• e premte, 27 shtator 2024

Irani ekzekutoi dy burra të dënuar për vrasje të një polici

Irani ekzekutoi dy burra të dënuar për vrasje të një polici

Teheran, 13 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet iraniane ekzekutuan dy burra të dënuar për vrasje të një polici në provincën Isfahan. 

Zyrtari në gjykatën në Isfahan, Mesud Mesudifer, tha se dy burra, Kaidi Neseb dhe Muhamedi Beram, ishin shpallur fajtorë për vrasjen e policit Ehsan Nasiri në rajoni Lenjan në Isfahan në nëntor të vitit 2021. 

Ai tha se të dënuarit edhe më parë ishin të njohur për policinë për vjedhje dhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike. 

Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) në raport bën të ditur se vitin e kaluar Irani e ka rritur numrin e ekzekutimeve për 75 për qind në krahasim me një vit më parë. 

IDNJ dhe organizata parisiene "Bashkë kundër dënimit me vdekje" vlerësojnë se në vitin 2022 në Iran ishin kryer 582 ekzekutime, që është numri më i madh që nga viti 2015. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR