik të tyre, përputhshmërisë dhe përmirësimit të tyre me qëllim zbulimin, parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve në lidhje me mundësinë e korrupsionit dhe konfliktit të interesit që mund të rezultojë në zbatimin e ligjeve.

Radovish – Absulutisht i kuptoj të gjithë ata të cilët kanë vendosur që mllefin e tyre legjitim, ta shprehin përmes mjeteve demokratike, ndërsa ato janë protesta. Por, nuk mund t’i arsyetoj asesi ata brejtës politikë, shkaba, të cilët nuk duan Qeveri të fuqishme nga VMRO, sepse është mbrojtëse dhe shtylla e fundit të mos lejohet shkatërrimi i Maqedonisë, si shtet, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, i cili gjatë vizitës në Radovish u pyet për koment për protestat pas tragjedisë në diskotekën në Koçan.  Kryeministri Mickoski theksoi se protestat janë mjet demokratik i shprehjes së pakënaqësisë.   “Edhe unë jam nervoz, ndërsa besoj se edhe ju jeni të pakënaqur. Të gjithë jemi të pakënaqur me gjithçka që po ndodh dhe nuk duhet të kemi dilema. Ne jemi duke i zgjidhur çështjet dhe do të vazhdojmë t'i zgjidhim ato në nëntë muajt e fundit, që nga koha kur është zgjedhur kjo Qeveri u zgjodhën, për shumë çështje kjo Qeveri ishte mbrojtëse, të mos lejojmë të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja, shkatërrimi kombëtar i Maqedonisë. Pikërisht ky është problemi i atyre brejtësve politikë, të cilët duan të fitojnë pikë politike përmes këtyre protestave, prandaj shohin mundësi”, deklaroi Mickoski.

Shkup - Maqedonia e Veriut i mori mjetet e para në shumë prej 52,4 milionë eurove, nga parafinancimi në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje nga BE-ja, prej të cilave 24,4 për mbështetje buxhetore dhe tashmë i janë paguar Ministrisë së Financave. "Arritën mjetet e para nga parafinancimi në kuadër të Instrumentit prë reforma dhe rritje nga BE-ja për vendin, në vlerë prej 52,4 milionë euro, përkatësisht shtatë për qind nga vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare e cila për vendin tonë është 750 milionë euro. Kjo pagesë është në bazë të kërkesës për parafinancim për të cilin në nëntor të vitit të kaluar njoftuam se si koordinues nacional për agjendën reformuese e nënshkrova dhe ia parashtrova KE-së. me këtë, Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë në rajon që i mori këto mjete pasi që paraprakisht i përfundoi procedurat juridike, ndërsa kjo do të thotë se Marrëveshja për kredi dhe Marrëveshja për grant tashmë kanë hyrë në fuqi", informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Shkup - Depozitat në shkurt në nivel vjetor shënojnë rritje prej 11,1%, ndërsa kreditë e përgjithshme rritje prej 11,5%, bën të ditur Banka Popullore (BP). Në shkurt 2025, oferta monetare shënon rritje mujore prej 0.2% nën ndikimin e rritjes së depozitave dhe atyre afatgjate deri në dy vjet, ndërsa depozitat afatshkurtra dhe paratë në qarkullim shënuan rënie. Rritja vjetore e ofertës monetare është 9.2% dhe vjen kryesisht nga rritja e depozitave dhe atyre afatgjate deri në dy vjet, me një kontribut më të vogël pozitiv nga monedha në qarkullim dhe depozitat afatshkurtra. Depozitat e përgjithshme në muajin shkurt u rritën për 0.4% në nivel mujor, si rezultat i rritjes së depozitave në sektorin e "amvisërive" në kushte të rënies së depozitave në sektorin e korporatave. Krahasuar në bazë vjetore është shënuar rritje prej 11.1%, si rezultat i rritjes së depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar në rritjen e depozitave të sektorit "amvisëri".

Shkup - Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon ilegalisht një magazinë ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AFV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një objekt ilegal ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe joshtazore. "Në objektin që shërbente si magazinë ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është nxjerrë vendim dhe të cilat janë asgjësuar padëmshëm, njoftoi sot AUV. Po ashtu, siç bëjnë të ditur nga AUV, në oborrin e magazinës ilegale, nga ana e MPB-së janë sekuestruar një mjet transporti - furgon, në të cilin janë gjetur 360 kilogramë ushqime të pasigurta dhe produkte ëmbëlsirash, të cilat po ashtu janë asgjësuar padëmshëm.

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke përfshirë edhe brifingun me gazetarë për shkak të tragjedisë në Koçan, bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit. Vendimi është miratuar në koordinimin e sotëm të mbajtur në Kuvend ku morën pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja Vesna Bendevska dhe koordinatorët e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, VLEN-it, ZNAM-it dhe partisë "E Majta", si dhe përfaqësues i Qeverisë dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të vazhdojnë edhe më tej kontrollet inspektuese në të gjitha objektet publike në mbarë vendin. Ai tha se në 70-80 për qind të objekteve janë regjistruar parregullsi të mëdha. "Po, do të vazhdojnë, nuk janë ndalur asnjëherë. Mund të them se janë vërejtur parregullsi të mëdha. Kur flas për parregullsi të mëdha e kam fjalën konkretisht për 70-80 për qind të objekteve. Nuk flas për përjashtime, por për një praktikë që ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë më”, tha kryeministri gjatë vizitës së sotme në Radovish.

Shkup - Pas të gjitha hulumtimeve të bëra, sot nga institucionet shëndetësore publike në Shkup pritet të lëshohen 16 pacientë nga tragjedia në Koçan. Siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp, ata do të vazhdojnë me mjekim në kushte shtëpiake. Tridhjetë pacientë do të vazhdojnë të mjekohen në institucionet shëndetësore publike të kryeqytetit. Siç  informoi Taravari, në shtet për momentin po mjekohen 54 pacientë nga tragjedia në Koçan. 46 në institucionet shëndetësore publike, ndërsa tetë në spitale private. Nga ata në shëndetësinë publike, 26 po mjekohen në Qendrën klinike "Nëna Terezë", tre në KARMI, gjashtë në Korurgjinë plastike, 11 në Toksikologji, nga dy në Pulmologji dhe kirurgjinë e fëmijëve dhe nga një në Korurgjinë torakale dhe Oftalmologji. Nga dhjetë persona po mjekohen në SPQ "8 Shtatori" dhe Klinikën për sëmundje krirugjike "Shën Naumi i Ohrit". 

Shkup - SPB Shkup i njofton qytetarët se sonte prej orës 19 do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm në komunikacion në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së marshit protestues. "Marshi protestues do të fillojë në Sheshin 'Maqedonia', ndërsa në orën 19:30 do të vazhdohet me lëvizjen drejt Kuvendit të RMV-së në rr.'11 Tetori', më pas nëpër rr.'Filipi i Dytë i Maqedonisë', në të majtë përgjatë bul.'Goce Dellçev' deri para Qeverisë së RMV-së në bul.'Ilinden'. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat të cilat do t'i japin nëpunësit policorë. 

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot përfundon marrja në pyetje e Velibor Manevit, njëri nga të akuzuarit në vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskis, pas së cilës pritet të vazhdohet me dëshminë e Bore Videvskit. Në seancën e sotme, Manev në përgjigjen e pyetjes nga Gjykata i përsëriti detajet rreth rrëmbimeve dhe vrasjeve të Vanjës dhe Pançes që ai i paraqiti në seancën e kaluar. Pyetjet nga Gjykata fillimisht kishin të bënin me një ditë para vrasjes së Pançes, lidhur me atë nëse në shtëpinë e tij ishte Bore Videvski, Lupço Palevski dhe Vllatko Keshishev dhe nëse të gjithë të katërt shkuan deri te shtëpia e Pançes për ta parë Palevskin, për të cilën Manev u përgjigj pozitivisht dhe shtoi se kanë shkuar në këmbë deri te shtëpia e Pançes e cila është 500-600 metra larg shtëpisë së tij, pas së cilës Palevski dhe Keshishev, së bashku me Reno kango, janë nisur për në Shkup, sepse siç tha ai, Palevski është dashur të incizojë një podkast.

Shkup - Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka mbajtur takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë të përfshirë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan ku për shkak të shtrirjes së aktiviteteve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar me 11 prokurorë publikë. Ata do të veprojnë në këtë rast konform planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës së paraparë. "Planet fillestare për hetimin tregojnë për aktivitete të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe aktivitete të tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga fusha të ndryshme. Prokurori publik Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë që do të shqyrtojë në detaje çdo aspekt dhe linjë të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan. Prokurorët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme janë duke ndërmarrë hapa për sigurimin e provave", qëndron në komunikatën e Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë.

Shkup - Maqedonia e Veriut nuk vendos kushte ndaj Bashkimit Evropian, sepse procesi integrues i një vendi kandidat po bëhet me kërkesën tonë, deklaroi sot ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtypme rastin e transferimit të këstit të parë të para-financimit në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje.  “Kushtet për anëtarësim i vendos Brukseli me dinamikë dhe reforma të duhura, ndërsa në agjendën e reformave kjo është e lidhur edhe me data specifike, kështu që na mbetet vetëm t'i zbatojmë ato reforma, ne nuk vendosim kushte, por ndajmë shqetësime rreth asaj që besojmë se është bërë gabim në të kaluarën, dhe po përpiqemi t'i eliminojmë ato gabime në të ardhmen", tha Murtezani.

Shkup - Kryqi i Kuq deri më tani ka grumbulluar mbi 54 milionë denarë donacione për viktimat në Koçan. Pasi të grumbullojmë të gjitha deklaratat e nevojshme për përdorimin e të dhënave personale të të lënduarve dhe familjarëve, do vazhdojmë me pagesën e ndihmës financiare, paralajmëroi sot Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Republikan. Në konferencën e sotme për media lidhur me aktivitetet e ndërmarra në mbështetje të viktimave të fatkeqësisë në Koçan dhe mënyrën e pagesës së ndihmës financiare nga donacionet e tubuara për familjet e viktimave dhe të lënduarve, ai tha se mbledhja e të dhënave personale dhe pëlqimit për përdorimin e tyre është një sfidë që ngadalëson procesin e pagesës së ndihmës financiare dhe se për tëjkalimin e kësaj janë bërë përpjekje mbinjerëzore.

Shkup - Për incidentin në Vollkovë është lëshuar urdhër për obduksion dhe arma është marrë nga vendi i ngjarjes dhe do t'i bëhet ekspertizë. Nga Prokuroria Publike Shtetërore informojnë se është kryer inspektim në vendngjarje dhe se do të kryhen ekspertiza balistike dhe ekspertiza të tjera për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Në incidentin në Vollkovë kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa një i mitur është lënduar dhe është transportuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Shkup – Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.  Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve  rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin. 

Shkup - Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysëm deri një denar, ndërsa çmimi i dizelit zvogëlohet për gjysëm denari për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlim i çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,04 për qind në krahasim me llogarinë paraprake. Çmimi në pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për gjysëm denari për një litër dhe do të jetë 75 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denar dhe do të shitet për 77,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE-së nuk ndryshohet çmimi me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (El-1) dhe mbetet 68 denarë për një litër, ndërsa çmimi i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,590 denarë për një kilogram dhe do të shitet nga 40,755 denarë.

Shkup - Është realizuar pagesa ndaj bujqve në shumën prej 80.440.060,00 denarësh nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, njofton Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave (MBPEU). Janë paguar 32.596.860,00 denarë për prodhimtari bimore, edhe atë për nënmasën për pemishte janë paguar 19.679.962,00 denarë ndaj 1.198 përfituesve dhe nënmasën për vreshta 12.916.898,00 denarë ndaj 181 përfituesve. Janë paguar edhe 47.843.200,00 denarë për prodhimtari blegtorale për nënmasën për krerë femra të shënuara 27.829.600,00 denarë ndaj 406 përfituesve dhe nënmasën për krerë të shënuar të deleve 20.013.600,00 denarë ndaj 173 përfituesve.

Shkup - Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) një periudhë më të gjatë punon në setin komplementar me qëllim të përforcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, mes të cilave edhe në leximin mujor të numratorëve, si dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të numratorëve me zgjedhje të rastësishme tek një pjesë e konsumatorëve, të cilët kanë parashtruar ankesa deri te KRRE-ja, thonë për MIA-n nga trupi rregullator. Siç thonë, këto mekanizma janë pjesë e veprimit të përbashkët me Ministrinë resore të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, me qëllim të përforcimit të besimit dhe tejkalimit të dilemave tek një pjesë e opinionit - konsumatorët, të cilët dyshojnë në rregullsinë e aparatave matëse (numratorët).

Shkup- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë. Me shpalljen parashihet se Ministria t'u japë mbështetje financiare duke u ulur faturën mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e mjeteve të parashikaura në kuadër të programit. Afati për dorëzimin e kërkesave është 30 ditë nga data e publikimit të shpalljes publike. Të interesuarit duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar për kërkesë (Formulari 1 ose Formulari 2, varësisht nga kategoria) i disponueshëm në arkivin e Ministrisë ose në faqen zyrtare: https://www.ea.gov.mk/

Shkup - Nga rrëshqitja e madhe e dheut njëra korsi e rrugës në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës - Dibër në gjatësi prej 20 deri në 30 metra është në ndërprerje. LAMM njofton se komunikacioni po riorientohet në korsinë tjetër deri në pastrimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut. Në raportin e mesditës, LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. "Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi", njofton LAMM.

Radovish – Kryeministri Hristian Mickoski pret të vazhdojë rritja e ekonomisë edhe në tremujorin e parë, pas rezultateve pozitive gjatë dy tremujorëve të kaluar. Thekson se po rritet paga mesatare dhe se pensionistët do të marrin pensione të rritura, si dhe se problemet e trashëguara në bujqësi janë tejkaluar.   “Paga mesatare vazhdon të rritet, pavarësisht se shumë brejtës politikë nga opozita sulmuan Qeverinë se është kundër rritjes së pagave. Ja, ju i shihni ato duke u rritur. Unë pres që konsolidimi ekonomik të vazhdojë. Kemi pasur dy tremujorë super të suksesshëm, tremujorin e katërt dhe të tretë të vitit të kaluar. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ne kemi regjistruar rritje prej tre për qind dhe jemi në top pesë vendet me rritje më të shpejtë të ekonomive në Evropë. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të këtij viti”, tha kryetari i Qeverisë në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Radovish. Ai theksoi se nga një prilli do të rriten edhe pensionet. 

Stamboll - Më shumë se 1.130 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave për arrestimin e figurës kryesore të opozitës, kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamogllu të mërkurën, kumtuan sot autoritetet. Tubimet publike janë ndaluar përkohësisht në tre qytetet më të mëdha të vendit. “Nga data 19 deri më 23 mars, 1,133 të dyshuar u arrestuan në lidhje me aktivitete të paligjshme”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja në platformën Iks.

Ankara - Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamogllu nga burgu i Marmaras ka dërguar një mesazh të fortë për publikun të cilin e kanë transmetuar avokatët e tij pas arrestimit në një operacion të madh policor në Turqi. Në mesazhin e tij të gjerë, Imamogllu thekson se më 23 mars ndodhi një revolucion demokratik. "Pavarësisht gjithë mjerimit, vendimeve të padrejta të gjykatave, rënies ekonomike dhe reputacionit të shkatërruar ndërkombëtar, populli në zgjedhje zgjodhi kandidatin presidencial me votat e të gjithë qytetarëve dhe Partisë Popullore Republikane. Është një situatë e mrekullueshme, shpresa është e madhe, ndërsa disa njerëz të këqij tani janë të dëshpëruar", tha ai.

Bruksel – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të kenë darkë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përderisa përfaqësuesi special i BE-së për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë për vizitë në Beograd, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.   “Darka do të jetë mundësi që të bisedohet për një numër të madh të çështjeve dhe sigurisht edhe protestat aktuake të cilat mbahen në Serbi do të jenë pjesë e diskutimeve”, deklaroi zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, duke shtuar se Unioni e inkurajon Serbinë që të punojë në zbatimin e reformave të cilat duhet t’i bëjë. 

Kiev - I dërguari i Donald Trampit i cili udhëheq negociatat për armëpushim duhet të shkarkohet për shkak të deklaratës së tij se Ukraina është "shtet i rremë", deklaroi kryetari i Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko. Merezhko e akuzoi Uitkofin se po e përsëritë propagandën e Putinit. "A është ai i dërguar i presidentit Tramp apo ... i dërguar i Putinit?, theksoi Merezhko, duke shtuar se Uitkof "duhet të shkarkohet si përfaqësues i Trampit sepse ai diskrediton SHBA-në dhe politikën e jashtme amerikane". Sipas Merezhkos, "Trampi duhet të ndërmarrë hapa shumë serioze, ai duhet të distancohet qartë nga këto deklarata, sepse ato janë shumë të rrezikshme".

Gaza - Në sulmet izraelite nëpër Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 21 palestinezë, njoftuan sot autoritetet shëndetësore, pasi ushtria izraelite e sulmoi Rafan afër kufirit me Egjiptin, duke përshkallëzuar ofensivën e re ajrore dhe tokësore njëjavore. Autoritetet shëndetësore të Gazës kanë bërë të ditur se Izraeli kishte vrarë rreth 700 palestinezë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, që kur i rifilloi sulmet në Gaza të martën e kaluar, duke i dhënë fund paqes relative disajavore pas një armëpushimi në janar. Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 400 gra dhe fëmijë në ato sulme, njoftuan autoritetet shëndetësore. Grupi islamik Hamas theksoi se janë varë edhe disa nga zyrtarët e tij të lartë politikë dhe të sigurisë. 

QËNDRONI TË LIDHUR