Mijëra turq protestuan për shkak të arrestimit të prefektit të Stambollit
- Mijëra turq dolën mbrëmë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Turqisë, për të tretën natë me radhë, duke kërkuar nga autoritetet ta heqin paraburgimin për prefektin e Stambollit, Ekrem Imamogllu, transmeton DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:36, 22 mars, 2025

Stamboll/Ankara, 22 mars 2025 (MIA) - Mijëra turq dolën mbrëmë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Turqisë, për të tretën natë me radhë, duke kërkuar nga autoritetet ta heqin paraburgimin për prefektin e Stambollit, Ekrem Imamogllu, transmeton DPA.
Protesta pati në Stamboll, Ankara dhe Izmir edhe përkundër ndalesës për tubime publike, kumtuan mediumet lokale.
Në Stamboll njerëzit brohoritnin parulla si "Qeveri, dorëheqje!".
Policët përdorën gaz lotsjellës kundër demonstruesve të cilët deshën ta tejkalojnë bllokadën policore. Demonstrata për sonte janë paralajmëruar edhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ali jerlikaja në X kumtoi se janë arrestuar 97 demonstrues.
Protesta u mbajtën edhe në Ankara para selisë së Partisë kryesore opozitare popullore republikane (NRP).
Krahas simpatizantëve të NRP-së, në protestë morën pjesë edhe parti të tjera politike, mes të cilave partia prokurde DEM, Partia komuniste turke, Partia e punëtorëve, disa sindikata, si dhe të rinj - studentë dhe nxënës.
Pjesëmarrësit në protestë valëvitnin flamuj turq dhe brohoritnin sllogane antiqeveritare si "Ligj, drejtësi dhe drejtësi", "Dorëheqje e qeverisë".
Lideri i NRP-së, Ozgur Ozel paraprkisht bëri thirrje për protesta të qeta për shkak të arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu edhe përkundër ndalesës së autoriteteve.
Ndalesa për organizim zë tubimeve prej dje janë vendosur në Ankara dhe në Izmir. Paraprakisht ndalesa të këtilla ishin vendosur edhe në Stamboll.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të premten protestat i quajti "terror i rrugës" dhe e akuzoi partinë kryesore opozitare Popullore republikane (NRP) të Imamogllut se i ka shfrytëzuar hetimin dhe arrestimin si arsyetim për ta futur vendin në kaos.
"Nuk do të tolerojmë kurfarë prishje të rendit publik. Siç paraprakisht nuk i jemi përkulur terrorit të rrugës, ashtu edhe tnai nuk do t'i lëshojmë pe vandalizmit", tha Erdogan.
Ai e akuzoi edhe NRP-në, e cila është parti themeluese e Turqisë moderne, për korrupsion dhe nxitje të trazirave.
Gjykata fillimisht duhet t'i shqyrtojë akuzat për korrupsion dhe terrorizëm kundër Imamogllut dhe disa personave të tjerë.
Arrestimi i prefektit të mërkurën shkaktoi protesta në tërë vendin. Autoritetet u përgjigjën me masa të fuqishme sigurie dhe ndaluan tubime në qytetet më të mëdha, prëfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.
NRP përgatitej ta emërojë Imamogllun për kandidat të vetin presidencial të dielën kur u arrestua. NRP paralajmëroi se edhe karhas arrestimit, megjithatë do ta vazhdojë procedurën për zgjedhje të kandidatit presidencial. ab/
Foto: ЕPА