• e premte, 18 tetor 2024
MIA Flesh

15:00/17 tetor/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti zëvendësdrejtoren ekzekutive të Agjencisë së KB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, UN Woman, Njaraxai Gumbonzvanda. Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes janë shkëmbyer mendime për progresin e arritur në vend në drejtim të barazisë gjinore, efektivitetin e strategjive për të luftuar dhunën gjinore, mundësitë për fuqizimin ekonomik të grave, rritjen e përfaqësimit të tyre në pozitat drejtuese, sfidat me të cilat përballen gratë nga komunitetet e margjinalizuara, si dhe për bashkëpunimin me UN Woman.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryesuar nga Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut. “Z.Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)”, thuhet në kumtesë.

Shkup – Në Ministrinë e Drejtësisë sot ishte hapur zyra e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë. Siç informoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në konferencën e sotme për media pas hapjes së zyrës, ministria gjatë periudhës së kaluar ka punuar në sigurimin dhe realizimin e më shumë aktiviteteve me qëllim të përfundimit të procesit me karakter administrativ – teknik dhe juridik për funksionimin e Komisionit si subjekt i pavarur me punën e tij.

Shkup - Procedura për transferimin e mjeteve të huasë nga Banka e Hungarisë Eksport-Import ka përfunduar dhe sot pritet që të destinohen në llogarinë e Bankës Popullore, ndërsa nesër do të bëhet transferimi i tyre në Buxhet. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. “Sektori i MF-së më informoi se gjithçka është gati dhe pres që mjetet të transferohen në llogarinë e Bankës Popullore dhe më pas të destinohen në komuna dhe kompani. Projektet komunale që do të financohen me këto mjete tashmë janë përzgjedhur. Vlera e kërkuar nga komunat për realizimin e projekteve të tyre ishte më e madhe, me ç’rast e rëndësishme ishte që ato të jenë në fazë finale dhe të mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik”, theksoi ministrja në TV Alfa.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçevi konsideron se nuk duhet të përshpejtohet me ligjin për përfaqësim të drejtë sepse duhet të bëhet një zgjidhje përkatëse ligjore e cila do të jetë afatgjate dhe e zbatueshme. Ligji, sipas Minçevit, duhet të kalojë në një debat publik me pjesëmarrjen e ekspertëve, ndërsa para se të miratohet të merret edhe mendim nga Komisioni i Venecias.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, deklaroi se qëndron pas deklaratës për punën e ish ministrit Krenar Lloga për të cilin në konferencë për media dje deklaroi se e ka marrë ministrinë pa pranim- dorëzim dhe me kabinet të zbrazët. Ai potencoi se dialogu i mëtutjeshëm lidhur me rastin do të zhvillohet përmes organeve kompetente. "Gjithçka që kisha të them në lidhje me punën e paraardhësit tim dje e thash dhe i qëndroj asaj. Unë e kuptoj nervozën e tij, por dialogu i mëtejshëm do të bëhet përmes organeve kompetente", deklaroi ministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së sotme të zyrës së Komisionit për dëmshpërblimin monetar të viktimave nga krimi i dhunshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Shkup – Qeveria ka ide që nga Aeroporti i Shkupit të organizohen fluturime të drejtpërdrejta ndërkontinentale që do të jetë rasti i vetëm jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Tashmë filluam të punojmë në këtë dhe vlerësoj se është ambicie e madhe, por do të kemi përfitim të madh nga kjo, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Kjo, siç tha në Konferencën në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Asociacionit të Kontrollorëve të Fluturimeve dhe Shoqatës së Kontrollorëve të Fluturimeve të Maqedonisë, që sot mbahet në Shkup, do të jetë me rëndësi të madhe për vendin, sepse kemi diasporë të madhe e cila dëshiron të fluturojë direkt nga Shkupi, por gjithashtu edhe për tërheqjen e turistëve të rinj edhe atë jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”.Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve të punës, si dhe prioritetet që do t'i kemi në të ardhmen.

Shkup - Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit ekonomik-social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit. “Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli ekonomik-social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme. Në mbledhjen e parë konstituive, dëgjuam kërkesat e punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave, të cilat në periudhën e ardhshme pres të na vijnë si kërkesa zyrtare që do t'i shqyrtojmë së bashku me kolegët e mi në Qeveri në një nga seancat e ardhshme”, ka thënë Durmishi.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për shtyp, sot sqaroi se nga ana e tyre ka pasur një propozim-ligj për përfaqësim të drejtë. Tani shumica qeveritare duhej të koordinohej dhe më pas produkti do të plasohet në publik. "Propozim-ligj nga ana jonë ka pasur. Mirëpo, ne në Qeveri jemi koalicion i tre koalicioneve: ZNAM, VMRO me të gjitha partitë dhe ne si Vlen. Tani duhet të ulemi dhe të sinkronizojmë mes vete, të bëjmë një produkt të përbashkët dhe ta nxjerrim në publik edhe për debat publik edhe për Parlament. Për këtë do të angazhojmë sërish ekspertë që kanë “sens” për këtë punë”, ka theksuar Taravari.

