Dyzet e katër persona janë vrarë në një sulm në të Shtetit Islamik mbi një xhami në Niger
- Dyzet e katër persona janë vrarë në një sulm terrorist mbi një xhami në Niger, njoftuan sot autoritetet në vendin e Afrikës Perëndimore, njoftoi DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 17:03, 22 mars, 2025

Niamej, 22 mars 2025 (MIA) - Dyzet e katër persona janë vrarë në një sulm terrorist mbi një xhami në Niger, njoftuan sot autoritetet në vendin e Afrikës Perëndimore, njoftoi DPA.
Anëtarët e dyshuar të grupit të Shtetit Islamik në Saharanë e Madhe (ISGS) rrethuan ndërtesën gjatë namazit të së premtes përpara se të masakronin besimtarët, sipas Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin, Niamej.
Trembëdhjetë persona të tjerë janë plagosur në sulm, katër prej tyre në gjendje të rëndë, shtohet deklaratën e lexuar në televizionin shtetëror.
Sulmi ndodhi në Fambita në rajonin jugperëndimor Tilaberi në Niger, i cili kufizohet me Malin dhe Burkina Fason.
Qeveria kalimtare e udhëhequr nga ushtria shpalli tre ditë zie kombëtare. Më shumë se 99 për qind e rreth 28 milionë banorëve të Nigerit janë myslimanë.
Trekëndëshi kufitar midis tre vendeve është një bastion i grupeve terroriste islamike dhe konsiderohet si një nga rajonet më të rrezikshme në botë.
Dy ditë më parë, ushtria e Nigerit pohoi se kishte vrarë 45 anëtarë të ISGS.
Pas grushtit të shtetit të vitit 2023, vendi pezulloi bashkëpunimin ushtarak me shumicën e ish-partnerëve të tij kundër terrorizmit, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në.
Që atëherë, numri i viktimave të sulmeve terroriste është rritur sërish. mb/
Foto: EPA