• e enjte, 30 janar 2025
MIA Flesh

20:00/29 janar/2025

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë të jashtëm, emrat e të cilëve janë bërë të ditur publikisht. Mes tyre janë edhe ish zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ish ministri i Financave Zoran Stavreski dhe ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.

Shkup- Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme e konstatoi propozim vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë  për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në listën e kandidatëve për anëtarë të këtij trupi rregullator janë: Viktor Pavlovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski, i diplomuar për art filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Gjurovski, montazher i diplomuar i filmit dhe TV nga Shkupi. Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzivolli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër e komunikologjisë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri. Gashi, siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, e uroi ambasadorin Palminteri për funksionin e ri ambasador dhe i uroi mandat të suksesshëm, duke theksuar se dy vendet vitin e kaluar shënuan 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të cilat karakterizohen si marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe miqësore, me dialog aktiv politik dhe bashkëpunim dinamik. 

Shkup- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me përkrahje për iniciativën e paralajmëruar për bojkot të premten për tregti në markete. Në rrjetin sociale "Fejsbuk", Durmishi thotë se kjo është e drejtë qytetare e konsumatorëve dhe se ata kanë të drejtë vetë të vendosin si dhe ku do t'i shpenzojnë paratë e tyre.

Shkup- Çështja për lidhjen hekurudhure mes Shkupit dhe Prishtinës, si dhe ndërtimi i stacionit të përbashkët hekurudhor, i cili do t'i lehtësojë procedurat kufitare në pjesën e transportit të mallërave dhe udhëtarëve është hapur gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, zëvendës ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli dhe drejtorit të NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski. 

Shkup- Me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i  projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane, njoftuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Shtohet se në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Shkup- Dy ilaçe prej atyre që mungonin, arritën në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO) në Shkup, pacientët informohen se mund ta marrin terapinë e nevojshme, konfirmoi për MIA-n drejtori Igor Stojkovski. Drejtori tha se nga java e ardhshme do të disponojnë me mjetet e reja buxhetore, me çka do të sigurohet terapi për pacientët në klinikë deri nga fundi i këtij viti. Nëse ka nevojë për financa shtesë, ai shtoi se Fondi për sigurim shëndetësor do t'u ndihmojë.

Shkup- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar sot disa institucione sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve në Komunën e Gostivarit. Së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani e vizituan Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle” me qëllim të dhurimit të pakove humanitare nga organizata qytetare ADRA.

Shkup-  Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme miratoi Planin financiar për ndarjen e mjeteve për vitin 2025. Në seancë është miratuar edhe Vendimi për maksimumin e arkës dhe Planin vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike në vitin 2025.

Shkup- Në mediat e shtypura sot është shpallur thirrje për zgjedhjen e koncensionerit për kompleksin “Fshati i Maqedonisë”, i cili gjendet në shpatet e Vodnos, në afërsi të fshatit Nerez, me qëllim që kompleksi përsëri të fillojë të punojë dhe u kthye në hartën turistike dhe kulturore të Maqedonisë, informon Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP). 

Prishtinë- Nga sot Italia dhe Kosova kanë filluar njohjen reciproke të patentë shoferëve, njofton redaksia shqipe e Radio Evropa e Lirë, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Sipas komunikatës së ministrisë, hyrja në fuqi e marrëveshjes është “një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali”.

Ankara- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot kumtoi se janë arrestuar 28 persona në lidhje me zjarrin në hotelin "Grand Kartal" në ski-qendrën Kartalkaja, transmeton TRT-Haber. Mes të arrestuarve është edhe pronari i hotelit dhe 18 persona të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.

Ankara- Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja deklaroi sot se mbi 81.000 sirianë janë kthyer në atdheun e tyre nga Turqia pas rënies së regjimit të Bashar Asad, informoi televizioni turk Si-En-En-Turk. “Nga 9 dhjetori e deri më tani në vendin e tyre janë kthyer 81.576 shtetas sirianë. Nga viti 2017, e deri më tani, në Siri janë kthyer 821.529 sirianë”, saktëson Jerlikaja. 

Bruksel- Komisioni Evropian sot prezantoi "Busullën e konkurrencës", si iniciativë që ofron kornizë strategjike dhe të qartë për punën e saj dhe që do t'i hapë rrugën Evropës të bëhet vend ku inovohen, prodhojnë dhe shesin teknologji të reja, shërbime dhe produkte të pastra dhe të jetë kontinenti i parë neutral ndaj klimës. "Evropa ka gjithçka që i nevojitet për të pasur sukses në garën për kreun, por në të njëjtën kohë ne duhet të kapërcejmë dobësitë tona për të kthyer konkurrencën", tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen gjatë prezantimit të sotëm të "Busullës së konkurrencës".

Bruksel- Bashkimi Evropian dhe Jordania sot në Bruksel kanë nënshkruar Marrëveshje për partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës, i cili synën të promovojë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë jordaneze përmes tërheqjes së investimeve në sektorët kyç, duke përfshirë teknologjinë digjitale, energjinë e gjelbër, turizmin e qëndrueshëm, minierat, farmacinë dhe prodhimin e plehrave.

Tel Aviv- Në këmbim të kthimit të tre pengjeve civilë nesër, Izraeli do të lirojë 110 të burgosur palestinezë, 33 prej të cilëve janë në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm për sulme vdekjeprurëse. Izraeli nuk liron të burgosurit në këmbim të lirimit të pesë pengjeve tajlandeze, pasi ai lirim është nën marrëveshje të veçantë midis Hamasit dhe qeverisë tajlandeze, transmeton Tajms of Izrael.

Uashington- Egjipti nuk do të marrë pjesë në shpërnguljen e palestinezëve, që do të ishte "akt i padrejtësisë", deklaroi sot presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi. Ai potencoi se Kajro do të punojë me presidentin amerikan Donald Tramp për t'u arritur paqeja mes Izraelit dhe palestinezëve në bazë të zgjidhjes me dy shtete.

 

QËNDRONI TË LIDHUR