• e enjte, 30 janar 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 28 janar/ 2025

Koçan - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot e ka përsëritur qëndrimin lidhur me ndryshimet kushtetuese në kontekst të vazhdimit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke potencuar se po kërkohet zgjidhje dinjizoze, e ato janë ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyrë. I pyetur ta komentojë deklaratën e partnerit të tij të koalicionit nga Vlen, ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, Mickoski tha se nuk iu kundërshtua ndërtimit të Korridorit 8, por se ka qenë kundër Marrëveshjes së Prespës.

Shkup - Qeveria sot i miratoi marrëveshjet për shfrytëzimin e mjeteve nga linja kreditore hungareze e dedikuar për kompanitë, me çka praktiskisht tani Banka zhvillimore mund t'i nënshkruajë marrëveshjet me bankat dhe mjetet të bëhen operative.

Shkup – Akademia solemne nuk është vend për të dërguar mesazhe të tilla politike, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se si e vlerëson fjalimin e mbrëmshëm të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik në një manifestim në Shkup me rastin e festës së komunitetit serb në vend – Shën Savës.

Shkup- Shumica e pacientëve që trajtohen në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji po marrin terapinë e nevojshme, tha sot drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, duke paralajmëruar se presin që një pjesë e ilaçeve të mbërrijnë sa më shpejt, ndoshta gjatë ditës së nesërme, ndërsa për ilaçe të tjera kanë punuar së bashku me drejtorin e Fondit për të siguruar një donacion.

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski kumtoi se ka 17 këshilltarë, prej të cilëve katër janë me kohë të plotë të punës në Qeveri.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se ka mirëkuptim personal për aksionin për bojkotin e marketeve të premten për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe përsëriti se institucionet e ndjekin situatën dhe reagojnë te ata tregtarë që realizojnë profit të lartë. 

Shkup - Një trup i pajetë i një gruaje sot është nxjerrë nga lumi Vardar në afërsi të urës "Bliznak", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme e ka pranuar propozim-tekstin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe eksploatimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të dorëzuar nga Republika e Bullgarisë.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media theksoi se po punohet në hartimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, por se ende nuk është vendosur nëse do të jetë zgjidhje e re ligjore apo nëse do të rregullohet në kuadër të zgjidhjeve ligjore ekzistuese.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin nga Komisioni për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, të kryesuar nga Fuat Oktaj, kryetar i Komisionit dhe ish-nënkryetar i Republikës së Turqisë.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski për paralajmërimin e Kryetarit të komunës së Tetovës dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë dhe pa konsensus, theksoi se kjo nuk mund të ndodhë dhe nëse ndodh, siç tha, si kryetar i Qeverisë, nuk do të shqyrtojë një pikë të tillë. 

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se bojkoti i paralajmëruar i marketeve është disfata më e madhe e politikave të gabuara të qeverisë dhe kulmi i pakënaqësisë së qytetarëve.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski përsëriti se këtë javë pret takim me Sindikatën e AOJSHQ-së në të cilin duhet të bisedohet për kërkesat për pagesën e shtesave të pagave prej 30 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. 

Shkup- Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup gjatë vitit 2024 ka pasur 73 persona të saporegjistruar me kancer në qafën e mitrës, informoi sot drejtori Igor Stojkovski në konferencë për shtyp, me rastin e javës për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.

Strugë– Kryetari i Komunës Strugë, Ramiz Merko sot nënshkroi Memorandum për Bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV për Këndin Amerikan në Strugë, për periudhë prej pesë vjetëve. 

Athinë - Në zonën detare 19 milje detare në jug të ishullit grek Gavdos, sot janë zbuluar dhe shpëtuar 70 migrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Beograd – Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve Efektiva sot ju bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që t’i bojkotojnë zinxhirët e mëdhenj tregtarë të premten më 31 janar, shkruan Danas. 

Zagreb - Rënia e qeverisë serbe është rezultat i presionit të opinionit të brendshëm të udhëhequr nga studentët ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, e jo e presion nga jashtë, deklaroi për Hina eurodeputeti Tonino Picula, raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Bruksel - Zgjerimi i Bashkimit Evropian është i një rëndësie kyçe dhe presidenca polake dëshiron ta përshpejtojë këtë proces edhe në drejtim të Lindjes, drejt Ukrainës dhe Moldavisë dhe drejt Ballkanit Perëndimor, porositi ministri polak për BE-në, Adam Shlapka nga mbledhja e sotme e Këshillit për punë të përgjithshme të bllokut në Bruksel.

Seul - Një aeroplan i "Er Busan" sot është djegur në aeroportin ndërkombëtar Gimhe në Busan, me ç'rast janë evakuuar të gjithë 169 udhëtarët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit, njoftoi Jonhap.

Nju Jork – Izraeli do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Agjencinë e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), deklaroi sot përfaqësuesi izraelit në KB, Deni Danon, pasi përsëri e akuzoi organizatën për minimin e sigurisë. 

QËNDRONI TË LIDHUR