Janë arrestuar 343 persona në protestat në Turqi
- Autoritetet turke arrestuan 343 persona në protestat që u mbajtën mbrëmë në disa qytete në Turqi për shkak të arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, rival kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, transmeton DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:20, 22 mars, 2025

Ankara, 22 mars 2025 (MIA) - Autoritetet turke arrestuan 343 persona në protestat që u mbajtën mbrëmë në disa qytete në Turqi për shkak të arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, rival kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, transmeton DPA.
Demonstrata u mbajtën në dhjetëra qytete, prëfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara.
Ministria turke e Punëve të Brendshme kumtoi se arrestimet janë kryer për të parandaluar "prishje të rendit publik" dhe paralajmëroi se autoritetet nuk do të tolerojnë "kaos dhe provokime".
Dhjetëra mijë turq marrin pjesë në demonstrata kryesisht të qeta, që nga e mërkura, kur Imamogllu u arestua nën akuzën për korrupsion dhe ndihmë grupit terrorist, së bashku me 103 të dyshuar të tjerë.
Imamogllu konsiderohet edhe kandidat i sigurt i partisë kryesore opozitare popullore republikane (CHP) për zgjedhjet presidenciale në vitin 2028.
CHP mohoi çfarëdo lloj keqpërdorimesh nga Imamogllu dhe rastin e vlerësoi si të motivuar politikisht, duke bërë thorrje për protesta të qeta edhe përkundër ndalesës së autoriteteve për mbajtje të tubimeve publike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja dhe ministri i Drejtësisë, Jillmaz Tunç e dënuan thirrjen për protesta dhe e përshkruan si të "papërgjegjshme". Jerlikaja i akuzoi demonstruesit se dëshirojnë ta "prishin rendin publik dhe të shkaktojnë kaos".
Imamogllu, ndërkaq i lavdëroi protestat për të cilat tha se janë të kahëzuara drejt mbrojtjes së "demokracisë". Pritet që ai sot të dëshmojë në policinë në Stamboll ku po mbahet nga e mërkura, ndërsa më pas do të nxirret para gjykatës.
Nëse Imamogllu dënohet për terrorizëm, ligji turk i lejon autoritetet ta zëvendësojnë vendin e prefektit me funksionar të vetin. ab/
Foto: ЕPА