• e enjte, 17 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 16 tetor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur ambasadorin e Finlandës, Niklas Lindkvist.  Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i presidentes u theksua se të dyja vendet në 30 vitet e fundit kanë ndërtuar marrëdhënie të forta partneritetit dhe kanë mbajtur dialog aktiv politik, duke promovuar qëllime të përbashkëta dhe interesa strategjike për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë. 

 Shkup- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti në takim gjeneralin Metin Gjurak, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, me të cilin, ndër të tjera, ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, të cilat, siç është vlerësuar, shënojnë zhvillim të vazhdueshëm, në frymën e aleancës së NATO-s dhe partneritetit strategjik në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit dhe takimet e realizuara është optimist i madh lidhur me pritjet për procesin eurointegrues të vendit dhe është në dilemë nëse do të dërgojë letër të paralajmëruar te Bashkimi Evropian me të cilën do të japë ide të reja për vazhdimin e negociatave. Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ku me ministrin për Transformim Digjital Stefan Andonovski në të cilën informuan për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Informatik-Komunikues dhe Telekomunikues, tha se ka pasur një vizitë jashtëzakonisht cilësore në Berlin.

 Shkup - Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën për punë të garantuar të çdo qytetari dhe të drejtën e Badenterit. Koalicioni qeveritar ka mekanizëm demokratik si ta zgjidhë këtë çështje, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në të cilën me ministrin për transformim digjital, Stefan Andonovski, informuan Strategjinë kombëtare për zhvillim të informatikë komunikimit dhe telekomunikacionit.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Bjern Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov. Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve.

Shkup - Ministri i mëparshëm i i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një publikimi në Fejsbuk informoi se letra nga Misioni vlerësues është marrë në rrugë elektronike dhe se njëra pjesa e letrës ka qenë e dedikuar për opinionin publik, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e klasifikuar. "Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski", ka shlruar Lloga në Fejsbuk.

Shkup - Në gjykimin për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi sot ka dëshmuar ish ndihmës shefi nga Shkupi, Muzafer Kaishiq i cili ka folur për rrjedhën e hetimeve për gjetjen e Vanjës. Ai në dëshminë e tij tha se në vendin e ngjarjes ku është gjetur trupi i Vanjës i ka dërguar i akuzuari Vllatko Keshishov. Kaishiq tha se është caktuar për të koordinuar aktivitetet për kërkimin e Vanjës. "Pasi u njoftuam u përfshimë vonë natën. Më parë jam brifuar gjithçka që ishte ndërmarrë. Vendosëm të bashkohemi për të dhënë kontribut, morëm kahe për t'u përfshirë dhe ndihmuar”, tha ai.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shefi i Delegacionit në Unionin Interparlamentar (UIP), Afrim Gashi, sot realizoi takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian (PE), Nikollae Shtefanuca, në kuadër të Asamblesë së 149-të të UIP-së, që mbahet nga 13 deri më 17 tetor 2024 në Gjenevë, Konfederata Zvicerane. 

Shkup - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot dëshmoi edhe ish-shefi Riste Samarxhiev nga Velesi lidhur me hetimin për zhdukjen dhe vrasjen e Pançe Zhezhovskit. Në pyetjen nga prokurorja Zhaklina Llazarevska, ai u përgjigj se Zhezhovskin e gjetën në vend të pakalueshëm drejt të cilit vështirë arrihet, nëse dikush na ceki, ndërkaq atyre, siç tha, u ka cekur i akuzuari Velibor Manev.

Shkup - Grupi punues sot filloi përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim informatikë dhe të komunikimit dhe telekomunikimit. Kjo strategji do të jetë themeli dhe plani sistemor që do të udhëheqë digjitalizimin e shtetit, ndërsa pritet versioni i saj final të jetë gati për miratim në gjysmën e parë të vitit 2025. Elementet themelore të Strategjisë Kombëtare të TIK janë katër shtyllat - zhvillimi i infrastrukturës digjitale, avancimi i shkathtësive digjitale të qytetarëve tanë, modernizimi i shërbimeve publike dhe mbështetje të transformimit digjital të bizneseve, inovacioneve dhe sipërmarrësisë. Qëllimi është të krijohet ekosistem i plotë digjital.

Shkup - Faton Ahmeti, anëtar i kryesisë së lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, në deklaratë për mediumet sot theksoi se me heqjen e "balancuesit" nga ana e Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm mekanizmi por, siç tha, i tërë procesi për zgjidhjen e përfaqësimit të drejtë. "Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, realizohet ajo e cila tërë kohën propagandohej në suaza të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, se balancuesi do të hiqet. Por, thelbi i atij problemi është në suaza të vendimit të fundit të Gjykatës kushtetuese është anuluar norma me të cilën definohet deklarimi i personit se i takon një përkatësie të caktuar etnike. Mendoj se me këtë vendim të fundit të Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm balancuesi si mënyrë e zgjidhjes së përfaqësimit të drejtë, por është dëmtuar i tërë procesi. Është çrregulluar thelbi i atij procesi", tha ai.

Shkup - Sipas mbrojtësve të një pjesë të të akuzuarve për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, nuk është e qartë puna e policisë në lidhje me rastin në disa pjesë, siç është mungesa e një doreze parafine nga të pandehurit dhe se të tjerët kanë më shumë filmime të tyre në lidhje me ngjarjen. Sipas Bojan Manev, avokati i Bore Videvskit, në aktakuzë nuk ka asnjë dorezë parafine të gjelbër nga asnjëri prej të akuzuarve.

Shkup - Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën kryesimin e prokurorit publik të lëndës nga Sektori i specializuar për ndjkeje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kryen aksion të madh policor nën emrin kodues "Vendkalimi". Siç informon MPB, aksioni është rezultat u procedurës parahetimore disamuajshe që prokuroria në bashkëpunim me Sektorin për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së e kreu pas paraqitjes së parashtruar nga një qytetar ndaj tre personave. Gjatë aksionit u kryen bastisje në 26 lokacione në rajonin e Strumicës-Gjevgjelisë dhe më pas janë privuar nga liria 14 nëpunës doganorë nga Drejtoria e doganave të RMV-së, një nëpunës i pensionuar doganor dhe një nëpunës policor. Gjatë bastisjeve janë gjetur të holla që ishin marrë si ryshfet, në shumë të përgjithshme prej 50 000 eurove.

Tetovë - Në vijim të realizimit të fazës së parë të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Мalin Sharr - imperativ shoqëror” sot Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” - Tetovë, në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë, e organizoi tribunën e radhës para nxënësve të këtij institucioni të arsimit fillor. Kryetari i Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani foli për ecurinë e projektit dhe implementimin e tij edhe në Komunën e Tearcës. Ai po ashtu shtoi se projekti ka për synim informimin profesional-shkencor për florën dhe faunën; sensiblizimin e shoqërisë për rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit; ndalimin e prerjes dhe të çdo dëmtimi tjetër të pyjeve; pyllëzimin e pyjeve të shkatërruara, si dhe mbrojtjen e botës shtazore.

Tetovë - Me qëllim sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë së ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me organizatën “Renesansa” organizuan  debatin me temë: “Kultivimi i produkteve jodrurore, mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”.  Ky debat u organizua në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore në Sharr, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare” mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga CNVP Foundation Prespa Ohrid Nature Trust - PONT. 

Tiranë - Opozita shqiptare, Partia Demokratike, po ndryshon strategjinë e mbajtjes së protestave në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit aktual. Në vend se para Qeverisë në Tiranë, siç e bënte deri tani, tani protestë do të mbahet para Parlamentit Evropian. Në lajmin nën titull "Në mënyrë të paprecedentë, deputetët e PD-së zhvendosin protestën në Parlamentin Evropian", Ora Njuz raporton se protesta do të mbahet më 23 tetor.

Tiranë - Deputetët demokratë të opozitës do të duhet të paguajnë një shumë prej 764.922 lekë (12.657 euro) për shkatërrimin e karrigeve, duke i djegur para Kuvendit të Shqipërisë, si dhe duke dëmtuar inventarin tjetër, më 30 shtator. "Grupi për kontroll dhe  revizion të dëmeve, i krijuar nga vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin e gjendjes. Dëmi material i shkaktuar llogaritet në 1.253.124 lekë (12.658 euro), por pas zbritjes së përqindjes së amortizimit, shuma përfundimtare është 764.922 lekë (7726 euro). Mjetet duhet të paguhen brenda datës 20 nëntor, në të kundërtën do t'u ndalohet paga", sqarohet në vendim.

