• e premte, 31 janar 2025
MIA Flesh

30 janar/18:00/2025

Shkup - Me 66 vota "pro" dhe tetë "kundër", Kuvendi sot me procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Sipas ndryshimeve, inspektoratet do të vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari të tyre buxhetore. Ata nuk do të mund të kryejnë në mënyrë të pavarur procedurat e prokurimit publik dhe punësimit, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve.

Shkup - Po mundohemi t'i shuajmë zjarret, të cilat i kemi trashëguar dhe me strategji t'i përmirësojmë gjendjet, ndërsa që nga dita e hënë do të sigurohen të gjitha ilaçet, të cilat mungojnë për terapi të pacientëve onkologjikë, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjen e pyetjes së deputetëve nga Toni Jarevski në seancën e sotme të Kuvendit, i cili kërkoi përgjegjësi për gjendjet, në të cilat është zhytur shëndetësia publike dhe problemet në Klinikën universitare për onkologji. Taravari fajin e ka adresuar në udhëheqësinë e kaluar dhe ashpër i kritikoi paraqitjet e LSDM-së opozitare, lidhur me rastin e Onkologjisë.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në pyetje të deputetëve, deklaroi se ndryshimi i Kushtetutës për zhbllokimin e eurointegrimeve në vend, ka qenë një nga pikat e marrëveshjes me partnerin e koalicionit në Qeveri dhe thotë se me këtë Qeveri do të jetë shumë më lehtë hapja e negociatave me BE-në.

Shkup - Gjatë javës së katërt të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1.878 raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 33 për qind më shumë se javën e kaluar. Krahasuar me javën e katërt të vitit të kaluar numri  është rritur për 2,4 për qind, ndërsa sa i përket modelit për 14 sezonet e fundit është regjistruar rritje prej 10,2 për qind. Incidenca e aktivitetit sezonal të virusit të gripit është mbi pragun sezonal, pra është tejkaluar pragu dhe kemi hyrë në sezonin e gripit, informuan sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Shkup  - Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë me konceptin e ri për reforma në arsimin gjimnaz. I gjithë draft-koncepti është bërë me qëllim që asnjë mësimdhënës të mos mbetet pa punë, përkundrazi, ata do të angazhohen më shumë që nxënësit tanë në testimet për PISA të ecin të paktën dy shkallë më lartë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Daniella Nikollova nga LSDM, e cila akuzoi se i gjithë koncepti bëhet pa debat publik dhe se do të ndërmarrë përgjegjësi për, siç tha, “shkatërrimin e mendimit kritik në arsim”. 

Shkup - Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik miratoi vendim për inicimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së lartë pubike Shkup dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori. Procedura është inicuar për shkelje të renda disiplinore, duke përfshirë parregullsi në verifikimin e lëndëve dhe punë joprofesionale në disa raste.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, hapi sot konferencën donatore të organizuar me qëllim të nxitjes së zhvillimit dhe realizimit të projekteve të fokusuar tek të rinjtë, si pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, informojnë nga Ministria.

Shkup - Mazuti M-1 NS nga sonte në mesnatë lirohet për 1,1 denarë për kilogram dhe do të shitet për 44.531 denarë, ndërsa për derivatet tjera mbetet i njëjtë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.48 për qind.

Shkup - Anketa rreth kënaqshmërisë së përdoruesve të shërbimeve gjyqësore tregon se rezultati i përgjithshëm për performancën e gjykatave është 3,1. Krahasuar me organet e tjera, gjykatat e Shkupit vlerësohen për një nuancë më keq. Notë më të ulët, apo 2 qytetarët kanë dhënë për shpejtësinë e veprimit, ndërsa më të lartë 4 për policinë gjyqësore.

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), sot solemnisht ndau çmimet për vitin 2024 për artikuj gazetaresk me temë: “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi sot se sulmet hibride paraqesin sfidë të vërtetë për stabilitetin kombëtar.

Ankara – Kryeredaktori i televizionit opozitar turk “Hallk TV”, Suat Toktash, është arrestuar nën akuzën për përpjekje për ndikim ndaj dëshmitarit, xhirim të paautorizuar dhe emetim të bisedës, transmetojnë mediat turke.

Stamboll – Një zjarr shpërtheu sot në një port në zonën Pendik, informon televizioni Si-En-En Turk. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:00 sipas kohës lokale në port. Supozohet se ishte djegur një rezervuar për karburant për varka dhe jahte. 

Uashington – Të gjithë 64 personat në aeroplanin e udhëtarëve të “Amerikan erllajns” dhe tre në helikopterin ushtarak që u përplasën mbi Uashington supozohet se janë të vdekur, deklaroi shefi i shërbimit zjarrfikës në Uashington, Xhon Doneli, i cituar nga DPA.

Bruksel - Bashkimi Evropian nuk sheh lidhje mes çështjes së transitit të gazit rus përmes territorit ukrainas dhe çfarëdo negociatash paqesore për konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.

Gazë – Lëvizja palestineze Hamas në Gazë ka liruar tetë pengje dhe ia dorëzoi Kryqit të Kuq, por shkëmbimi ishte shoqëruar me skena kaotike para qytetarëve të grumbulluar palestinezë. Në këmbim, Izraeli duhet të lirojë 110 të burgosur palestinezë. 

Kan Junis - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu publikoi se ndërmjetësit kanë siguruar një dalje të sigurt për pengjet nga Gaza, pasi paraprakisht sot e ndaloi lirimin e të burgosurve palestinezë.

QËNDRONI TË LIDHUR