• e premte, 18 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 17 tetor/ 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se Agjencia për Siguri Kombëtare nuk politizohet dhe se drejtorit të sapoemëruar Bojan Hrostvski i është bërë padrejtësi në të kaluarën. Ky gabim, thozë është korrigjuar dhe tani ai ka certifikatë sigurie. Sipas Mickoskit, kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim u transformua në Agjenci për Siguri Kombëtare (ASK) dhe kur u bë përzgjedhja, siç tha ai, ka pasur ish-struktura të larta të Agjencisë së Inteligjencës, si dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ASK, të cilët i kanë profilizuar njerëzit dhe në bazë të atyre profileve, jan ëpërpjekur t'i dëmtonin përmes lajmeve të rreme dhe letrave shpifëse, duke abuzuar me institucionet në të cilat punojnë.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot shfaqi pritje për rritje të numrit të investimeve deri në fund të vitit. "Kemi një investim të mirë i cili tashmë ka prëfunduar dhe disa të tjerë të cilët janë në proces të prëfundimit. Pres deri në fund të vitit edhe ato të përfundojnë. Ky është investim i kompanisë "Breinçajlld", vlera është diku rreth 8,5 milionë euro dhe presajo të punësojë rreth qindra njerëz. Tashmë e blenë parcelën në zonën Zhabeni, fillojnë ta ndërtojnë hallën e parë prej tre mijë metrave katrorë, kështu që në periudhën që vijon do të jemi dëshmitarë të lajmeve të reja dhe të suksesshme dhe rpes numri i investimeve të huaja të rritet në mënyrë dramatike deri në fund të vitit", tha Mickoski.

Tetovë - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka vizituar disa vende në Komunën e Bërvenicës ku së bashku me kryetarimn Jovica Ilievski kanë lëshuar në përdorim rrugë të rindërtuara në Bërvenicë dhe Radiovcë, ndërsa njëherit kanë kryer edhe kontroll të rindërtimit të shkollës. Ai theksoi se është kënaqësi dhe nder për mua që sot me ftesë të kryetarit të komunës këtu në komunën e Bërvenicës kam mundësinë të marr pjesë në projektet e përfunduara në fushën e infrastrukturës rrugore të cilat janë premtuar dhe folur në dekadat e kaluara, por fatkeqësisht asnjëherë nuk janë përfunduar.

Shkup - Korridori 8 për ne është i rëndësishëm sa edhe korridori 10, sepse ëndrra ime si kryetar i qeverisë është që Maqedonia të jetë udhëkryq në tre baza - hekurudhore, rrugore dhe energjetike dhe pa Korridorin 8 nuk do të jetë hekurudhore. Pyetja është se deri ku është ky projekt në Shqipëri, a ekziston projekt atje, a ka filluar qeveria ta bëjë atje dhe a është ndër prioritetet, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori çmimin “Oskari i artë olimpik” nga veterani i mundjes dhe kampion olimpik, shkupjani Shaban Tërstena. Mes miqve, sportdashësve të shumtë nga vendi dhe rajoni, akademikëve e sportistëve, kampioni olimpik Tërstena në ceremoninë e 8-të me radhë të ndarjes së çmimit “Oskari i artë olimpik”, dedikuar sportistëve dhe mbështetësve të sportit, falënderoi zëvendëskryeministrin Mexhiti për gjithçka që ka bërë ndër vite për mundjen dhe sportin në përgjithësi.

Shkup - Gjatë javës së 41-të të vitit 2024 - nga data 7 deri më 13 tetor, janë raportuar 31 raste për persona me sëmundje të ngjashme me gripin, për gjashtë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Gostivar - 14, Kumanovë - 10, Tetovë - tre dhe Kavadar, Shën Nikollë, Shkup, Strumicë - nga një person, njoftoi pasdite Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Sa i përket moshës, nga 15 deri në 64 vjeç - janë regjistruar 18 persona, tetë janë mbi 65 vjeç dhe pesë janë fëmijë nga pesë deri në 14 vjeç. Kumulativisht, që nga java e 41-të, janë raportuar gjithsej 56 raste.

Shkup - Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të përshpejtohet me ritëm të moderuar gjatë vitit 2025, e nxitur kryesisht nga rritja e konsumit dhe investimeve, të mbështetura nga rritja e fuqisë blerëse, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.   Banka Botërore parashikon që norma e rritjes për gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.7% në vitin 2025, që përbën një rishikim me 0.2 pikë përqindje më të lartë se sa vlera e parashikuar në edicionin e pranverës të këtij raporti. Rritja për vitin 2024 pritet të arrijë në 3.3%, ose 0.1 pikë përqindje më e lartë se sa vlerësimi në raportin e mëparshëm. 

Shkup - Siguria e gazetarëve nga çfarëdo lloj aspekti është kusht bazik për sektor të lirë dhe të pavarur gazetaresk. Në vitet e fundit, numri i sulmeve të paraqitura ndaj gazetarëve është dukshëm i lartë. Megjithatë, ndryshimet në Kodin penal u dhanë pozitë të re gazetarëve dhe mbrojtjes së tyre, ndërkaq kjo u reflektua edhe në vetë praktikën e veprimit të institucioneve, u cek sot gjatë promovimit të doracakut për siguri të gazetarëve që u mbajt në organizim të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Prokurorinë publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shkup - Në kuadër të bashkëpunimit maqedonas dhe austriak, më 17 dhe 18 tetor 2024, në Shkup mbahet punëtoria dyditore me qëllim të shkëmbimit të përvojave për shërbimet për personat e pastrehë/personat pa banesë të tyre, kumtuan nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve. Fjalë hyrëse në punëtori mbajtën zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski dhe atasheu austriak për çështje sociale, Harald Fuger.

Shkup - Pensionistët në mars do të kenë rritje të pensioneve për 2.500 denarë shtesë siç ishte edhe rritja që filloi me pensionet për shtatorin, ndërsa në shtator të vitit të ardhshëm do të kenë rritje prej rreth 4 për qind sipas metodologjisë së harmonizimit. Rritja lineare e pensioneve në shtator të vitit 2024 ka qenë 862 milion denarë (gati 14 milionë euro) ose 11,17 për qind në raport me shumën totale të paguar për pensionet në gusht të vitit 2024. Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPIM), Nikolla Memov tha se propozim-buxheti për Fondin për vitin 2025 është 135 miliard denarë kundrejt 110,5 miliardë denarë për vitin aktual 2024.

Shkup - Biznes pa kufij kanë kërkuar anëtaret e Odës ekonomike maqedono-bullgare në Asamblenë e rregullt vjetore të mbajtur në Shkup. "Ekziston interes i madh tek kompanitë e dy vendeve për investim, kemi rritje të përhershme, të dukshme të shkëmbimit tregtar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Me përmirësimin e kushteve, të cilat duhet t'i sigurojnë shtetet tona ka hapësirë për rritje akoma më të madhe të investimeve nga kompanitë anëtare të odës sonë edhe atë duhet ta vëmë në funksion në zhvillim të subjekteve juridike ngta dy vendet", konsideron kryetarja e Odës ekonomike maqedono-bullgare, Biljana Miteva.

Shkup - Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së së bashku me hetues nga Qendra e hetuesisë së PTHP NKOK, ndërkaq nën kryeismin e Prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit zbatuan aksion të koordinuar në suaza të të cilit është zbuluar bashkimi kriminel në pjesën perëndimore të vendit. Në aksion, nga liria janë privuar 13 persona, ndërsa një person, kumtoi sot MPB, është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Janë kryer bastisje në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër.

Tetovë - Si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm urban, Komuna e Tetovës, në partneritet me projektin “BE për Ajër të Pastër,” ka nisur një iniciativë për mbjelljen e 946 drunjve të zgjedhur me kujdes në zonat urbane të Tetovës. Kjo veprimtari e gjelbërimit synon të zgjerojë hapësirat e gjelbra, të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe të zvogëlojë gjurmën e karbonit të qytetit. Iniciativa për mbjelljen e drunjve gjithashtu do të ndihmojë në zbutjen e efekteve të ndotjes industriale dhe urbanizimit, duke kontribuar në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike.

Dibër - Nga projekti "100 milionë euro për komunat”, komuna e Dibrës ka marrë mbështetje prej 700 mijë euro për realizimin e projekteve infrastrukturore, informon për MIA-n kryetari i komunës, Hekuran Duka. "Kemi dorëzuar katër aplikime në thirrjen për ndarje të mjeteve përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, gjegjësisht rindërtimin e plotë të tri rrugëve lokale në qytet dhe ndërtimin e ujësjellësit në fshatin më të madh të komunës sonë, fshatin Mogorçë. Tre projekte janë miratuar plotësisht, ndërsa një është me bashkëfinancim", ka thënë Duka.

Ohër - Pjesëtarët e MPB-së sot në Ohër kanë realizuar stërvitje simulative për shkë mbim të informacioneve në kohë reale për trafikim të njerëzve dhe kontrabandim të emigrantëve përgjatë rutës Lindore-Mesdhetare. Falënderim për stërvitjen e realizuar me sukses shprehu zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Atrit Iseni, i cili theksoi se shkëmbimi trejkufitar i informacioneve është përmirësuar dukshëm edhe mes administratave në Ballkanin Perëndimor, por edhe mes tyre dhe vendeve-anëtare të BE-së, para se gjithash edhe për shkak të shumë akteve juridike dhe kanaleve për komunikim që qëndrojnë në dispozicion.

Prishtinë - Javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet. Në BE, thekson REL gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja.

 Tiranë - Pas kaosit brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit të Shqipërisë, opozita e filloi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, ku dogjën goma. Edhe këtu pati përplasje me policinë kur opozita ka tentuar të depërtojë kordonin e policisë, ka pasur disa fjalime dhe turma e mbledhur ka thirrur "Veliaj largohu". Opozita e akuzon Veliajn si "kryehajdutin e grupit të strukturave kriminale që veprojnë në bashkinë e Tiranës", i cili sipas saj "ka organizuar dhe drejtuar vjedhjen e qindra milionë eurove me inceneratorët imagjinar në kryeqytet". 

Lubjanë - Eurozonës nuk i kërcënohet recesion, ndërsa gjendja e inflacionit po zhvillohet në drejtim pozitiv, deklaroi sot kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard në një konferencë për media pas vendimi për uljen e normës së interesit nga 25 pikë bazë në 3,25 për qind. Një vend-anëtar i eurozonës, më saktë Gjermania, po përballet me rrethana të vështira, por kjo nuk do të thotë se e gjithë eurozona është prekur në të njëjtën mënyrë. Në bazë të informacioneve që kemi për momentin, nuk shohim një recesion në eurozonë", shtoi Lagard, raportoi Blumberg.

Berlin - Një anije gjermane e cila vepron në kuadër të misionit paqësor të KB-së në Liban (UNIFIL) sot rrëzoi një dron në afërsi të bregut të atij vendi, kumtoi armata gjermane. Ky është rasti i parë i tillë pas shmangies së luftës ndërmjet armatës izraelite dhe Hezbollahut libanez dhe pasi forcat paqësore të KB-së njoftuan se forcat izraelite kanë plagosur pesë pjesëtarë të tyre.

Bruksel - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot e ka prezantuar marrëveshjen që qeveria e saj e ka arritur me Shqipërinë për qendrat italiane të emigrantëve në territorin shqiptar. Meloni e prezantoi marrëveshjen gjatë takimit joformal për emigracion me 10 vendet-anëtare në Bruksel para samitit të BE-së, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Bruksel - Fokusi ynë është drejtuar në mbrojtjen e territorit dhe njerëzve të çdo vendi të NATO-s dhe për këtë qëllim duhet të punojmë së bashku në përforcimin e mbrojtjes dhe parandalimin, porositi sot nga Brukseli sekretari shtetëror amerikan Lojd Ostin para fillimit të mbledhjes në Këshillin Veriatlantik në nivel të ministrave të mbrojtjes, ku mori pjesë edhe ministri i Maqedonisë së Veriut Vllado Misajlovski. "Do të kemi mundësi të bisedojmë për realizimin e vizionit të vendosur në Samitin e korrikut të NATO-s në Uashington", deklaroi Ostin.

 Bruksel - Rusia po përgatitet të dërgojë 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke cituar burime të inteligjencës. Humbjet e rënda ruse dhe kundërshtimi i publikut për më shumë rekrutim do të thotë se Moska duhet të përdorë ushtarë të tjerë, tha Zelenski sot në Bruksel. Hyrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë është "me të vërtetë urgjente", tha Zelenski, raportoi DPA.

Bruksel - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se duhet të rritet efikasiteti për kthimin e emigrantëve, por shprehu skepticizëm për hapjen e qendrave të pranimit për emigrantët jashtë Bashkimit Evropian. "Kriminelët duhet të kthehen. Duhet të mundësojmë migracionin, të sigurojmë mbrojtje për ata që kanë nevojë, por nuk mund të vjen secili", theksoi Sholc pas mbërritjes në Samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Gjenevë - Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) sot kumtoi se në Afganistan është përhapur gjerësisht mosushqyerja akute tek fëmijët dhe bëri thirrje për më shumë donacione me qëllim që të shpëttohen mijëra jetë. "Shkalla e mosushqyerjes në vendin tonë është tmerruese. Fëmijët janë plotësisht të lodhur, ndërsa disa shumë herët ndaluan së rrituri. Shumë prindër u thanë punonjësve humanitarë se nuk kanë mjaft para për të blerë ushqim dhe se tashmë e kanë shitur tërë pronën e tyre", deklaroi sekretari i përjgithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe afgane, Mohamad Nabi Burhan.

Gaza - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe pesë fëmijë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Xhabalia, pjesa qendrore e Rripit të Gazës. "Një numër i madh i grave dhe fëmijëve janë në gjendje kritike", theksoi përfaqësuesi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Fares Abu Hamza.

Teheran - Irani përgatit befasi të madhe që do të jetë më e madhe se përdorimi i armëve bërthamore dhe planifikon ta sulmojë reaktorin bërthamor izraelit në qytetin Dimona, deklaroi gjenerali i brigadës i Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), Ebrahim Rostami. Ai paraprakisht tha se IRGC ka kryer një stërvitje ushtarake duke simuluar një goditje në reaktorin në Dimona, si dhe që Irani po përgatit një befasi të madhe, por nuk zbulon detaje.

 Bejrut - Ambasada e Norvegjisë në Bejrut është evakuuar pasi sot ka marrë njoftim për një bombë të vendosur.  "Vetëm disa diplomatë norvegjezë kanë mbetur në kryeqytetin libanez dhe i gjithë personeli janë  të gjallë dhe shëndoshë", theksohet  në kumtesën e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme.

Tel Aviv - Armata izraelite (IDF) kumtoi se po heton nëse lideri i Hamasit, Jehja al Sinvar është vrarë në një operacion ushtarak në Rripin e Gazës.  Sipas IDF-së gjatë operacionit në Rripin e Gazës janë eliminuar tre terroristë, por ende nuk mund të konfirmohet identiteti i tyre. "Në ndërtesën ku u eliminuan terroristët, nuk kishte shenja për praninë e pengjeve në atë zonë. Forcat të cilat veprojnë në rajon vazhdojnë të veprojnë me kujdesin e nevojshëm", citohet në kumtesën e IDF-së.

 Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot ka paralajmëruar se vendi do të arrijë te çdo terrorist dhe do ta eliminojë. Këtë e dekaroi në një kohë kur spekulimet po shtohen se lideri kryesor i Hamasit ekstremisti palestinez, Jahja Sinvar, është vrarë në një operacion ushtarak në Gazë. Një funksionar anonim konfirmoi për Kanal 12 se Sinvari ishte eliminuar.

Jerusalem - Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Zhozep Borell sot e kritikoi SHBA-në që i dhanë një muaj afat Izraelit për ta përmirësuar situatën humanitare në Gaza, duke paralajmëruar se për këtë periudhë shumë njerëz do të vdesin. "SHBA i tha Izraelit se duhet ta përmirësojë mbështetjen humanitare për Gazën, por është shtyrë për një muaj. Një muaj është shtyrë me shkallën aktuale të vrasjes së njerëzve. Janë shumë njerëz", u tha Borell gazetarëve në samitin e liderëve të BE-së.

 Uashington - SHBA-ja sot kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze dhe partnerit të tyre rus që kanë të bëjnë me prodhimin dhe furnizimin e dronëve luftarak dhe lëshuan paralajmërime të reja të rrepta për të dyja vendet që të ndërpresin bashkëpunimin në këtë fushë, kumtoi Ministria e Financave të SHBA-së. Një kompani është Syamon Limbach Aircraft Engine, e cila prodhon motorë për dronët me rreze të gjatë veprimi të Rusisë Harpia.

QËNDRONI TË LIDHUR