• e premte, 31 janar 2025
MIA Flesh

30 janar/15:00/2025

Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini. Ai tha se mund të caktojë një deputet për të thirrur seancat e Komisionit. "Sa i takon Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, ju referoj në Rregulloren, neni 126 dhe 114 i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, kryetari do të konstatojë, do të thërrasë një deputet që të thirrë seancat për ligje të caktuara në ato fusha", ka thënë Gashi.

Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në brifingun me gazetarë informoi se është thuajse gati ligji special që do të ndalojë ndërtimin e një garazhi në kate në hapësirë ​​afariste në lokacionin prapa Kuvendit. Me ligjin e veçantë pritet që zona përreth Parlamentit të shpallet si zonë sigurie. “Vëmendje më e madhe në përgatitjen e ligjit i është kushtuar mënyrës se si do të kompensohet pronari i tokës, sepse bëhet fjalë për pronë private dhe ligji duhet të jetë konform me Kushtetutën”, ka thënë Gashi.

Shkup-  Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka vlerësuar se shtëpia ligjvënëse nuk ka kontribuar në partizimin e diplomacisë  me  votimin e interpretimit autentik të Ligjit për Punë të Jashtme. "Nuk jam dakord. Nuk e ndaj atë mendim. Megjithatë, por duhet ta dini se atë që Kuvendi e miraton, ajo që shumica e deputetëve e miratojnë, është vullneti i qytetarëve. Kualifikimet mund të jenë subjektive ose objektive, por megjithatë duhet të biem dakord që në një moment të caktuar në shtet  ka shumicë politike që është legjitime dhe e ligjshme dhe merr vendimet në interes të qytetarëve. Natyrisht, ata të zgjedhur janë zgjedhur pikërisht për t'i votuar dhe për t'i marrë vendime në interes të qytetarëve", tha Gashi në një deklaratë  pas brifingut me mediat. 

Shkup- VMRO-DPMNE-ja e pranoi iniciativën e sotme të partive opozitare LSDM dhe E Majta për konvokimin e debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të bisedohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit. "E pranojmë iniciativën e tyre të përbashkët për debat mbikëqyrës për cilësinë e ajrit. Të dy partitë janë në koalicion po ashtu edhe me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njëra në koalicion formal, tjetra në joformal, kanë ndarë disa vende drejtorësh. Vlerësojmë se janë bërë kushte dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka çka është bërë dhe gjithçka që nuk është bërë në vitet e kaluara në sferën e ajrit ambiental", tha në konferencën e sotme për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.

Shkup- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se do të vazhdojnë aksionet me qëllim të zbulimit të keqpërdorimeve të mundshme nga punonjësit shëndetësorë. Ai u pyet në lidhje me arrestimin e një mjeku në Manastir dhe se si në rrjetet sociale po shpërndahet se po abuzohet aktivitet shtesë, para së gjithash në degët e kirurgjisë, ku edhe pacientët të sëmurë rëndë me kancer nuk operohen në termin të rregullt, por "ofrohet një opsion nëse duan të bëjnë operacion më shpejt, të vijnë pas dy-tre ditëve pasdite dhe do të paguajnë privatisht".

Shkup- Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt takim për koordinimin e ndihmës së donatorëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, misioneve diplomatike dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të efikasitetit të shpërndarjes së mjeteve të donatorëve për mbështetjen e Agjendës Reformuese dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, siç bëri të dirur MÇE, theksoi se me transformimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Ministri për Çështje Evropiane, institucioni mori rol më të zgjeruar. 

Shkup- Deputetë të partive opozitare LSDM dhe E Majta inicojnë nismë për thirrje të Debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të diskutohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit. Siç theksoi para mediumeve deputeti Oliver Spasovski nga LSDM, ajo nismë del nga, siç tha, rezultatet e dobëta për cilësinë e ajrit.

Manastir- Prokuroria Publike ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për kirurgun M.S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik – Manastir. Siç është bërë e ditur, M.S. ishte arrestuar për shkak të marrjes së ryshfetit prej 150 eurove në Spitalin Klinik të Manastirit, rast i regjistruar nga SPB Manastir më 28 janar në hapësirat e spitalit në Manastir. 

Shkup- Mungesë e punonjësve shëndetësor, veçanërisht në zonat e specializuara, shumë spitale në vend nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për të ofruar shërbime moderne shëndetësore, pajisje të vjetruara, ndërsa aty ku ka pajisje, nuk ka staf për ta përdorur atë. Këto janë vetëm disa nga gjetjet e misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për hulumtimin e sektorit spitalor në Maqedoninë e Veriut të kryer në mars të vitit 2024. Gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga ekspertët u prezantuan sot në Shkup nga dr. Jana Marin, konsulente e OBSH-së.

Amsterdam- Hetuesit ndërkombëtarë kanë arrestuar 418 të dyshuar në kuadër të operacionit për trafikimin e barnave false dhe substancave të paligjshme në 30 shtete, kumtoi sot Europoli, trup për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian. Më shumë se 400.000 pako me "produkte farmaceutike jolegale", pothuajse 175.000 ampula dhe mbi 4.5 milionë tableta u sekuestruan gjatë bastisjeve të kryera midis muajit prill dhe nëntor të vitit të kaluar, theksohet në kumtesën e Europolit.

Paris- Liderja e ekstremit të djathtë të Francës, Marin Le Pen sot deklaroi se Franca duhet të ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj vendeve që refuzojnë të pranojnë të dëbuarit, duke përmendur si shembull presidentin amerikan Donald Tramp dhe presionin e tij ndaj Kolumbisë që të pranojë deportimet. Mediat britanike transmetojnë se Le Pen ka theksuar se Franca duhet të ndërmarrë masa të ngjashme ndaj Algjerisë, siç bëri Trampi ndaj Kolumbisë.

Bruksel- Njëzet e tre anëtare të BE-së, të cilat gjithashtu janë pjesë e NATO-s, me siguri do të pajtohen që t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje mbi qëllimet aktuale prej dy për qind të BPV-së në samitin e Aleancës në qershor, që do të vendosë nivel të ri të shpenzimeve, tha kryeari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta.

Uashington- Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomak në afërsi të Uashingtonit pas fatkeqësisë në të cilën një aeroplan udhëtarësh u ndesh me një helikopter ushtarak, lajmëruan mediumet lokale. Zhytësit gjetën edhe njërën prej dy kutive të zeza të aeroplanit. Helikopteri ishte përmbysur, por duket sikur është pothuajse i paprekur.

Torino-  Mesfushori i Lajpcigut, Elif Elmas i është bashkuar Torinos në formë huazimi, bën të ditur klubi i Serisë A. Kontrata vlen deri në fund të sezonit 2024/25. Ekziston edhe opsioni i blerjes. Njëzet e pesë vjeçari nga Maqedonia iu bashkua Lajpcigut në janar të vitit të kaluar. Ai per ekipin gjerman luajti 22 ndeshje, duke shënuar një asistim.

QËNDRONI TË LIDHUR