• e enjte, 30 janar 2025
MIA FLESH

12:00/30 janar 2025

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Një vajzë njëzet e dy vjeçare ka humbur jetën pasi mbrëmë në bulevardin "Arradhat partizane" në Shkup në të ka goditur një makinë e tipit "pezho" drejtuar nga një 20-vjeçar. Pas aksidentit është kryer mbikëqyrje, drejtuesi i automjetit është ndaluar, ndërsa është lëshuar urdhër për sigurimin e pamjeve video të lokacionit.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Dobësi në menaxhim me medikamentet për sëmundje të rralla, menaxhim financiar dhe mungesë të efikasitetit në realizimin e shërbimeve shëndetësore të kontraktuara janë konstatuar me revizionin e Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) në ISHP-së Klinika Universitare për Dermatologji. "Është shprehur një mendim i pavolitshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloret ligjore përkatëse për vitin 2023 për llogarinë e mjeteve të fondit 737, ndërsa  për llogarinë për të ardhura personale 531 është shprehur mendim pa rezervë në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendim me rezervë për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloret ligjore përkatëse për vitin 2023", qëndron në kumtesë. 

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 0 gradë Celsius, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Berovë dhe Llazaropole, 4 në Kriva Pallankë, Pretor, Krushevë, 5 gradë në Manastir dhe Prilep, 6 në Tetovë, Ohër, Dibër, Kumanovë, Veles dhe Kavadar, 7 gradë në Vinicë dhe Strumicë, 8 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe 10 gradë në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Inspektoratët do të vazhdojnë të punojnë si organ në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari vetanake buxhetore. Nuk do të mund të zbatojnë në mënyrë të pavarur procedura për furnizime publike dhe punësime, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës së punonjësve.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Asambleja studentore univeristare pranë USHCM (ASU-USHCM) konsideron se futja e shpenzimeve shtesë për resurse materiale dhe onlajn në disa fakultete nuk duhet të jetë në ngarkesë të studentëve. Në komunikatën e sotme theksohet se do të kërkohet takim urgjent me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska me qëllim që në afat sa më të shpejtë, shpenzimet shtesë të kompensohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është parashikuar konform Ligjit.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza. Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij.

Kiev, 30 janar 2025 (MIA) -  Luftëtarë amerikanë vriten në Ukrainë në numër gjithnjë e më të madh, ndërsa më shumë se 20 amerikanë rezultojnë të zhdukur në linjat ukrainase të frontit, tregoi hulumtimi i zbatuar nga CNN. Sipas këtyre të dhënave, trupat e të paktën pesë vullnetarëve amerikanë, të cilët kanë luftuar në anën e Ukrainës, nuk kanë mundur të nxirren nga fushëbeteja pasi që janë vrarë në gjashtë muajt e fundit.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Shefi i shërbimit zjarrfikës të Uashingtonit dhe shërbimit për raste urgjente, Xhon A.Doneli i Vjetri deklaroi se të gjitha përpjekjet në kuadër të gjurmimit për të mbijetuarit e fatkeqësisë ajrore në afëris të Uashingtonit, kur u ndeshën një helikopter ushtarak dhe një aeriplan udhëtarësh, janë kahëzuar drejt lumit Potomak dhe se kushtet janë të rënda për shkak të thellësisë dhe ftohtësisë së ujit, si dhe për shkak të erës.

Tel-Aiv, 30 janar 2025 (MIA) - Pengu izraelit, pjesëtare e IDF-së, Agam Berger pak më parë iu dorëzua Kryqit të Kuq nga persona të armatosur të maskuar në Rripin e Gazës, mund të shihej në transmetimin e drejtpërdrejtë nga Gaza, lajmëroi DPA.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp shfaqi bindje se përplasja mes helikopterit të armatës amerikane dhe aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë "Amerikan erllajns" ka mundur dhe është dashur të parandalohet. "Aeroplani ishte në linjë perfekte dhe rutinore për qasje drejt aeroportit. Helikopteri gjatë kohë lëvizte drejt aeroplanit. Ishte NATË E KTHJELLËT, dritst në aeroplan ishin të ndezura, përse helikopteri nuk u ngjit lartë apo nuk shkoi poshtë, apo të kthente, përse Kulla e kotnrollit nuk i tha helikoterit çfarë të bëjë, në vend se ta pyesë nëse e kanë parë aeroplanin. Kjo është situatë e keqe që duhej të parandalohej", shkroi presidenti amerikan në rrjetin social "Truth Social".

Uashington, 30 ijanar 2025 (MIA) - Zyra buxhetore e presidentit amerikan Donald Tramp mbrëmë e ka tërhequr urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e finacimit të granteve federale në Amerikë - vetëm dy ditë pasi që u mbjell konfuzion në mbarë vendin dhe ka ngritu padi, njoftuan dy persona të njoftuar për vendimin.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Administrata e presidentit ameirkan, Donald Tramp i urhdëroi agjencitë federale amerikane t'i fshijnë referencat për "ideologji gjinore" nga marrëveshjet, përshkrimet e vendeve të punës dhe profilet në rrjetet sociale në pajtim me urdhrin ekzekutiv me të cilin qeveria detyrohet të njohë vetëm dy gjini. Në memorandumin e dërguar nga Zyra e SHBA-së për menaxhim me personelin kërkohet të zbatohet urdhri i Trampit me të cilin nga agjencitë federale kërkohet të "njohin se gratë janë gra biologjike, ndërsa burrat janë burra biologjik".

Moskë, 30 janar 2025 (MIA) - Patinatistët dhe trajnerët  artistikë rusë Evgenija Shishkova dhe Vadim Naumov kanë qenë në aeroplanin e Amerikan erlajns, i cili u rrëzua në afërsi të Aeroportit Kombëtar Regan të Uashingtonit, njoftoi Tass. Shishkova dhe Naumov, të cilët janë të martuar që nga viti 1995, fituan titullin botëror të patinazhit artistik në vitin 1994.

Tel-Aviv, 30 janar 2025 (MIA) - Sot ka hyrë në fuqi vendimi i autoriteteve izraelite për ndalesën e punës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA) në territorin e Jerusalemit Lindor dhe Izraelit. Ndalesa, të cilën parlamenti izraelit e miratoi para tre muajve, ka hyrë në fuqi pasi që Gjykata Supreme e Izraelit e refuzoi kërkesën për suspendimin e ndalesës, shlruan Skaj njuz.

QËNDRONI TË LIDHUR