MIA Flesh
- Shkup - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), përmes ekipit të projektit tashmë të formuar për implementimin e sistemit VAR, ka filluar zbatimin e aktiviteteve në lidhje me sistemin e ndihmës së arbitrave përmes videoteknologjisë. Sistemi VAR në Ligën e Futbollit të Maqedonisë (LFM) duhet të fillojë të përdoret nga fillimi i sezonit të ardhshëm garues 2025/26. FFM-ja tashmë ka njoftuar UEFA-n dhe FIFA-n për fillimin e aktiviteteve zbatuese.
- Post By Sara Ademi
- 11:51, 29 janar, 2025
12:00/ 29 janar/ 2025
Shkup - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), përmes ekipit të projektit tashmë të formuar për implementimin e sistemit VAR, ka filluar zbatimin e aktiviteteve në lidhje me sistemin e ndihmës së arbitrave përmes videoteknologjisë. Sistemi VAR në Ligën e Futbollit të Maqedonisë (LFM) duhet të fillojë të përdoret nga fillimi i sezonit të ardhshëm garues 2025/26. FFM-ja tashmë ka njoftuar UEFA-n dhe FIFA-n për fillimin e aktiviteteve zbatuese.
Prishtinë - Mijëra dokumente të ndryshme për identifikim me shenja të mbi 50 vendeve në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë, u konfiskuan në Prishtinë. Dokumentet u gjetën në një laborator të improvizuar për të cilin besohej se ishte përdorur për prodhim të dokumenteve të falsifikuara. Njëkohësisht, një person është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, kumtoi policia kosovare.
Athinë - Në Lindjen e Mesme, për çështjen e Qipros dhe rolin e Greqisë në Këshillin e Sigurimit janë përqendruar shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterreshi në bisedën e tyre telefonike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ankara - Autoritetet në Turqi shkarkan edhe një prefekt të partisë prokurde DEM në pjesën juglindore të vendit. Nga zgjedhjet në mars të vitit të kaluar, disa prefektë prokurdë u shkarkuan nga funksioni. Ministria turke e Punëve të Brendshme sot kumtoi se prefektja e provincës Siirt, Sofija Alagash, përkohësisht është shkarkuar nga detyra për shkak të akuzave për terrorizëm dhe është zëvendësuar me një funksionar qeveritar.
Zagreb - Kroacia e ka pezulluar ose vështirësuar, por edhe u kërcënua me ndërprerje të dhënies së vizave dhe lejeve të punës për qytetarët e Bangladeshit, pasi ishte konfirmuar se vitin e kaluar janë lëshuar 12.400 viza dhe leje pune, ndërsa prej tyre 8.000 aspak nuk janë dhënë në Kroaci, shkruan Veçernji list i Zagrebit. Nga 4.400 persona të cilët kanë mbërritur në Kroaci në vitin 2024, për momentin në vend punojnë vetëm 50 për qind.
Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordan është "i papranueshëm" dhe e përsëriti mbështjetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete - Palestina dhe Izraeli. "Të gjitha planet për shpërngulje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen nga atje në Egjipt ose Jordan, janë të papranueshme", tha Sholc.
Bruksel - Përfaqësuesi i BE-së në largim për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, deklaroi se BE-ja ka ndër mend t'i rifillojë bisedimet në nivel të liderëve pas zgjehdjeve në Kosovë dhe vlerësoi se dialogu është në gjendje më të mirë se sa kur filloi mandati i tij në pranverën e vitit 2020, por se normalizimi i marrëdhënieve nuk po përparon. Në intervistën e djeshme përshëndetëse për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Lajçak tha se BE-ja po përgatitet të "fillojë bisedime në nivel më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë".
Moskë - Përgatitja e vrasjes së presidentit rus Vladimir Putin dhe vetë shqyrtimi i tentativave të këtilla konsiderohen si kërcënim serioz për sigurinë globale, deklaroi sot kryetari i Dumës shtetërore ruse, Vjaçesllav Volodin, në kanalin e tij Telegram. Volodin theksoi se çdo diskutim për vrasjen e liderit rus "është krim që mund të sjellë deri në fillim të luftës bërthamore", transmetuan mediat ruse.
Brazilia - Qeveria braziliane nuk do t'i përdorë aeroplanët e vet për të ndihmuar deportimin e emigrantëve brazilianë nga SHBA-ja, deklaroi sot ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Mauro Vieira. Një aeroplan brazilian i ka bartur emigrantët në pjeësn e dytë të udhëtimit, pasi që ata paraqitën trajtim johuman ndaj tyre nga agjentët amerikanë, ndërsa Brazili më pas hapi hetim. Në fluturimin nga Luiziana drejt Amazonas ka pasur 88 shtetas brazilianë, të cilët paraqitën se klima në aeroplan të cilin e kishte huazuar qeveria amerikane ishte e prishur dhe se ishin rrahur nga agjentët amerikanë, transmeton Globo.
Dakar - Mali, Burkina Faso dhe Nigeri sot pas anëtarësimit 50-vjeçar tërhiqen nga Asociacioni ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS). Shtetet e Sahelit, të gjitha të kryesuara nga hunta, vendosën para një viti të tërhiqen nga blloku rajonal ekonomik, ndërsa sot hyn në fuqi edhe përkundër disa tentimeve për ndërmejtësim që ta ndryshojnë vendimin. Marrëdhëniet mes tre vendeve dhe EKOVAS janë të tensionuara pas grusht shteteve në Mali (2021), Burkina Faso (2022) dhe Niger (2023).
Uashington - Demokratët në Senatin e SHBA-së e kanë bllokuar legjislacionin me të cilën do të sanksionohet Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për dhënien e urdhrave për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant për gjoja kjrime lufte në Gaza. Votimi tregoi se ligji ka marrë 54 vota pro dhe 45 kundër, më pak se 60-të votat e nevojshme për miratimin përfundimtar.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dha urdhër për kthimin në shërbim të personave ushtarak të cilët janë larguar nga puna për shkak të refuzimit të vaksinohen nga Kovid-19. Në vitin 2021, pasi Pentagoni e bëri të obligueshëm vaksinimin, mijëra ushtarë u larguan sepse nuk dëshironin të vaksinohen.