• e shtunë, 22 mars 2025

Vitkof: Krimeja dhe katër rajonet nën kontrollin rus problemi kryesor në bisedimet për Ukrainën

Vitkof: Krimeja dhe katër rajonet nën kontrollin rus problemi kryesor në bisedimet për Ukrainën

Uashington, 22 mars 2025 (MI) - Problemi kyç për zgjidhjen e luftës në Ukrainë është statusi i rajoneve nën kontrollin e Rusisë, deklaroi përfaqësuesi special i presidentit amerikan Stiven Vitkof në një intervistë për gazetarin Taker Karlson.

Viktov, i cili pçaradokohe është takuar me presidentin rius Vladimir Putin, tha se qëllimi përfundimtar i fazës aktuale nga marrëdhëniet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës është që të arrihet armëpushim tridhjetëditor gjatë të cilit palët do të bisedojnë për mundësinë për armëpushim të plotë të armiqësive.

"Mendoj se problemi më i madh në këtë konflikt janë katër rajonet e ashtuquajtura: Donbas, Krime, Lugansk dhe dy rajone tjera. Këto janë rajonale, në të cilat fliet gjuha ruse, atje janë mbajtrur referendume, në të cilat shumica e njerëzve shprehën dëshirë që të jenë nën pushtetin rus. Mendoj se kjo është çështje kyçe në konflikt", vlerësoi Vitkof. 

Ai shtoi se kjo është pikë kyçe në konfliktin dhe se ka diskutim pozitiv dhe konstruktiv, edhe pse ky problem evitohet shpesh.

"Në Ukrainë ka probleme kushtetuese lidhur me lëshimet territoriale. Rusia de fakto i kontrollon këto territore. Çështja është nëse bota do t'i njohë këto territore si ruse? Nëse Zelenski do të mbijetojë politikisht nëse i njeh? Kjo është pyetja qendrore në konflikt. Ndër të tjera, nëse arrihet marrëveshje paqesore, Ukraina nuk mund të konsiderojë nëse atë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe mendoj se udhëheqësia në Kiev në masë të madh e pranon këtë fakt", tha Vitkof.

Ai gjithashtu theksoi se Zelenski është në një pozitë shumë të vështirë, duke u përballur me një vend të madh që posedon armë bërthamore dhe popullsia e të cilit është katër herë më e madhe se ajo e Ukrainës. Sipas tij, ky është momenti më i mirë që Zelenski të finalizojë marrëveshjen e paqes, e cila mund të zbatohet me ndihmën e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Vitkov gjithashtu theksoi se SHBA-së janë për mbajtje të zgjedhjeve në Ukrainë deri në fund të vitit 2025, veçanërisht nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Krimea u bë pjesë e Rusisë pas rezultateve të një referendumi në 2014, dhe rajonet Donjceku, Lugansk, Herson dhe Zaporozhje në viti 2022. Ukraina nuk i njeh ata si rusë. Moska po kërkon njohjen e këtyre territoreve si pjesë e Rusisë në nivel ndërkombëtar për të filluar procesin e paqes. mb/

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR