MIA Flesh
- - Aktivitetet e policisë dhe Prokurorisë mbi hetimin për zjarrin në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan, kanë vazhduar mbrëmë me aksionet për arrestimin e personave të përfshirë në rastin si të dyshuar. Sipas informacioneve të para, janë arrestuar ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari në dorëheqje, Lupço Papazov. Prokuroria publike njofton se sot do të informojë për aksionin e ekipeve policore të kryera me urdhër të Prokurorisë publike të Koçanit, ku ekipi i prokurorisë është duke punuar në hetime. Papazov është marrë në pyetje nga PTHP Koçan më 17 mars, ndërsa Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje ka paralajmëruar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
- Post By Fitore Curri
- 08:45, 21 mars, 2025

9:00/ 21 mars/ 2025
Shkup - Aktivitetet e policisë dhe Prokurorisë mbi hetimin për zjarrin në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan, kanë vazhduar mbrëmë me aksionet për arrestimin e personave të përfshirë në rastin si të dyshuar. Sipas informacioneve të para, janë arrestuar ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari në dorëheqje, Lupço Papazov. Prokuroria publike njofton se sot do të informojë për aksionin e ekipeve policore të kryera me urdhër të Prokurorisë publike të Koçanit, ku ekipi i prokurorisë është duke punuar në hetime. Papazov është marrë në pyetje nga PTHP Koçan më 17 mars, ndërsa Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje ka paralajmëruar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.
Shkup – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 deri -1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë. Në Shkup mot me diell me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.
Londër - Dhjetë automjete kundër zjarreve dhe rreth 70 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin në një trafostacion në Hejs që është pjesë e Londrës. Gjysma e trafostacionit ende është nën flakë. Ndihmëskomandanti Pat Gulburn tha se ky ishte një incident shumë i madh, ndërsa zjarrfikësit po punonin pa u lodhur në kushte të vështira për të vënë zjarrin nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur.
Londër - Më shumë se 16.300 shtëpi mbetën pa energji për shkak të ndërprerjes së rrymës, publikoi në X furnizuesi i energjisë "Scottish and Southern Electricity Networks". Kompania i bëri thirrje të gjithëve të cilët varen nga energjia elektrike për nevoja mjekësore dhe kanë nevojë për ndihmë të lajmërohen. Aeroporti Hitrou i Londrës kumtoi se do të jetë i mbyllur sot deri në mesnatë pas ndërprerjes së rrymës të shkaktuar nga zjarri në afërsi të trafostacionit që furnizon aeroportin.
Bruksel - Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka paralajmëruar samit të ri të vendeve të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar në garantimin e një marrëveshje të mundshme paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë. Pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dje në Bruksel, Makron paralajmëroi se të enjten e ardhshme në Paris do të mbahet samit i ri për Ukrainën. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski duhet të marrë pjesë, tha Makron.
Kiev - Forcat ruse gjatë natës bombarduan qytetin ukrainas Zaporozhje, pas çka u lënduan gjashtë persona, mes të cilëve dhe një fëmijë katër vjeçar, kumtoi shefi i qarkut administrativ ushtarak të Zaporozhjes, Ivan Fedorov. Sipas publikimit të tij në Telegram, dy shtëpi janë shkatërruar, ndërsa tre janë dëmtuar, ndërsa në vendin e sulmit ka shpërthyer zjarr, transmeton Ukrinform. Siç theksohet, në vijim është shmangia e pasojave të sulmit.
Gjenevë – Ulja dramatike e akullnajave do të ketë ndikim të dukshëm mbi jetën në Tokë, deklaruan sot ekspertë nga Organizata Botërore e Metrologjisë (OBM) duke shtuar se po kërcënohen rezervat vitale të ujit të freskët, prej të cilit varen miliona njerëz për pije, bujqësi dhe industri. Paralajmërimi vjen në Ditën e sotme botërore të akullnajave e cila shënohet për herë të parë. Për 48 vjet nga viti 1976, akullnajat përgjatë botës kanë humbur gati 9.200 gigaton akull, sipas Shërbimit Botëror për Ndjekjen e Akullnajave (WGMS) në Universitetin në Cyrih. Një gigaton është një miliardë tonë. Kjo humbje është e barabartë me një bllok akulli i trashë 25 metra me madhësi të Gjermanisë, tha drejtori i WGMS, Majkëll Zemp.
Tel Aviv– Qeveria izraelite sot herët në mëngjes e shkarkoi shefin e shërbimit të inteligjencës vendore Shin Bet, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi më 10 prill, njoftoi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas protestave treditëshe kundër hapit të paralajmëruar. Netanjahu këtë javë deklaroi se e ka humbur besimin në Ronen Bar, i cili e udhëhiqte Shin Bet nga viti 2021, dhe se ka për qëllim që ta ndërrojë. Bar nuk mori pjesë në takimin qeveritar, por në një letër dërguar ministrave tha se procesi rreth shkarkimit të tij nuk është në përputhje me rregullat dhe se shkarkimi i tij bazohet në akuza të pabaza.
Xhakartë – Shpërthimi i vullkanit Levotobi Laki -laki në Indonezi hodhi re të tymit të larta më shumë se tetë kilometra, njoftuan autoritetet lokale, duke e ngritur statusin e alarmit në nivelin më të lartë, përderisa kompania ajrore australiane anuloi disa fluturime për Bali. Një shpërthim i madh vullkani në provincën Nusa Lindore Tengara mbrëmë vijoi pas dhjetëra më të vegjëlve të regjistruar më 13 mars, thuhet në kumtesën e agjencisë gjeologjike kombëtare. Ajo, gjithashtu, paralajmëroi për vërshime nga llava dhe tha se ka pasur shpërthime më të vogla herët në mëngjes.
Gazë - Të paktën 85 palestinezë u vranë në rajonin më të gjerë të Gazës gjatë natës, me çka numri i viktimave pasi që Izraeli shkeli armëpushimin me Hamasin është rritur në gjithsej 600, kumtuan autoritetet lokale shëndetësore. Gjatë natës, në një shtëpi banimi në afërsi të qytetit Kan Junis u vranë të paktën 16 persona, kryesisht gra dhe fëmijë. Ministria e Shëndetësisë së Gazës kumtoi se të paktën 592 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë ditëve të fundit.
Split - “Kemi qenë shumë apatikë, lojtarët janë të zhgënjyer”, deklaroi mbrëmë trajneri i reprezentacionit të Francës, Didie Deshamp pas humbjes si mysafir ndaj Kroacisë në Split me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kombeve. Kroacia deri te triumfi ndaj nënkampionit aktual të botës arriti me golat e Ante Budimirit në minutën e 26-të dhe Ivan Perishiqit (45+1). "Mendoj se kishim qëllime të mira, por bëmë shumë gabime teknike. Kundërshtari ka cilësi, kështu që kur i dhamë shans u ndëshkuam. Ishim shumë apatikë, pati edhe gabime", tha Deshamp pas ndeshjes. Në tri ndeshjet tjera të mbrëmshme të plejofit në divizionin elitar të Ligës së kombeve, Danimarka triumfoi ndaj Portugalisë (1-0). Gjermania mposhti Italinë si mysafire (2-1), ndërsa Holanda dhe Spanja luajtën baras 2-2.