• e enjte, 30 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/30 janar/2025

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 32-të plenare, në të cilën, në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Mbledhjet për pyetje të deputetëve mbahen të enjten e fundit të muajit, ndërkaq sipas praktikës së deritanishme, të parët për parashtrim të pyetjeve për kryeminsitrin dhe ministrat janë deputetët nga opozita. Në pauzë, pritet të mbahet vazhdimi i mbledhjes së 33-të dhe të votohet për ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Paraprakisht, paradite kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do ta mbajë brifingun e rregullt me gazetarë. 

Shkup  - Shoqata e gjyqtarëve në bahskëpunim me Koalicionin "Të gjithë për një gjykim të drejtë" sot do t'i prezantojë rezultatet nga Anketa për kënaqësinë e shfrytëzuesve të shërbimeve gjyqësore, të zbatuar në dhjetor të vitit 2024. Siç njoftuan nga Shoqata e gjyqtarëve, në ngjarjen që do të mbahet në ora 13 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, krahas prezantimit të rezultateve nga anketa, do të psojë edhe një diskutim për rezultatet dhe aktivitetet e ardhshme të SHGJRMV në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin joqeveritar në vend.

 Shkup  - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do të mbajë fjalim në konsultimin e parë kombëtar për reformën në sektorin spitalor në shtet. Siç sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, organizohet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Shkup - Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot me fillim prej orës 14 në hapësirat e Klubit të gazetarëve në Shkup do t'i ndajë çmimet për gazetari për vitin 2024 në temën "Përballja me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Në ngjarje do të flasin kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Gregorian dhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, si dhe gazetarët e shpërblyer dhe prëfaqësues të komisionit për vitin 2024.

Shkup  - Për shkak të mjegullës, sot në mëngjes dukshmëri të ulur prej 50 deri 100 metra ka në Dellçevë dhe në Strumicë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matir, ndërsa në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup  - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore, ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 10 deri në 14 gradë. 

Paris  - Pesë skijatorë kanë humbur jetën në dy orteqe të ndara në Alpet franceze, publikuan mbrëmë mediat lokale. Në rajonin Savoa në Alpet franceze, katër skijatorë norvegjezë i kanë humbur jetën në zonën Val-Senis, bënë të ditur mediar francete, duke cituar prefekturën lokale. Grupi prej shtatë skijatorëve kanë dalë nga shtregu kur është përplasur me një ortek të madh dhe ka marrë me vete katër prej tyre. Tre trupa janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, ndërsa një grua e cila është dërguar me helikopter në spitalin në Grenobël, ka ndërruar jetë pak më vonë.

Uashington  - Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef deklaroi se modeli i Maqedonisë mund të shfrytëzohet për tejkalimin e krizës politike në Serbi dhe se SHBA-ja apo Bashkimi Evropian apo anëtare individuale të tij mund të ndërmjetësojnë në negociatat mes qeverisë dhe opozitës. Xhozef, ligjërues në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, mbrëmë për televizionin N1 deklaroi se ka shembull relevant nga Maqedonia e Veriut, kur para 10 viteve pati demonstrata të mëdha kundër kryeminsitrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje njoftoi se në Gjirin e Guantanamos do të përgatitet një objekt për 30.000 emigrantë, i cili do të menaxhohet nga Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Baza detare e SHBA-së në atë gji në Kubë tashmë strehon një strukturë emigrantësh që është përdorur me ndërprerje për dekada, duke përfshirë edhe për strehimin e haitianëve dhe kubanëve të shpëtuar në det.

 Uashington  - Autoritetet në kryeqytetin amerikan po kryejnë hetim pasi që mbrëmë në ajër u ndeshën një aeroplan i vogël udhëtarësh i kompanisë "Amerikan Erllajns" dhe një helikopter ushtarak. Përplasja ndodhi në afërsi të aeroportit kryesor në Uashington, ndërsa pjesë të mjeteve fluturiese ranë në lumin Potomak, lajmëruan mediumet amerikane. Merret vesh se në aeroplanin e udhëtarëve Bombardier CRJ70 ka pasur 60 udhëtarë.

Ramallah - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit në pjesën veriore të Bregut perëndimor, njoftuan autoritetet palestineze, transmeton DPA. Ushtria izraelite ka njoftuar se ka qëlluar një grup burrash të armatosur me aeroplan në qytetin Tamun në Bregun Perëndimor, por nuk dha më shumë hollësi. Sipas raporteve palestineze, fluturakja izraelite pa pilot ka hedhur tre predha drejt një shtëpie. Ministria izraelite e Shëndetësisë në Ramallah ka njoftuar për 10 raste të vdekjes, ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe ka njoftuar se disa të tjerë janë të plagosur, nga të cilët disa jan në gjendje kritike.

QËNDRONI TË LIDHUR