• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/1 prill 2025 

Shkup, 1 prill 2025 2025 (MIA) - Në seancën e sotme qeveritare ka kaluar dorëheqja e kryetarit të Koçanit, Lupço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqje pas zjarrit në diskotekën "Puls", në të cilin kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Informacionin për MIA-n e kanë konfirmuar nga Qeveria.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN i cili përbëhet nga katër parti, Arben Taravari, përsëriti vlerësimin se koalicioni funksionon në mënyrë jo të sinkronizuar dhe se pret që kjo të korrigjohet, por dhe se nuk mendojnë të largohen nga Qeveria. “Për momentin jo dhe nuk planifikojmë të largohemi nga Qeveria”, tha Taravari në pyetjen e gazetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ku informoi mbi gjendjen e trajtimit të pacientëve të lënduar nga zjarri në Koçan.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Ambasada amerikane në Shkup apelon që mbajtësit e vizave t'i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane. "Skriningu i vizave për SHBA-në nuk ndalet pas dhënies së vizave. Ne vazhdimisht i kontrollojmë mbajtësit e vizave për të konfirmuar nëse i ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat amerikane dhe nëse nuk i zbatojnë do t'ua revokojmë vizat dhe do t'i deportojmë", qëndron në postimin e Ambasadës në Fejsbuk.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Dy raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar javën e kaluar - nga 24 deri më 30 mars, njoftoi pasdite Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Janë testuar gjithsej 213 materiale në laboratoret ku zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-kov-2 (SARS-CoV-2), për 1,8 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) – Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski. Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve Angel Saramakovit, i cili dyshohet për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”. 

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Sipas kufizimeve të njoftuara të shpërndarjes së gazit natyror nga distributori Nomagaz, në periudhën nga data 1 deri më 5 prill të këtij viti do të ketë reduktime minimale të shpërndarjes së energjisë ngrohëse te shfrytëzuesit e EMV-së, Furnizim me ngrohje dhe EMV Energjetikë, informojnë nga SHA EMV.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Me 87 vota "pro", pa asnjë asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend u mbështet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA)- Në mbledhjen e 65-të qeveritare të mbajtur sot u shqyrtua dhe u miratua informacioni për përmbajtjen e Programit për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruksionin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që përdoren nga institucionet publike në fushën e kulturës për vitin 2025 i cili përmban 11 aktivitete projektuese që do të realizohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Institucionet Nacionale nga fusha e kulturës, të cilat janë bartës të aktiviteteve.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - LSDM i bën thirrje Prokurorisë publike që menjëherë të hapë hetime për të gjithë tenderët në Ministrinë e Transformimit Digjital dhe kërkon nga KSHPK -ja që ta zgjerojë lëndën për të cilin thuhet se është hapur për Andonovskin dhe ta informojë opinionin për rezultatet e procedurës që tashmë është duke e zhvilluar, deklaroi sot në konferencën për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar debat publik për përcaktimin e listës së propozuar të kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Para anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare, dy nga tetë të paraqiturit shpjeguan kandidaturën e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Në vazhdim të seancës së sotme të 38-të, Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Seanca filloi me një minutë heshtje dhe nderim për viktimat e zjarrit në diskotekën e Koçanit, ku e humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 190 u lënduan. 

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Po ju japim mundësi institucioneve për hetim profesional dhe jo selektiv për tragjedinë e Koçanit, pastaj do të dalim me hapat tona të ardhshëm, theksoi në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska.

Tiranë, 1 prill 2025 (MIA) - Me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kreu i shtetit, Bajram Begaj, vlerësoi se "Shqipëria është dëshmuar se është një anëtare e denjë e aleancës". "16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare", shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Strasburg, 1 prill 2025 (MIA) - Nuk duhet të lejojmë që krimet e luftës të kryera në luftën në Ukrainë të mbeten të pandëshkuara, sepse numri i tyre i mundshëm është thjesht i pabesueshëm, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas në fjalimin e sotëm në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Kiev, 1 prill 2025 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, deklaroi sot në Kiev se SHBA nuk duhet të lejojnë që të mashtrohen nga sjellja e presidentit rus Vlladimir Putin që ajo e quajti "taktikë të blerjes kohë". Berbok arriti në kryeqytetin ukrainas në një vizitë të paparalajmëruar për shkaqe sigurie, raporton DPA.

Kuala Lumpur, 1 prill 2025 (MIA) - Numri i personave të lënduar nga zjarri në gazsjellësin në Malajzi është rritur në 112, ndërsa 63 persona janë shtruar në spital, kumtuan autoritetet lokale. Më herët u kumtua se 33 persona janë lënduar, ndërsa gjashtë janë dërguar në spital. Zëvendës shefi i policisë së shtetit Selangor, Mohd Zaini Abu Hasan tha se në zjarrin janë dëmtuar edhe 49 shtëpi, transmetoi Ksinhua. 

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron që presidenti rus Vlladimir Putin të arrijë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai poashtu theksoi se nuk ka dëshirë të vendosë tarifa dytësore e që më parë kishte kërcënuar se do t'i vendoste ndaj blerësve të naftës ruse.

Gazë, 1 prill 2025 (MIA) – Të paktën 322 fëmijë raportohet se janë vrarë në Rripin e Gazës pas armëpushimit, ndërsa 609 janë lënduar, bën të ditur UNICEF-i. Organizata thekson se shifrat përfshijnë edhe fëmijët që raportohet se janë vrarë ose lënduar kur reparti kirurgjik i Spitalit Al-Naser në pjesën jugore të Gazës u godit në një sulm izraelit më 23 mars.

Riad, 1 prill 2025 (MIA) - Gjithsej 122.286.712 besimtarë kanë vizituar Xhaminë e madhe në Mekë dhe xhaminë e profetit në Medinë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhaminë e madhe e kanë vizituar 75.573.928 besimtarë, ndërsa xhaminë e profetit - 30.154.543 myslimanë. Xhamia e madhe në Mekë shtrihet në 356.000 metër katror dhe mund të zë deri në katër milionë njerëz.

Nju-Delhi, 1 prill 2025 (MIA) - Së paku 18 persona e humbën jetën nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh që ndodhi sot në zonën industriale në rajonin Banaskanta në shtetin federal indian Guxharat. "Tetëmbëshjetë persona e humbën jetën gjatë incidentit, ndërsa pesë u lënduan pasi që muri i ndërtesës u rrëzua pas shpërthimit", dekalroi shefi i policisë Akshajraj Makvana, sipas Hindustan Tajms.

 

QËNDRONI TË LIDHUR