• e shtunë, 12 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 1 prill/ 2025

Shkup - Në vazhdim të seancës së sotme të 38-të, Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Seanca filloi me një minutë heshtje dhe nderim për viktimat e zjarrit në diskotekën e Koçanit, ku e humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 190 u lënduan.  Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor shfuqizohet dispozita sistematike e nenit 37 për harmonimin e pensioneve në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe pensionet janë rritur në shumën fikse prej 2.500 denarë më 1 shtator 2024 dhe 1 mars të vitit 2025, qëndron në sqarimin e ligjit. Gjithashtu rregullohet një nga kushtet për emërimin e drejtorit, përkatësisht zëvendësdrejtorit të Fondit, që i referohet posedimittë një certifikate, diplome dhe/ose vërtetimi që vërteton njohjen e një prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Europian.

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar debat publik për përcaktimin e listës së propozuar të kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Para anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare, dy nga tetë të paraqiturit shpjeguan kandidaturën e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve.

Shkup - Sulmet ndaj Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nuk do ta ndalin sindikatën në kërkesat për paga më të larta dhe përmirësim të standardit jetësor të punëtorëve, tha sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov duke përkujtuar për seancën e nesërme publike të Këshillit, kryesinë dhe bordin mbikëqyrës të LSM-së e cila do të mbahet në orën 12:05 para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë. "Trajtimi çnjerëzor ndaj përfaqësuesve të sindikatave jo vetëm që shkel Kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni, por ka shkelje edhe të konventave ndërkombëtare të punës dhe për këtë tashmë janë njoftuar Organizata Ndërkombëtare e Punës, Konferedata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Sindikatave të cilat japin mbështetje të plotë për LSM-në", theksoi Trendafilov.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN i cili përbëhet nga katër parti, Arben Taravari, përsëriti vlerësimin se koalicioni funksionon në mënyrë jo të sinkronizuar dhe se pret që kjo të korrigjohet, por dhe se nuk mendojnë të largohen nga Qeveria. “Për momentin jo dhe nuk planifikojmë të largohemi nga Qeveria”, tha Taravari në pyetjen e gazetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ku informoi mbi gjendjen e trajtimit të pacientëve të lënduar nga zjarri në Koçan.

Shkup - Po ju japim mundësi institucioneve për hetim profesional dhe jo selektiv për tragjedinë e Koçanit, pastaj do të dalim me hapat tona të ardhshëm, theksoi në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska. "Po u japim mundësi institucioneve. Hetimi është në rrjedhë dhe për këtë arsye qëndrimi ynë është që i gjithë hetimi të përfundojë profesionalisht. Të mos pengojmë hetimin. Pas përfundimit të hetimeve si LSDM do të dalim me qëndrim për veprimet tona të ardhshme. Në momentin kur hetimi përfundon në varësi të rezultateve nga hetimi. Gjatë gjithë kohës dhe në konferencat për shtyp nga udhëheqësia dhe nga deputetët lëmë mundësinë të shohim një hetim jo selektiv dhe profesional dhe në bazë të hetimeve do të ndërtojmë qëndrimet e ardhshme të LSDM-së", tha Trençevska duke iu përgjigjur pyetjeve nëse LSDM-ja do ta mbështesë idenë e BDI-së për formimin e komisionit anketues parlamentar për drejtësi jo selektive për rastin në Koçan.

Shkup - Me 87 vota "pro", pa asnjë asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend u mbështet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Pas miratimit të konkluzionit për ta mbështetur atë, në kuadër të seancës së 42-të, propozimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës.

Shkup – Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski.  Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve Angel Saramakovit, i cili dyshohet për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”. 

Shkup – Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një deklaratë për mediat, reagoi se MPB nuk tregon se anëtari i sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski, i cili është arrestuar për zbulim të informacioneve sekrete grupit të Gërçecit, nuk ka kurrfarë qasje në informacione sekrete, të cilat ia ka dorëzuar dhe deri ku do të shkojë hetimi.  Sipas Kuzeskës, nga ajo që e shohim deri më tani “sigurimi personal i Mickoskit, gjegjësisht sigurimi i cili e zgjedh ai kanë lidhje me shumë skandale”. 

Shkup - LSDM i bën thirrje Prokurorisë publike që menjëherë të hapë hetime për të gjithë tenderët në Ministrinë e Transformimit Digjital dhe kërkon nga KSHPK -ja që ta zgjerojë lëndën për të cilin thuhet se është hapur për Andonovskin dhe ta informojë opinionin për rezultatet e procedurës që tashmë është duke e zhvilluar, deklaroi sot në konferencën për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Sipas Kuzeskës, skandalet në Ministrinë e Transformimit Digjital të udhëhequr nga Stefan Andonovski nuk ndalen dhe theksoi se pas tenderit të fituar nga bashkëshorti i sekretares shtetërore Klinçarova, opinioni tani ka mësuar për një tender të ri në vlerë prej 600.000 denarë që sipas informacioneve të informatorëve dyshojmë se i është dhënë një kompanie të lidhur me prindërit e një të punësuari në sektorin e TI-së.

Kiev - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, deklaroi sot në Kiev se SHBA nuk duhet të lejojnë që të mashtrohen nga sjellja e presidentit rus Vlladimir Putin që ajo e quajti "taktikë të blerjes kohë". Berbok arriti në kryeqytetin ukrainas në një vizitë të paparalajmëruar për shkaqe sigurie, raporton DPA.

Londër - Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se ka të ngjarë që tarifat e Donald Trampit të godasin Britaninë e Madhe dhe u zotua të veprojë në interesin kombëtar si përgjigje. Starmer potencoi se tarifat hakmarrëse ishin të mundshme, por theksoi se nuk donte të shihte një luftë tregtare. "Mbretëria e Bashkuar do të përpiqet të ofrojë një lirim", tha sekretari afarist Xhonatan Rejnolds, por ai nuk mund të jepte një kornizë kohore se kur ai priste që taksat mbi importet në Mbretërinë e Bashkuar të ndryshonin.

Shkup - Nga gjithsej 193 të lënduar në zjarrin në Koçan, 93 pacientë u rikuperuan dhe shkuan në mjakim shtëpiak. Në spitale në vendet e huaja dhe tek ne mjekohen edhe 100 pacientë, ndërsa u përmirësua edhe gjendja e njërit prej katër pacientëve, të cilët janë në gjendje kritike, informoi në mëngjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. "Kemi lajme të mira. Nga gjithsej 193 pacientë, kanë mbetur për fat vetëm 100 që mjekohen, prej të cilëve vetëm tre në gjendje kritike. Në. Maqedoni mjekohen 20 pacientë. Në Qendrën klinike pesë, Në Spitalin e vjetër të Qytetit shtatë, pesë veta mjekohen në SPQ "8 Shtatori" dhe tre në spitalet private. Jashtë shtetit mjekohen 80 pacientë dhe sot kthehen edhe dy pacientë - një nga Polonia dhe një nga Belgjika", tha Taravari.

Londër - Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se ka të ngjarë që tarifat e Donald Trampit të godasin Britaninë e Madhe dhe u zotua të veprojë në interesin kombëtar si përgjigje. Starmer potencoi se tarifat hakmarrëse ishin të mundshme, por theksoi se nuk donte të shihte një luftë tregtare.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron që presidenti rus Vlladimir Putin të arrijë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai poashtu theksoi se nuk ka dëshirë të vendosë tarifa dytësore e që më parë kishte kërcënuar se do t'i vendoste ndaj blerësve të naftës ruse. Trampi ka thënë se ka komunikim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong Un dhe se administrata amerikane me gjasë do të "bëjë diçka" në lidhje me angazhimin me Phenianin.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi sot se ka disa kandidatë potencialë për ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, mes të cilëve Riçar Grenell, ish-ambasador në Gjermani dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor dhe Dejvid Fridman, ish i dërguar në Izrael. Tramp tha se rreth 30 persona janë të interesuar për pozicionin.

Kuala Lumpur - Numri i personave të lënduar nga zjarri në gazsjellësin në Malajzi është rritur në 112, ndërsa 63 persona janë shtruar në spital, kumtuan autoritetet lokale. Më herët u kumtua se 33 persona janë lënduar, ndërsa gjashtë janë dërguar në spital.  Zëvendës shefi i policisë së shtetit Selangor, Mohd Zaini Abu Hasan tha se në zjarrin janë dëmtuar edhe 49 shtëpi, transmetoi Ksinhua. 

QËNDRONI TË LIDHUR