• e enjte, 17 tetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 17 tetor / 2024

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend të ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë Propozim-vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut mpër pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në Republikën e Libanit dhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA", në Bosnjë e Hercegovinë, të dy në lexim të dytë.

Shkup - Në Kuvend sot do të prezantohet analiza e opinionit publik: "Pikëpamja e Kuvendit: Perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024)". Në prezantimin e analizës fjalm hapës do të ketë Robert Skot Hejzlet, lideri i ekiput të Programit për mbështetje parlamentare. 

Shkup - Banka Botërore organizon prezantimin e edicionit të 26-të nga seria e raporteve për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia), me titull "Mbajtja e momentit të rritjes". Siç informojnë nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, Raportin do ta prezantojnë Sanja Maxhareviq-Shujster, ekonomist i lartë dhe Joana Maxhoska, ekonomiste pranë Bankës Botërore.

Shkup - Komunikacioni në autostradën Shkup - Veles, i cili ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti trafiku, është normalizuar, kumtoi LAMM.  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Në organizim të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, sot në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Në hapjen e ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Zoran Ljutkov, ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm.

Shkup - Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të hapet zyra e Komisionit për kompensim në para të viktimave nga vepra penale me dhunë. Siç u paralajmërua, në ngjarjen do të mbajë fjlaim ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.

Shkup - Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO), sot, me solemnitet ushtarak në kazermën "Boro Menkov" - Kumanovë, do ta shënojnë Ditën e njësisë. Në kuadër të solemnitetit ushtarak, para të pranishmive do të mbajnë fjalim shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dhe komandanti i KO-së, gjenerali i brigadës, Besnik Emini.

Shkup - Në mëngjes në disa lugina moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të jetë prej 15 deri 21 gradë.

Bruksel – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski po qëndron në Bruksel, ku sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë takim të ministrave të Mbrojtjes pas Samitit të korrikut të NATO-s në Uashington, do të flitet për zbatimin e vendimeve kyçe nga ky tubim në krye – për forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës, mbështetjes së Ukrainës dhe thellimin e partneriteteve globale.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, e sulmoi ministrin francez Emanuel Makron pasi kompanive izraelite ua ndaluan të marrin pjesë në panairin francez për armë "Evronavall". Galant më pas e quajti Makronin "turp i kombit francez". "Vendimi për diskriminimin e industrisë mbrojtëse izraelite në Francë për herë të dytë po i ndihmon armiqt e Izraelit, tha Galant. 

Uashington – Izraeli ka të drejtë ta sulmojë Hezbollahun në Liban madje edhe në ndërtesa civile, por këtë duhet ta bëjë në atë mënyrë që do t’i mbrojë civilët, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler. I pyetur në brifingun e rregullt me gazetarët për sulmin izraelit ndaj ndërtesës komunale në qytetin jugor libanez Nabatieh, në të cilin humbën jetën 16 persona, duke përfshirë edhe kryetarin e komunës, Miler tha se nuk mund të komentojë për sulme të ndara, por theksoi se SHBA-ja “nuk dëshiron të shkatërrohen ndërtesa civile”.

QËNDRONI TË LIDHUR