• e diel, 23 mars 2025

Hamasi e akuzoi Uashingtonin se e shtrembëron realitetin për ngjarjet në Rripin e Gazës

Hamasi e akuzoi Uashingtonin se e shtrembëron realitetin për ngjarjet në Rripin e Gazës

Gaza, 22 mars 2025 (MIA) - Hamasi e ka akuzuar SHBA-në për shtrembërimin e realitetit me pohimet e tyre se grupi palestinez "zgjodhi luftën" pasi që ndërprerja e armëpushimit dështoi të martën pas bombardimeve masive izraelite në Rripin e Gazës, pasuar nga një ofensivë nga forcat tokësore izraelite, transmeton BTA.

"Pohimet se Hamasi zgjodhi luftën në vend të lirimit të pengjeve është një shtrembërim i fakteve. Rezistenca palestineze ka ofruar iniciativa të qarta për një armëpushim dhe një shkëmbim gjithëpërfshirës të të burgosurve, tha grupi islamik, duke akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për "refuzimin e këtyre nismave" dhe "sabotimin e qëllimshëm të tyre për interesat e tij politike". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR