15:00/ 29 janar/ 2025
Shkup - Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje urgjente nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq dhe distancimi i qartë i Qeverisë "nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore". "Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që trondit të gjithë shqiptarët. Dekorata "Vojvoda Vuk" që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë. Kjo është mbështetje e hapur për projektin "bota serbe" dhe agjendën ruse në rajon. Ky njeri nuk është ministër i paqes apo i bashkëjetesës, por një mjet për destabilizimin e projekteve që duan të rikthejnë frikën dhe përçarjet në Ballkan. A është kjo fytyra e Qeverisë që u premtoi qytetarëve barazi dhe integrim euroatlantik? Si mund të hesht kur një njeri që duhet të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit shpërblehet për glorifikimin e atyre që masakruan popullsinë shqiptare në periudhën 1912 - 1918? Por kjo nuk mjaftoi, vizitat zyrtare dhe përqafimet me Milorad Dodik, udhëheqësin e projektit për ndarjen dhe shkatërrimin e rajonit, tregojnë hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i udhëheq sot institucionet shtetërore", theksoi Veton Sadiku, nënkryetar i degës rinore të BDI-së nga Gostivari.
Shkup - Disa tregtarë individë dhe zinxhirë tregtarë po sillen pa përgjegjësi duke përfituar përmes çmimeve enorme të produkteve të cilat i paguajnë qytetarët. Këtë mes tjerash e kuptoj edhe si sulm ndaj shtetit, qytetarëve dhe integritetit të vet. Rritja e çmimeve e thekson nevojën për aksion vendimtar, përgjegjës dhe transparent. Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar tërësisht në luftën kundër praktikave të padrejta tregtare dhe keqpërdorimeve të cialt drejtpërdrejtë ndikojnë në standardin jetësor, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në Fejsbuk. Ai e tha këtë pas takimit, të cilin sot e realizoi me Komisionin për mbrojtje të konkurrencës, ministrin e Ekonomisë, zëvendësministrin e Ekonomisë dhe drejtorin e inspektoratit të tregut, ku, siç theksoi, urdhëroi kontrolle të përforcuara dhe reagim urgjent në terren.
Shkup - Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 33-të, në të cilën në procedurë të mëtejshme është dhënë Propozim-plani për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale me procedurë të shkurtuar, pika e vetme në rend të ditës. Deputetët gjithashtu në kuadër të seancës së 27-të e kanë ratifikuar Marrëveshjen për Instrumentin mes Bashkimit Evropian të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e prezantuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për aranzhmane të veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje. Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale, me procedurë të shkurtuar tani duhet të mbahet debat amendamenti i Komisionit për sistem politik dhe të shqyrtohet në Komisionin juridiko-ligjdhënës. Sipas informacioneve nga Kuvendi, pritet që ligji të miratohet gjatë ditës së nesërme.
Shkup - Prej sot fillojnë kontrollet rigoroze në markete dhe në objekte të tjera tregtare, paralajmëroi kryeminsitri Hristian Mickoski. Ai sot në mëngjes, pati koordinim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut. "U dakorduam për hapat që do të ndodhin, duke filluar prej sot. Në konferencën e djeshme për shtyp nga kolegë tuaj u potencuan dy zinxhirë të marketeve të cilët bëjnë disa shkelje të ligjeve dhe procedurave. Sot ata do t'u nënshtrohen kontrollit rigoroz edhe në ditët në vijim. Sipas informatave me të cilat disponojmë, kemi përafërsisht rreth 20 000 komintentë të zinxhirit të supermarketeve dhe do të duhet thellësisht të hyhet për të parë nëse ekzistojnë indikacione të këtilla. Por, njëkohësisht edhe objekte të tjera tregtare do t'u n[nshtrohen llojit të tillë të kontrollit sepse standardi i qytetarëve është prioritet i ynë dhe ne do të bëjmë gjithçka si Qeveri për ta mbrojtur", deklaroi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kazermën "Goce Dellçev" në Shkup.
Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 513-të ka debatuar dhe ka marrë vendim rreth parashtresave dhe vërejtjeve që i kanë dërguar tek ata, qytetarët dhe personat juridikë, kryetarët e gjykave dhe gjykatat. Në rend dite të seancës ka qenë Plani vjetor për furnizime publike për vitin 2025, për të cilin në mënyrë plotësuese do të votohet pasi që një pjesë e anëtarëve kanë vërejtje për fondet shtesë për funksionimin e Këshillit gjyqësor dhe kërkuan tërheqje të Planit që të veprojnë, nëse kjo është e mundur, më shumë mjete. Sipas Selim Ademit, në Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2025 nuk janë parashikuar para për konferenca rajonale dhe ndërkombëtare dhe siç tha, i vjen keq që nuk ka fonde edhe për hulumtim për gjendjen me gjyqësorin.
Shkup - Është e palogjikshme, ai që i zgjedhë të mos mund t'i revokojë, posaçërisht në kushte kur nuk ua pranon raportin për punën, thotë kryeministri Hristian Mickoski pas shkarkimit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, duke cekur se "i shohin të gjitha këto mundësi ligjore", por edhe se "si Qeveri nuk do të bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën". I pyetur për paralajmërimet për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, Mickoski theksoi se "nëse vetëm kritikojmë, dhe asgjë nuk ndërmarrim, atëherë e kemi zhgënjyer besimin e qytetarëve".
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se këshilltari i tij i deritanishëm për politikë shëndetësore prof. dr. Igor Nikollov do të jetë ambasadori i ri i vendit në Francë. “Prof.dr. Igor Nikollov, ai ishte këshilltari im në pjesën e politikës shëndetësore, marrëveshja e të cilit do të ndërpritet, sepse gjatë mbledhjes së djeshme ishte propozuar nga Qeveria të jetë ambasador i ri i shtetit tonë për Francën”, deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve për marrëveshjet e këshilltarëve të tij në kazermën “Goce Dellçev” në Komunën Aerodrom ku ishte simuluar sulm kibernetik.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret 250 milionë eurot nga kredia hungareze të dedikuara për kompanitë të kontribuojnë për lëvizje të ekonomisë, së bashku me kredinë prej 250 milionë euro për investime kapitale në komuna dhe me investimet e huaja direkte në vitin 2024, të cilat pritet të kalojnë një miliard euro. Qeveria në seancën e djeshme miratoi marrëveshjet e kredisë për kompanitë, që duhet të nënkuptojnë lidhje administrative dhe krijimin e një partneriteti midis Bankës Zhvillimore dhe bankave bankave komerciale.
Shkup - Sfidë është të angazhohen ekspertë nga sektori TI në institucionet shtetërore, duke marrë parasysh dallimin në lartësinë e pagave në krahasim me sektorin privat, por Qeveria do të ndërmarrë hapa për tejkalimin e problemit, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski pas përfundimit të stërvitjes simuluese, të bazuar në skenar të sulmit kibernetik. Ai paralajmëroi edhe racionializimin e administratës, si dhe reforma, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes, e cila ka për qëllim ta rrisë ndërgjegjen për kërcënimet kibernetike dhe ta përforcojë kapacitetin e Qeverisë për menaxhim me kriza kibernetike, e në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital, në bashkëpunim me Sekretaritin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe projektit "Siguria kibertnetike rajonale në Ballkanin Perëndimor".
Shkup - Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Zh.T. në cilësinë e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër A.S. në cilësinë e drejtuesit të Sektorit për furnizime, menaxhment dhe logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Repoublikës së Maqedonisë Veriut.
Shkup - Nesër do të ketë reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore ku do të ketë reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima të rralla. Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të dielën pasdite gjatë natës drejt së hënës dhe të hënën paradite priten reshje të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Sipas DPHM, ditën e hënë do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë lagështa. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra nga fshati Gajre deri në Kodër të Diellit. Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë, reshje të dobëta të shiut në pjesën jugperëndimore të vendit. NP Rrugët e Maqedonisë, thonë, me mekanizimin në dispozicion dhe fuqinë e punës është e përfshirë në pastrimin e rrugëve. Gjithashtu, në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojmë.
Tetovë - Kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami në pyetjen e gazetarëve kritikoi gjestin e zëvendëskryeministrit dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq për shkak të pritjes së Millorad Dodik, kryetarit të Republikës Sërpska në Bosnja e Hercegovinë. Kasami e dha këtë deklaratë sot para ngjarjes në Tetovë, ku komuna organizoi takim si pjesë e Unionit të komunave turke në botë.
Tetovë - Komuna e Tetovës sot ishte nikoqir i takimit të qyteteve të cilat janë pjesë e Unionit të komunave turke në botë. Siaps kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna e Tetovës ka bashkëpunim të gjatë me komunat në Turqi dhe komunat anëtare të këtij Unioni dhe ka shembull konkret për bashkëpunim ndërkombëtar. "Kryetari i Unionit drejtpërdrejtë kontribuoi në të kaluarën për Tetovën duke dhuruar rreth 100 kontenjerë kur më së shumti i duhen Tetovës që të menaxhojë me mbeturinat. Punojmë për realizimin e projekteve tjera me Unionin dhe me disa komuna, më konkretisht për një qendër për shkencat natyrore, ku nxënësit tanë nga shkollat fillore dhe të mesme do t'i marrin njohuritë praktike dhe themelore nga kjo qendër. Ka shumë shembuj të tillë në Turqi të cilat janë themeluar nga komunat. Gjithashtu, me kënaqësi të madhe, dua t'i informoj qytetarët se me kryetarin tashmë dakorduam se do të kthehet edhe një projekt i madh dhe i rëndësishëm për Tetovën, ndërsa ai është Sahat kulla në qendrën e Tetovës ku edhe ishte. Një projekt për të cilin është rënë dakord ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Komunës së Konjës, por për fat të keq nga autoritetet paraprake kjo ishte pezulluar", deklaroi Bilall Kasami.
Romë – Presidenti amerikan Donald Tramp do t’i shqyrtojë doganat deri më 1 prill, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. “Vendimet e para të presidentit Tramp – deri më 1 prill – nuk parashohin vendosje të doganave të reja, por kontroll në shumë aspekte të politikës tregtare amerikane”, tha Tajani pas takimit me disa përfaqësues të industrisë përpunuese italiane. Gjatë takimit, ai bisedoi për trendet në tregtinë e jashtme dhe perspektivat për eksport nën administratën e re amerikane.
Uashington - Gjeneralit amerikan në pension Mark Mili, i cili ka shërbyer si kryetar i Shtatmadhorisë së Bashkuar në administratat e presidentëve amerikan Donald Tramp dhe Xo Bajden, i janë hequr autorizimet federale dhe lejet e sigurisë ose lejet speciale për qasje në objektet ushtarake, kumtoi Pentagoni. Ministri i ri i Mbrojtjes Pit Hegset "sot e njoftoi gjeneralin Mili" se e ndërpret qasjen në lokacionet e besueshme, ndërsa gjithashtu e pezullon sigurinë e tij, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Uliot për Si-Bi-Es njuz.