• e enjte, 30 janar 2025
MIA Flesh

15:00/28 janar/2025

Shkup- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Mal të Zi mer pjesë në Konferencën të nivelit të lartë për integrimin ekonomik rajonal të titulluar “Përforcimi. Integrimi. Rritje”, së bashku me kolegët e tij nga rajoni dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Ministri Murtezani, në kontekst të integrimit, theksoi se Maqedonia e Veriut i ka pranuar plotësisht prioritetet rajonale të Planit për rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Shkup- Kryetari i Aleancës për shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari sot theksoi se kryeministri Hristian Mickoski ishte kundër vazhdimit të ndërtimit të Korridorit 8 dhe Marrëveshjes së Prespës por theksoi se i ka pranuar. Potencoi se edhe ndryshimet kushtetuese do t'i pranojë, por, siç tha, Mickoski dëshiron disa garanca.

Shkup- E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale janë të drejta themelore të çdo individi, të cilat duhet të mbrohen dhe respektohen në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe sistemin gjyqësor, është konstatuar në aktivitetin “Korniza ligjore e BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën e privatësisë në gjyqësor” të organizuar nga Qendra për hulumtime juridike, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj.

Shkup - Pas shembullit të Kroacisë, në mediat sociale u paraqitën thirrje të premten qytetarët në vend të mos blejnë në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë ky aksion zgjerohet edhe në vendet tjera të Ballkanit si Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, edhe pse nuk është organizator i këtyre aktiviteteve, i mbështet thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Tetovë- Kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami nga brifingu i sotëm së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve dhe shefat e sektorëve, iu përgjigj letrës së Lidhjes së luftëtarëve, të cilët e porositën të mos ndryshohen emrat nga e kaluara antifashiste e popullit dhe kombësisë maqedonase. Kasami tha se ajo është kohë dhe sistem i kaluar, ndërsa emrat e rrugëve do të reflektojnë sipas konform konceptit të ri demokratik. 

Shkup- U hap sot në Ambientet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup Ekspozita me temë: “Persekutimi Komunist i Hartuesve te Alfabetit Shqip dhe familjarëve të tyre” nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të ftuar ishin dhe kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, drejtori Ekzekutiv i ISKK-së Çelo Hoxha.

Beograd- Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq i cili sot dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij, deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri, ndërsa deri atëherë e gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje dhe do të ketë mandat teknik.

Beograd- Në fatkeqësinë e komunikacionit në Beograd, janë lënduar 18 persona, pasi një autobus urban, i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe, është përplasur në njerëz, të cilët kanë pritur në stacion të autobusave, e pastaj është përplasur në autobus tjetër. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Ankara- Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja sot deklaroi se janë arrestuar mbi 100 persona të dyshuar për veprime në kuadër të organizatës terroriste Shteti islamik. Ata janë arrestuar në operacionet "Gurz-41" dhe "Gurx-42" të kryera në 24 provinca, ndërsa Jerlikaja në rrjetet sociale kumtoi se operacionet ishin kryer në 24 provinca, duke e prëfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Dijarbekirin, lajmëroi agjencia Anadollu.

Madrid- Gjashtë anëtarë të ekipit gjerman të çiklizmit janë lënduar pasi në ta është përplasur një automobil, me të cilin ka drejtuar një plak 89-vjeçar në ishullin spanjoll Palma de Majorka, publikuan sot mediumet spanjolle. Çiklistët e lënduar janë hospitalizuar dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Paris- Ambasada e Francës në kryeqytetin e Republikës Demokratike Kongo, Kinshasa në mëngjes u sulmua, deklaroi shefi i diplomacisë franceze, Zhan-Noel Baro. Ai në Iks publikoi se pas sulmit në Ambasadë ka shpërthyer zjarr, i cili u shua. "Sulmet e tilla janë të papranueshme. Është bërë gjithçka që të garantohet siguria e personelit tonë dhe të qytetarëve tanë", tha Baro.

Kinshasa-  Në 24 orët e fundit qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë në spitalin në Goma për shkak të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe granatat, ndërsa nëpër rrugë ka njerëz të vdekur, njoftuan Kombet e Bashkuara. Numri i madh i viktimave dhe të lënduarve në pjesën lindore të Republikës Demokratike Kongo pasoi pasi që disa luftëtarë të Lëvizjes kryengritëse 23 marsi (M23) kanë hyrë në Goma, qytet me rreth dy milionë banor[, që është qendër kyçe për aktivitete të sigurisë dhe humanitare.

Tel-Aviv- Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u parandaluar sundimi i Hamasit në Gazë dhe të vendoset siguri rajonale, është pjesëmarrja në një marrëveshje më të gjerë diplomatike me aktorët rajonal, përfshirë edhe me Autoritetet palestineze (AP). "Secili që dje pa se si qindra mijë banorë të Gazës e kalojnë Korridorin negen dhe kthehen në veri të Rripit (Gazë), kupton se lufta ka përfunduar", tha Lapid në konferencën në Tel-Aviv organizuar nga grupi i komandantëve të trupave të sigurisë izraelite", kumtoi "Tajm of Israel".

 

QËNDRONI TË LIDHUR