• e enjte, 30 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 28 janar/ 2025

Shkup - Për vizitë në Kuvend sot do të qëndrojë kryetari i Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit të madh nacional të Turqisë, Fuat Oktaj. Siç informojnë nga shërbimi kuvendor për shtyp. Oktaj do të tkaohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Shkup - Pacientët onkologjikë, sipas premtimeve, gjatë kësaj jave duhet t’i marrin ilaçet e munguara, për të cilat kanë paralajmëruar edhe përmes mediave. Institucionet kompetente njoftuan se do të sigurohen gjashtë barnat biologjike që mungojnë, ndërsa kryeministri premtoi se problemi i mungesës së barnave në Klinikën e Onkologjisë nuk do të përsëritet në të ardhmen. Dy partitë më të mëdha maqedonase - LSDM dhe VMRO-DPMNE - u akuzuan për problemin me mungesën e barnave.

Shkup - Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes të kancerit në qafën e mitrës sot në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup do të mbahet tribunë edukative. Në tribunë, siç njoftuan organizatorët, do të flitet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje, ndërsa do të ndahet edhe përvojë nga prindërit në lidhje me HPV vaksinimin. Kanceri në qafën e mitrës është një nga llojet më të shpeshta dhe më të parandalueshme të kancerit te gratë. Siaps të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), në vend çdo vit diagnostikohen rreth 170 raste të reja, ndërsa numri i rasteve të vdekjes arrin 2,9 në 100.000 gra, ose mesatarisht 52 gra të vdekura në këtë periudhë.

Shkup - Nga data 20 deri më 26 janar, është raportuar një person i vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një pacient të moshës mbi 60-të vjeç, i cili ka pasur komplikime, ndërsa ka vdekur në kushte spitalore. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se personi është vaksinuar kundër Kovid-19 me dy doza vaksinë - doza e fundit para më shumë se tre viteve. Është regjistruar edhe një rast i ri me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person nga Struga. Javën e kaluar janë evidentuar tre persona të shëruar.

Shkup - Ulje të dukshmërisë deri në 50 metra për shkak të mjegullës ka në akset rrugore në Tetovë, Manastir dhe Prilep. Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Shkup - Në Berovë në mëngjes është matur temperaturë më e ulët prej -4 gradë, njoftoi DPHM. Vijojnë Manastiri dhe Prilepi me -3, -2 në Strumicë, Tetovë dhe Shtip, -1në Kriva Pallankë, 0 në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, 1 në Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Veles, 2 në Vinicë, Kodra e Diellit, 3 Gjevgjeli, 4 në Hanet e Mavrovës dhe 5 gradë në Krushevë. Lartësia e shtresës së dëborës e matur në mëngjes në orën 7 është 36 centimetra në Kodrën e Diellit, 26 në Hanet e Mavrovës dhe 5 cm në Manastir.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte takim me presidentin francez Emanuel Makron për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen e mëtejshme për Kievin. Takimi është mbajtur pas ceremonisë me rastin përvjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau në Poloni. "Jam takuar me presidentin francez Emanuel Makron. Bisedova për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën", njoftoi Zelenski në rrjetet sociale.

Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për planin për zbutje të sanksioneve ndaj Sirisë, deklaroi përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas. "Qëllimi ynë është të veprojmë menjëherë, por heqja e sanksioneve mund të ndryshohet nëse ndërmerren hapa të gabuar", paralajmëroi Kallas, transmetoi Hina.

Bruksel - Prioritetet e kryesimit polak me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të jenë temë kryesore e mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian. Ministri polak për Bashkimin Evropian, Adam Shlapka, i cili edhe do të kryesojë me mbledhjen, para kolegëve të tij do t'i prezantojë prioritetet e kryesimit polak me fokus në ato çështje të cilat bëjnë pjesë në kompetenca të Këshillit për punë të përgjithshme.

Gaza - Mbi 300.000 të palestinezë të shpërngulur janë kthyer në Rripin e Gazës, pasi që amata izraelite dje në mëngjes e miratoi kthimin e tyre, njoftoi zyra për media në Gaza, transmeton Al Xhazira. Kthimi është anuluar për 48 orë pasi që Izraeli e akuzoi grupin miltant palestinez Hamas se i ka shkelur kushtet e marrëveshjes për armëpushim, me atë që nuk e ka liruar pengun Arbel Jehud. Hamasi paraprakisht sot konfirmoi se deri në fund të kësaj jave do të lirojë gjithsej gjashtë pengje izraelie, dke përfshirë edhe Jehudin.

Uashington - Ish presidenti dhe president i ri amerikan Donald Tramp shkaktoi polemikë të re me deklaratën se nuk është 100 për qind i sigurtë se nuk ka të drejtë të kandidohet për një mandat të tretë. "Kam mbledhur shumë para për zgjedhjet e ardhshme, supozoj se nuk mund t'i përdor për veten, por nuk jam i sigurtë 100 për qind", tha Trampi në darkën me anëtarët republikan në Dhomën Përfaqësuese në Florida. Kjo nuk ëdhtë hera e parë që Trampi të njoftojë mundësinë për një mandat të tretë. Në tubimin e mëparshëm në Las Vegas, Nevada, ai tha se "do të ishte nderi më i madh në jetë të shërbejë jo njëherë, por dy ose tre herë", plotësisht duke nxitur më tej spekulimet për planet e tij të ardhshme politike.

Uashington - Senati amerikan e ka konfirmuar Skot Besent për ministër të ri të Financave në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp. Dje, 68 senatorë kanë votuar pro tij, 29 kundër, ndërsa 16 demokratë e kanë mbështetur nominimin. Besent, i cili është 62 vjeç, tashmë është përfaqësues të axhendës ekonomike të Trampit, e cila fokusohet në uljen e tatimeve dhe imponimin e tarifave të larta, për të cilat disa ekonomistë thonë se mund të shkatërrojnë një pjesë të progresit, të cilën Rezervat federale e kanë arritur në kontrollimin e inflacionit, transmeton Zëri i Amerikës.

Uashington - Autoritetet shëndetësore amerikane morën urdhër nga administrata e presidentit Donald Tramp menjëherë ta ndërpresin bashkëpunimin me Organizatën botërore të shëdnetësisë (OBSH). Nëpunësi i Qendrave për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC), Xhon Nkengasong, u dërgoi memorandum krerëve të lartë të agjencisë të dielën në mbrëmje, duke i infirmuar se të gjithë të punësuarit në agjenci të cilët bashkëpunojnë me OBSH-në dueht menjëherë ta ndërprejnëa të bashkëpunim dhe të "presin instruksione të mëtutjeshme".

Tel-Aviv - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu planifikon javën e ardhshme ta vizitojë Uashingtonin dhe të realizojë takim me presidentin amerikan, Donald Tramp, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar një teksti në Aksios. Nëse konfirmohet lajmi, Netanjahu do të jetë lideri i parë i huaj që do të takohet me Trampin në Uashington që nga inaugurimi i tij më 20 janar. Tramp, njëkohësisht, e përsëriti dëshirën për t'i parë palestinezët e Gazës të jetojnë pa dhunë dhe tha se së shpejti do të bisedojë për këtë me kryeministrin izraelit në Uashington, transmetuan mediumet franceze.

Teheran - Irani paralajmëroi se sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj instalacioneve të tij bërthamore do të ishte "marrëzi" dhe do të shkaktojë "katastrofë të madhe" për rajonin, kumtoi Skaj Njus. Paralajmërimi erdhi pas intervistës së parë të ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi pas inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Tramp. Në intervistën për shtëpinë e përmendur mediatike në Teheran, Aragçi e kritikoi presidentin amerikan për propozimin për "zhvendosje" të palestinezëve nga Gaza, duke propozuar që izraelitët të shpërngulen në Grenlandë.

San Francisko - "Gugëll maps" do ta ndryshojë emrin e "Gjirit të Meksikës" në "Gjirin Amerikan" për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të zyrtarizohet përditësimi në Sistemin gjeografik në SHBA. Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në SHBA, ndërsa në Meksikë do të mbetet "Gjiri Meksikan". Jashtë SHBA-së dhe Meksikës, përdoruesit do t'i shohin të dy emrat.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe kryesisht qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR