Gjermania e hoqi frenimin detyrues për shkak të shpenzimeve të rritura për mbrojtje dhe ripërtëritje të infrastrukturës
- Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot i nënshkroi ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet rritja e kufirit të borxhit shtetëror për shkak të rritjes së shpenzimeve për mbrojtje dhe pakos financiare prej 500 miliardë eurove për nisma infrastrukturore dhe klimatike, kumtoi kabineti i tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:20, 22 mars, 2025

Berlin, 22 mars 2025 (MIA) - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot i nënshkroi ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet rritja e kufirit të borxhit shtetëror për shkak të rritjes së shpenzimeve për mbrojtje dhe pakos financiare prej 500 miliardë eurove për nisma infrastrukturore dhe klimatike, kumtoi kabineti i tij.
Kjo do të thotë se ndryshimet, të miratuara nga parlamenti paraprakisht këtë javë, e kaluan pengesën e fundit dhe do të hyjnë në fuqi pasi që të publikohen në Gazetën zyrtare federale, transmeton DPA.
Ky hap e relakson frenimin detyrues gjerman, i cili vendpsë kufizime të rrepta të shpenzimeve shtetërore, për mbrojtje, mbrojtje civile, zbulim dhe siguri kibernetike.
Të gjitha shpenzimet e tilla që tejkalojnë 1% të bruto prodhimit vendor (BPV) të Gjermanisë tani mund të financohen me detyrim të ri.
Plotësisht, duhet të formohet fond i posaçëm i liruar nga frenimi detyrues dhe të pçlotësohet me kredi deri 500 miliardë euro.
Fondi duhet të shfrytëzohet për financim të riparimit të infrastrukturës së vjetëruar gjermane, me 100 miliardë euro të ndara shteteve federale dhe edhe 100 miliardë euro dedikuar masave për mbrojtje të klimës dhe tranzicionit të gjelbër.
Lideri i CDU-së konservatore Fridrih Merc, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm gjerman, kërkoi votim të shpejtë të ndryshimeve ligjore nga parlamenti në largim, para se deputetët e sapozgjedhur ta marrin funksionin javën e ardhshme.
Merc dje e mbrojti këtë hap, duke e cekur nevojën për aksion të shpejtë në dritën e sfidave gjeopolitike dhe të sigurisë, përfshirë edhe luftën rrjedhëse në Ukrainë dhe ndryshimet në politikën amerikane. ab/
Foto: МIА arkivi