
15:00 / 26 mars / 2025
Shkup - Si Qeveri detyra jonë para se gjithash është siguria e qytetarëve dhe ta korrigjojmë ta vëmë në këmbë të shëndosha këtë sistem krejtësisht të prishur që është ndërtuar në vendin tonë gjatë 30 viteve të fundit, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. Theksoi se siguria e qytetarlve është para tël gjithave dhe mbi të gjitha për Qeverinë se në këtë drejtim pas zjarrit në klubin "Puls" në Koçan bëhen kontrolle jo vetëm në objektet publike, por edhe në të gjitha objektet hotelierike, blloqe banesore.
Shkup – Numri i pacientëve të cilët po mjekohen jashtë vendit për momentin është 113, ndërsa pritet që gjatë ditës të kthehen edhe pesë pacientë të cilët ishin lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan – katër nga Spanja dhe një nga Greqia, informoi sot në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. "Për ata që janë duke u mjekuar jashtë shtetit kemi lajme të mira. Sot numri nuk është më 115, por 113 që po trajtohen. Dje një pacient është kthyer nga Serbia dhe një paciente është kthyer nga Bullgaria. Pesë pacientë po kthehen sot, katër nga Spanja dhe një nga Greqia", tha Taravari në konferencë për media.
Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e informon publikun se dënon çdo akt sjellje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjellje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale. "Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t'i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti", thonë nga ministria.
Shkup - Panairi i mobilieve 2025 është një ngjarje që tradicionalisht tërheq interesim të madh, ndërsa këtë vit nën moton “Frymëzim për çdo shtëpi” po përgatisim një përvojë edhe më të pasur për të gjithë dashamirët e dizajnit, interierit dhe mobilieve, tha për MIA-n, drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit, Daniella Gligorovska. Siç thekson Gligorovska, nga sot deri më 30 mars, vizitorët në kompleksin "Boris Trajkovski" do të kenë mundësinë të zbulojnë trendet më të fundit, të shijojnë përzgjedhje të mëdha të mobilieve dhe dekorimeve, si dhe të përfitojnë nga ofertat e shkëlqyera ekskluzive të panairit. Por, krenari e veçantë, thekson ajo, është që Panairi do të ketë edhe dimension humanitar, pasi një pjesë e mjeteve për biletat do t'i dhurohen Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq për të mbështetur familjet e prekura nga tragjedia e Koçanit. Për më tepër, do të vendosen kuti të posaçme donacionesh, duke lejuar çdo vizitorë të japë kontributin e tij.
Shkup - I pandehuri Bore Videvski edhe sot i ka mohuar deklaratat e dhëna në prokurori, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet e Vanjës dhe Pançes. Në gjykimin në Gjykatës Themelore Penale në Shkup ai sot u përgjigj në pyetjet e të pandehurit Palevski dhe të Këshillit Gjyqësor. Paraprakisht prokuroret i lexuan rrëfimet e tij të dhëna gjatë hetimit në dhjetor të vitit 2023, në të cilat në njërin Videvski i njeh krimet, ndërsa më vonë thotë se ka qenë nën torturë dhe presion ta thotë këtë. I pandehuri Videvski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të Palevskit deklaroi se i mohon të gjitha pretendimet e paraqitura në prokurori. I pyetur nëse ndonjë oficer policie apo prokuror e kishte pyetur për armëmbajtjen, ai u përgjigj: "Nuk mendoj kështu, ose më mirë, jam i sigurt se nuk më ka pyetur mua".
Shkup – Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin nga funksioni prokuror publik i RMV-së i parashtruar nga Qeveria. Mbledhja, siç informoi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, është shtyrë për shkak të mospasjes së kuorumit – mungesë e tre anëtarëve dhe për gjithçka më tutje do të informohet publiku. Propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski është pika e dytë e rendit të ditës së seancës 22, e cila fillimisht ishte caktuar për më 18 mars, por Këshilli e shtyu për shkak të zisë shtatëditëshe të shpallur pas tragjedisë e cila ndodhi në Koçan.
Shkup - Stabiliteti i kursit devizor të denarit, i cili po mbahet falë politikave kredibile dhe konzistente, është një prej faktorëve kyç për mirëmbajtje të rejtingut kreditor të vendit tonë. Kjo ceket në raportin më të ri të agjrncisë për rejting kreditor "Fiç", në të cilin rejtingu i vendit sërish ëshstë konstatuat në nivelin "BB+" me pikëpamje stabile, porosisin nga Banka popullore (BP). Në raport, siç thonë, ceket se kursi i valutës vendore edhe më tej është stabil. Sipa projeksioneve të agjencisë për rejting kreditor "Fiç", rezervat devizore mbulojnë 4,3 muaj nga impoorti o projektur për vitin 2025 - 2026, që e mbështetë sstabilitetin e kursit fiks të denarit në rpaort me euron. Deficiti në llogarinë rrjedhëse është në pajtim me mesataren dhjetëvjeçare, përderisa derdhjet e investimeve të drejtpërdrejta të huaj janë në nivel më të lartë në 17 vitet e fundit. "Fiç" vlerëson se ky burim i financimit edhe në periudhën në vijim do të jetë adekuat për mbulimin e mëtutjeshëm të deficitit në llogarinë rrjedhëse.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në planin vjetor për ndërtimin, rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugëve shtetërore për vitin 2025, njoftuan nga Kabineti i tij. "Si pjesë e këtij programi janë miratuar dy projekte të mëdha infrastrukturore: Faza e dytë e qarkores së Tetovës, që do të lidhë nyjën Trebosh me Neproshten, zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc, si dhe ndërtimi i qarkores së Svillares", tha Mexhiti.
Shkup - Zhvillojmë politika makroekonomike të besueshme dhe konsistente të përkrahura nëpërmjet politikës afatgjate të kursit devizor fiks, treguesve më të mirë të menaxhimit në krahasim me vendet e tjera me performancë të ngjashme ekonomike, si dhe përkushtimit për reforma në suaza të procesit të aderimit në BE. Kjo u deklarua nga Agjencia Kreditore “Fiç” në raportin e saj të fundit, e cila gjithashtu ruajti vlerësimin kreditor të vendit BB+ me perspektivë stabile, informojnë nga Ministria e Financave. Agjencia, siç njoftojnë, thekson se në vitin 2024, rritja reale e BPV-së arriti në 2.8 për qind, pavarësisht vështirësive të jashtme dhe se është mbi projeksionet për shkak të shpenzimeve dhe investimeve të fuqishme publike.
Shkup -Policia e Tetovës parashtroi kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka raportuar te menaxheri i kazinosë kur ka pasur kontroll, duke kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, kumtoi MPB. Më 21.01.2025, i denoncuari – i punësuar në drejtorinë rajonale të DAP - Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin e tij, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos në Tetovë dhe i ka dhënë informacione zyrtare për kontrollet e planifikuara në kazino", theksojnë nga MPB-ja.
Shkup - Saktë janë konstatuar propozimet për konstatimin e shumës së rrogës minimale. Atë e cakton Ligji për rrogë minimale. Kështu që është tërësisht legjitime vendimi i sjellur dje i Qeverisë për harmonizim të rrogës minimale, theksoi sot zëvendës-ministri i Ekonomisë, Marian Risteski. Risteski para mediumeve sqaroi se rroga minimale caktohet në pajtim me të dhënat nga Enti shtetëror për statistika, për çka si bazë merret 50 për qind e rrogës mesatare e paguar në vitin e kaluar dhe 50 për qind nga indeksi i shpenzoimeve përkatësisht inflacionit për vitin paraprak. Njëkohësisht ai theksosi se e njejta nuk duhet të jetë më e ulët se 57 për qind e rrogës së paguar mesatare për vitin e kaluar.
Shkup - Pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë verifikime në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha, siç edhe paralajmëruam, njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp. "Unë fillimisht, dua t’ju informoj se, nëse deri tani kemi folur për kontrollet e kryera dhe të përfunduara duke prezantuar shifra të detajuara, sot dua të theksoj se, nga aspekti juridik dhe administrativ, i gjithë dokumentacioni i nevojshëm i lidhur me inspektimet e fundit është përpunuar plotësisht. I gjithë procesi është përfunduar në formën e një raporti zyrtar dhe është dorëzuar te institucionet përkatëse. Me këtë, Inspektorati Shtetëror i Tregut e ka përmbyllur zyrtarisht dhe ligjërisht pjesën e parë të procesit në një kohë rekord, duke siguruar efikasitet dhe përputhje me rregulloret", deklaroi Miteva.
Shkup - Procedurën për shkarkimin e prokurorit publik shtetëro Ljupço Kocevski, Qeveria do ta ndërpresë edhe nëse merr mendim nga Këshilli i Prokurorisë Publike, gjegjësisht nuk do ta dërgojë në Kuvend, tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva. E pyetur nëse Qeveria do t'i dërgojë letër Këshillit të Prokurorisë Publike se procedura e shkarkimit është duke u ndërprerë apo do të presë që të deklarohet, Miteva tha se Këshilli i Prokurorisë Publike do të veprojë sipas afateve.
Shkup - Kryqi i Kuq sot ka bërë të ditur se me pagesën nga mjetet e mbledhura për mbështetje ndaj të prekurve në Koçan, deri tani janë mbuluar gjithsej 58 familje të viktimave përfshirë edhe shoferin e ndjerë të Ndihmës së shpejtë, si dhe 99 familje të të lënduarve që janë të shtruar në spitalet jashtë vendit. Për secilin person janë paguar 150.000,00 denarë. Priten të dhëna shtesë për dy familje të viktimave dhe 16 familje të të lënduarve që trajtohen jashtë vendit në mënyrë që të bëhen pagesa edhe për ta. Po bëhet mbledhja e të dhënave për të lënduarit që trajtohen në vend.
Shkup – Prej nesër vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me paraqitje të shpeshtë të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut (për kohë të shkurt mbi 20 litra në metër katrorë), si dhe paraqitje të bubullimave dhe erës së fuqishme (mbi 70 kilometra në orë).
Shkup - Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje të dendura shiu, paraqitje të bubullimave dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të lëviz në intervalin prej 6 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 20 gradë. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.
Strugë - Këshilli i Komunës së Strugës në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka miratuar vendim për miratimin e ndihmës financiare në vlerë prej 1.000.000 denarë për familjet e viktimave nga zjarri në Koçan. Seanca filloi me një minutë heshtje dhe shprehjen e nderimeve për viktimat e aksidentit. "Solidarizohemi me qytetarët e prekur nga tragjedia e Koçanit. Nuk ka fjalë adekuate për ngushëllime", theksoi kryetarja e Këshillit, Arbëresha Vllashi.
Bruksel - Tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina është një prej kushteve kryesore për heqjen apo ndryshimin e sanksioneve të BE-së kundër Moskës, deklaroi zëdhënësi i Komisionit evropian. Fundi u agresionit tl paprovikuar dhe të paaryestuar rus n Ukrianl dhe tlrheqja pakuhte e të gjitha forcave ushtarake ruse nga territori i mbaër Ukrianës do të jetë një prej parakushteve kryesore për ndryshim apo heqje të sankisoneve#, tha zëdhënësi.
Ankara - Anëtarët e partisë më me ndikim opozitare turke Partia Popullore Republikane (CHP) kanë dorëzuar dokumente që janë bazë për hetim për korrupsion dhe aktivitet kriminel të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili vjen nga radhët e saj, tha sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në fjalimin e tij, ai e akuzoi opozitën për vandalizëm në rrugë dhe sulme ndaj policisë. "Ne kurrë nuk kemi harruar dhe nuk do t'i harrojmë ata të cilët përpiqen të na mposhtin me mjete joligjore dhe ata që janë aq të dëshpëruar sa që e shtyjnë vendin në konflikt", tha presidenti turk.
Gazë - Hamasi sot kumtoi se pengjet izraelite që po i mban në Gazë mund të vriten nëse Izraeli tenton t'i lirojë dhunshsëm dhe nëse vazhdojnë sulmet në territorin palestinez. Lëvizja militante islamiste palestimeze në kumtesë theksoi se po bën "gjithçka është e mundut për t'i mbajtur në jwtë pengjet, por bombardimi joselektiv zionit po i vë në rrezik jetët e tyre". "Çdoherë kur okupimi tenton t'i kthejë robërit e vet me forcë, në fund i kthen në arkivole", shtoi Hamasi.
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot e ka përsëritur kërcënimin e tij se do ta okupojë territorin e Rripit të Gazës, nëse Hamasi nuk i liron pengjët tjerë, të cilët ende i mban. "Nëse Hamasi vazhdon të refuzojë t'i lirojë pengjët tanë, aq më i fuqishëm do të jetë represioni që e zbatojmë", tha Netanjahu në Kuvend, shkruan "Tajm of Izrael". Ai shtoi se kjo “përfshin pushtimin e territorit dhe punë tjera”.
Moskë - Kremlini sot kumtoi se duhet të përmbushen numër i madh kushtesh para se të aktivizohet marrëveshja për siguri në Detin e Zi, e dakorduar me SHBA-në, duke përkujtuar se nuk janë plotësuar kërkesat ruse sipas marrëveshjes paraprake për eksport të drithërave përmes Detit të Zi. SHBA-ja dje arriti marrëveshje të ndara me Ukrainën dhe Rusinë për t'i dhënë fund armiqësive në Detin e Zi dhe për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa Uashingtoni ra dakord të bëjë preison për heqjen e disa sanksioneve ndaj Moskës.
Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se Rusia është e kënaqur me dialogun konstruktiv dhe efikas me SHBA-në dhe se kontaktet me palën amerikane janë "intensive dhe produktive". Peskovi konfirmoi se është në fuqi urdhri i presidentit rus Vlladimir Putin për një moratorium ndaj sulmeve në sistemin energjetik të Ukrainës. Pas arritjes së një marrëveshje me presidentin amerikan Donald Tramp më 18 mars që palët në konflikt të përmbahen nga sulmet ndaj objekteve energjetike, Putini dha "urdhrin e duhur për ushtrinë ruse".
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e lavdëroi Turqinë dhe presidentin e saj Rexhep Taip Erdogan në takimin me ambasadorët në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi televizioni turk TRT Haber. Tramp u takua me disa ambasadorë, mes të cilëve edhe Tom Barak, i cili do të jetë ambasador në Turqi. Barak shprehu kënaqësi për punën e Trampit dhe e falënderoi atë, ndërsa për Turqinë tha se është "një nga civilizimet më të lashta".
Uashington - Forcat ukrainase do të luftojnë edhe "me duar bosh" nëse nuk u jepen kushte të pranueshme për një paqe të qëndrueshme, deklaroi drejtori i CIA-s, Xhon Retklif gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan. "Dua të them se sa i përket rezistencës ukrainase, populli ukrainas dhe ushtria ukrainase janë nënvlerësuar prej disa vitesh. Nga këndvështrimi i inteligjencës, jam i bindur se ata do të luftojnë me duar bosh nëse është e nevojshme, nëse nuk kanë kushte që janë të pranueshme për një paqe të qëndrueshme”, tha Ratklif.