Shkup - Në hapësirat e Ministrisë së Shëndetësisë sot u nënshkrua memorandum për mirëkuptim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS). Me këtë memorandum, siç u theksua, forcohet bashkëpunimi në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit nga sistemet e vjetra të ngrohjes në institucionet shëndetësore publike. Bashkëpunimi është në kuadër të projektit "BE për ajër të pastër", financuar nga delegacioni i BE-së. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sqaroi se janë përfshirë poliklinikat "Bit Pazar", "Çento", "Draçevë", "Shuto Orizare", "Gjorce Petrov", spitali psikiatrik – Shkup, Spitali special për kujdesin geriatrik dhe paliativ "13 Nëntori – Shkup", Spitali klinik - Tetovë, Qendra shëndetësore - Tetovë dhe Qendra e shëndetit publik - Tetovë.

Gostivar - Komuna e Gostivarit mori mbështetje prej 2.5 milionë euro për realizimin e 13 projekteve në fushën e infrastrukturës dhe mjedisit të jetesës. Nga shërbimi për informim të Komunës së Gostivarit në kumtesë theksojnë se në seancën e 26 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për rishpërnmdarjen e mjeteve në kuadër të projektit "100 milionë euro për komunat". "Me këtë vendim, Qeveria edhe zyrtarisht ka përcaktuar se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe i plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht. Bëhet fjalë për 162 milionë denarë ose 13 projekte", theksohet në kumtesë.

Shkup - Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell do të jetë nesër dhe gjatë fundjavës. Moti do të jetë dukshëm më i freskët me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa më pas periudhë e qëndrueshme dhe e qetë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës gjatë mëngjesit. Siç informon DPHM-ja, temperatura minimale do të jetë në interval nga -3 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 23 gradë Celsius.

Tiranë - Deputetët e opozitës shqiptare janë përplasur me sigurimin në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, pasi 24 deputetëve të përjashtuar nuk u është lejuar të hyjnë  për shkak të dhunës së datës 30-të të muajit të kaluar. Pak orë para seancës plenare ndërtesa u rrethua me një gardh metalik dhe më pas u vendosën një numër i madh i pjesëtarëve të Gardës Kombëtare për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të futeshin me forcë. Deputeti Petrit Doda është përplasur fizikisht me një prej gardianëve, ndërsa Flamur Noka dhe Bledion Nalbati kanë tentuar të çajnë gardhin.

Sofje – Duhet të kemi qeveri të fuqishme politike, qeveri eksperte nuk është zgjidhje, deklaroi sot nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova, informon BTA. "Me kujdes i ndjek të gjitha debatet parazgjedhore dhe porositë nga ana e forcave politike. Sa më shumë që i ndjek, aq më shumë bindem që duhet të kemi qeveri të fuqishme politike, me përgjegjësi të qartë nga partitë politike. Qeveria eksperte nuk është zgjidhje", vlerëson Jotova.

Athinë - Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës kalon përmes Greqisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Prespës, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarë të mbajtur në Selanik, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për perspektivat e BE-së të vendit, për Marrëveshjen e Prespës dhe takimin eventual të dy kryeministrave, Marinakis komentoi se i vjen mirë që e pyesin dhe që ka mundësi të përgjigjet nga Selaniku, duke i përsëritur pozicionet e Qeverisë aktuale greke.

Bruksel - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot ka prezantuar Planin për fitore në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Siç transmeton Ukrinform, Zelenski në detaje ka prezantuar pesë pikat e planit të paqes së Ukrainës për fitore të cilat dje i prezantoi në Radën supreme. Plani i fitores përfshin pesë pika: e para është gjeopolitike, e dyta dhe e treta janë ushtarake, e katërta është ekonomike dhe e pesta e sigurisë. Katër pikat e para i referohen kohës së luftës, derisa e fundit i referohet kohës pas përfundimit të luftës, "për të parandaluar një invazion të ri".

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, deklaroi sot se liderët e BE-së gjatë Samitit në Bruksel do të bisedojnë për atë se si të përshpejtohet mbështetja për Ukrainën dhe njoftoi se BE-ja është në anën e Ukrainës dhe se e ardhmja e saj është në Union. "BE-ja është në anën tuaj aq sa është e nevojshme. E dimë se ju nevojitet mbështetje më e madhe, ndihmë më e madhe ushtarake dhe financiare. Kjo është urgjente", tha Mishel duke iu drejtuar gazetarëve para fillimit të samitit të Këshillit Evropian, së bashku me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Lozanë - Gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS) konfirmoi vendimin e Federatës evropiane të gutbollit (UEFA) e cila e gjobiti Barcelonën me 500 mijë euro për shkelje financiare në sezonin 2022/23, kumtoi shërbimi për shtyp i gjykatës. Gjykata arriti në përfundimin se klubi katalanas ka shkelur dy pika të rregullave për fer-plej financiar, ndaj dhe dënimi ishte i justifikuar. Barcelona iu nënshtrua sanksioneve monetare për raportim të pasaktë. Oda për revizion financiar e UEFA-s kumtoi se klubi raportoi gabimisht fitimin nga shitja e aktiveve jo-materiale në raportin e tij të vitit 2022, që sipas rregullave nuk janë të ardhura të kualifikuara.

QËNDRONI TË LIDHUR