Trampi e hoqi mbrojtjen shtetërore për Kamalla Haris dhe Hilari Klinton
- Presidenti amerikan, Donalld Tramp e hoqi mbrojtjen nga siguria shtetërore për kundërkandidatet në dy fushatat zgjedhore presidenciale që i fitoi - ish-nënpresidenten amerikane Kamall Haris dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila ishte edhe ish-zonjë e parë, transmetojnë mediumet në SHBA.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:09, 22 mars, 2025

Uashington, 22 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp e hoqi mbrojtjen nga siguria shtetërore për kundërkandidatet në dy fushatat zgjedhore presidenciale që i fitoi - ish-nënpresidenten amerikane Kamall Haris dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila ishte edhe ish-zonjë e parë, transmetojnë mediumet në SHBA.
Tramp paraprakisht e anuloi qasjen drejt informatave të besueshme për ish-presidentin amerikan, Xho Bajden, si dhe të drejtën e mbrojtjes nga Shërbimi sekret për fëmijët e Bajdenit - Hanter dhe Eshli.
Tramp u përball me Hilari Klinton në fushatën presidenciale në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar garoi me Kamalla Haris, e cila e zëvendësoi Bajdenin si kandidate e Partisë demokratike në garën për president të SHBA-së. ab/
Fotо: МIА arkivi