• e enjte, 30 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/29 janar/2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në kazermën "Goce Dellçev" në Komunën e Aerodromit në objektin e Akademisë Ushtarake "Mihajlo Apostolski" ku do të simulohet një sulm hibrid kibernetik. Me ç'rast, siç informojnë nga shërbimi për media i Qeverisë, do të dorëzohen në mënyrë ceremoniale standardet minimale të sigurisë kibernetike për institucionet qeveritare, të cilat janë zhvilluar në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare. Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të debatojnë rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, me procedurë të shkurtuar.  Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë - Propozimi i ligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për  Marrëveshjet e veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

Shkup  - Dy muaj e gjysmë pas debatit publik, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për sot në orën 13 ka caktuar mbledhje në të cilën duhet të konstatohet lista e kandidatëve për anëtarë të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Në konkursin publik për anëtar të Këshillin janë paraqitur 31 kandidatë, por njëri prej tyre e tërhoqi kandidaturën. Kandidatët e paraqitur do të luftojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHAAM-së. Nga 30 kandidatët e paraqitur, Komisioni votoi se 24 i përmbushin kushtet, ndërsa gjashtë nuk i përmbushin, sepse nuk kanë dorëzuar vërtetim të shtetësisë, që ishte një prej kushteve.

Bruksel  - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punët ë jashtme, Kaja Kallas dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio mbrëmë patën bisedën e parë telefonike pasi që më 20 janar administrata e presidentit Tramp e mori pushtetin në SHBA, ndërkaq tema kryesore ishin lufta në Ukrainë, Irani dhe Kina. Biseda vjen në kohën e shqetësimit të rritur evropian për atë që administrata e re, me qasjen e vet "Amerika në vend të parë", do të thotë për lidhjet transatlantike në mbrojtje dhe siguri, ekonomi, tregti dhe sfera të tjera. "Biseduam për çështjet globale ku BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta, përfshirë luftën ruse në Ukrainë, ndikimin e keq të Iranit dhe sfidat që i sjellë Kina", kumtoi Kallas në platformën X.

Uashington  - Një aeroplan luftarak F-35 është rrëzuar gjatë sërvitjeve në bazën ajrore Ajelson në Alaskë të martën, ndërsa piloti ka katapultuar dhe është i sigurt, njoftuan përfaqësues të bazës. Piloti ka përjetuar "parregullsi gjatë fluturimit" dhe ka mundur të katapultojë nga aeroplani, deklaroi në konferencën për shtyp koloneli i forcave ajrore amerikane Pol Taunslend në krahun e 354-të luftarak. Aksidenti ka ndodhur gjatë aterimit të stërvitjes, thuhet në raport. Baza ajore Ajelson në komunikatë theksoi të aksidenti të martën pasdite ka rezultuar me "dëm të madh" të aeroplanit  F-35 Lightning II. "Piloti është i sigurt dhe është dërguar në spitalin ushtarak Baset", thuhet në komunikatë.

Uashington - Kancelari gjerman Olaf Sholc në një deklaratë për Si-En-En mbrëmë e kritikoi miliarderin amerikan Ilon Mask, themelues i kompanisë Tesla, duke thënë se ajo që po bën është me të "vërtetë e neveritshme". "Jam i zemëruar që Ilon Mask përzihet në interes të ekstremit të djathtë dhe që gjithashtu nuk reagon në mënyrë adekuate në vrasjet e aq shumë hebrenjve dhe njerëzve tjerë në Evropë të kryera nga gjermanët në të kaluarën", tha Sholc dhe shtoi se Gjermania do ta mbajë "përgjegjësinë historike" për këtë edhe në të ardhmen.

Kiev - Byroja Nacionale për Luftë Kundër Korupsionit në Ukrainë (NABU) njoftoi se ka ngritur hetim penal kundër ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov. Në kumtesën e Shërbimit citohet se hetimi është ngritur në lidhje me ankesën e dorëzuar nga një organ i mbikëqyrjes civile dhe se do të zbatohet hetim për të konfirmuar nëse Umerov e ka keqpërdorur fuqinë e tij. Paraprakisht të martën, qeveria ukrainase shkarkoi zëvendësministrin e mbrojtjes Dmitro Klimenkov, i cili ishte përgjegjës për furnizimet publike për armë. 

Seul - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un bëri thirrje të përforcohet mburoja bërthamore e vendit gjatë vizitës në objektin për prodhimin e materialit bërthamor, publikuan sot mediat e Koresë së Veriut. "Situata e sigurisë në Korenë e Veriut e bën të "pazëvendësueshëm" forcimin e përhershëm të mburojës bërthamore të vendit", tha Kim. Raporti nuk jep kurrfarë informacione të sakta për atë se ku është objekti që e vizitoi Kim, as për atë se kur ka ndodhur vizita.

Uashington - Shumica e banorëve të Grenlandës janë kundër shkëputjes nga Danimarka dhe bashkimit me SHBA-në, sipas sondazhit më të ri të zbaruar nga Varian, të porositur nga gazeta daneze "Berglinske" dhe gazetës së Grenlandës "Sercimuk". Kjo është goditje për presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, i cili menjëherë pas marrjes së detyrës më20 janar, i intensifikoi përpjekjet për vendosjen e Grenlandës nëm administrimin amerikan. Sipas rezultateve të anketës, 85 për qind e popullatës së territorit të pavarur arktik nuk dëshiron që të jetë pjesë e SHBA-së. Rreth gjashtë për qind kanë thënë se prefeojnë të jenë me Amerikën sesa me Danimarkën, ndërsa nëntë për qind janë të pavendosur.

Uashington - Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht kërkesën e presidentit amerikan Donald Tramp për ndalimin e programeve të ndihmës financiare të qeverisë, ndërsa administrata e tij kryen një rishikim për t'u siguruar që paratë të lëshohen në përputhje me prioritetet e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe urdhra ekzekutivë për të ndërprerë programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes. Grantet janë jetike për qeveritë vendore, shkollat ​​dhe organizatat jofitimprurëse. Zyrtarët qeveritarë thanë se pagesa e mjeteve do të pezullohej ndërsa një rishikim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse shpenzimet janë në përputhje me urdhrat e fundit ekzekutiv të Trampit. Pak përpara se ngrirja e financimit të hynte në fuqi dje pasdite, gjyqtarja Loren Alihan urdhëroi që fondet për programet në vazhdim të vazhdojnë të paguhen deri më 3 shkurt. Urdhri është lëshuar në lidhje me një padi të organizatave joqeveritare.

Nju-Jork - Nga e hëna në mëngjes deri të martën pasdite në pjesën veriore të Rripit të Gazës janë kthyer mbi 376.000 palestinezë, falë armëpushimit të brishtë mes Izraelit de lëvizjes palestineze Hamas, kumtoi agjencia e KB-së për çështje humanitare. Burrat përbëjnë gjysmën e populaltës, ndërsa gratë dhe fëmijët, nga një të katërtën, kumtoi agjencia e KB-së, duke iu referuar të dhënave të grupit të punës i cili i sistemoi përfaqësuesit e vet në pjesë të ndryshme të territorit. Gratë shtatzëna dhe lehonat, të moshuarit, invalidët, të sëmurët kronik dhe ata të cilëve u nevojitet ndihmë urgjente mjekësore, si dhe të miturit pa shoqërues janë mes grupeve kryesore të ndjeshme mes të zhvendosurve të cilët në këmbë u nisën në këtë udhëtim të vështirë, kumtoi agjencia.

Kiev  - Ukraina mbrëmë me dronë ka sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në Rusinë perëndimore, raportuan autoritetet ruse. "Rrënojat e ndërtesës së shkatërruar shkaktuan zjarr në objektin industrial të qytetit Kstovo", shënoi në Telegram Gleb Nikitin, guvernator i rajonit Nizhegorska, i cili gjendet në lindje të Moskës. "Sipas të dhënave të fundit, nuk ka viktima", shtoi Nikitin, pa dhënë detaje plotësuese. Sipas "Baza" - kanal informativ në Telegram i afërt me shërbimet ruse të sigurisë, në Kstovo digjet rafineria e naftës.

Kiev - Presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga bisedimet për dhënien fund të luftës në Ukrainë, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. "Sot Putini edhe një herë konfirmoi se ka frikë nga bisedimet, se ka frikë nga liderë të fuqishëm dhe se bën gjithçka që ta vazhdojë luftën", shkroi Zelenski në platformën X, pasi që presidenti rus i ka përjashtuar si mundësi bisedimet e drejpërdrejta me kolegun e tij ukrainas. Putini paraprakisht sot deklaroi se konflikti në Ukrainë do të përfundojë në afat prej "dy muaj ose më pak" pa ndihmën ushtarake nga aleatët perëndimore për të. Ukraina momentalisht druan nga ulja drastike e ndihmës amerilkane me kthimin e Donald Trampit në pushtet.

Prajagraj  - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën gjatë natës në Prajagraj, në veri të Indisë, gjatë një stamepdoje në Kumb Mela, një pelegrinazh masiv hindu. Shumë pelegrinë janë lënduar në aksident, disa rëndë dhe janë shtruar në spital, deklaroi një nga mjekët në spitalin Svarop Rani Nehru në Prajagraj, ku viktimat janë evakuuar.  Autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë nuk kanë publikuar ende raport për stampedon.  Kumb Mela konsiderohet tubimi më i madh fetar në botë, ku marrin pjesë miliona besimtarë hindu nga e gjithë India për t'u larë në lumenjtë e shenjtë Gang dhe Jamuna.

Shkup  - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa e konsideron ekipin e tij si një prej favoritëve për Ligën e kampionëve. Reali sonte prej orës 21 do të jetë mysafir tek Bresti në xhiron e fundit të grupit fazor të kampionatit elitar në futboll. "Jemi të aftë t'i fitojmë ekipet më të fuqishme në Evropë. Do të jetë vështirë të hyhet në top 8, por megjithatë jemi favoritë. Ka edhe shumë ndeshje para nesh. Do të fitojmë sonte, e më pas kahëzohemi drejt sfidave të ardhshme", theksoi Kurtoa. Reali është në vendin e 16-të me 12 pika, përderisa Bresti është i 13-to me 13 pikë.

QËNDRONI TË LIDHUR