 Ankara - Agjencia për Përballje me Fatkeqësi dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD) në Turqi tha se pas tërmetit me intesitet 5.9 ballë sipas shkallës Rihter, që mëngjesin e sotëm e goditi pjesën lindore të shtetit,  ka pasur edhe 30 pasgoditje të tjera me intensitet 1.2 në 3 ballë, por se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo të lënduar, raportojnë mediat turke. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Malatia.

Athinë - Tani për tani ajo që nevojitet, mbi të gjitha, është përmbajtja, që të mund të japim kohë për të vendosur sërish në tryezë zgjidhjen e vetme politike që mund ta zgjidhë problemin strukturor në Lindjen e Mesme, i cili është krijimi i dy shteteve që mund të bashkëjetojnë në paqe, deklaroi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Brukseli pas mbërritjes së tij në Samitin e liderëve të BE-së dhe Këshillit për bashkëpunim të vendeve arabe të Gjirit Persik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Kreu i Këshillit të Evropës (KE), Sharl Mishel u dërgoi letër shefave të shteteve dhe qeverive për Samitin e nesërm të Bashkimit Evropian, në të cilin temë qendrore do të jetë Ukraina, por se do të bisedohet edhe për Lindjen e Afërt dhe për migrimet. Mishel në letër thekson se gjatë Samitit, liderët e BE-së do të kenë mundësi ta dëgjojnë planin për fitore të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe se do të punojnë në hapat e ardhshlm për të ndërtuar konsensus për nismën paqësore të rrënjosur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute reagoi me kujdes ndaj dëshirës së Ukrainës për ftesë të shpejtë që të kyçet në aleancën ushtarake si pjesë e "planit për fitore", transmeton DPA. Rute vetëm u përqendrua në deklaratën e NATO-s nga Samiti në Uashington, në të cilin thuhet vetëm se rruga e Ukrainës drejt aderimit në Aleancë është "e pakthyeshme".

 Berlin -  Shefi i agjencisë së KB-së për refugjatë palestinezë (UNRVA), Filip Lazarini, sot paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë, një ditë pasi SHBA-ja bëri të ditur se e kanë paralajmëruar Izraelin se duhet ta përmirësojë dërgesën e ndihmave në zonë. Në një konferencë për shtyp në Berlin, Lazarini theksoi se "sot ekziston një rrezik real për të hyrë në një situatë ku sërish është e mundur uria apo kequshqyerja akute”, shkruan "Gardiani".

Londër - Britania e Madhe dhe Franca kanë konvokuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së KB-së, që të diskutojnë për situatën humanitare në Gaza, ndërsa Londra e shqyrton mundësinë për vendosje të sanksioneve për dy ministra izraelitë, deklaroi sot kryeministri britanik Kir Starmer. "E prezantojmë në mënyrë konstante këtë me partnerët tanë. Ka nevojë urgjente, e cila ekziston një kohë të gjatë, që të shkojë ndihmë më e madhe në Gaza", deklaroi Starmer.

Moskë - Moska sot e hodhi poshtë "Planin për fitore" të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski për përfundim të luftës me Rusinë, duke e karakterizuar si diktat nga SHBA-ja. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se plani e zbulon gatishmërinë e Uashongtonit, Kievi të luftojë kundër Rusisë "deri në ukrainasin e fundit". Ai tha se fundi i konfliktit do të jetë i mundur vetëm nëse Ukraina e njeh, siç tha, mungesën e perspektivës.

Tel Aviv - Armata izraelite sot njoftoi se ka lejuar hyrjen e 50 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi SHBA-ja e paralajmëroi Izraelin që ta rrisë ndihmën për enklavën apo rrezikojnë furnizimet me armët amerikane.  Ndihma është vendosur përmes pikës kufitare Erez në Izrael, ndërsa përbëhet nga ushqime, ujë, pajisje mjekësore dhe pajisje strehimi.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot u bëri thirrje vendeve myslimane që ta rrisin presionin ndaj SHBA-së  që të ndërpritet ofensiva izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban. Gjatë një bisede telefonike me sulltanin e Omanit, Hajtam bin Tariq al-Said, Pezeshkiani falënderoi kryeqytetin e Omanit, Muskat, për qëndrimin e tij ndaj sulmeve izraelite, njoftoi një agjenci iraniane e lajmeve.

QËNDRONI TË LIDHUR