KE-ja propozon rol të përforcuar të Fronteksit në kthimin e emigrantëve ilegal
- Në letrën drejtuar liderëve të vendeve anëtare të BE-së kushtuar planeve për politikën e emigracionit të Unionit për periudhën 2025-2027, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen propozon përforcim të rolit të Agjencisë evropiane për kontroll kufitar dhe bregdetar (Fronteks) në procedurën për kthimin e emigrantëve ilegal nga blloku.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:55, 22 mars, 2025

Bruksel, 22 mars 2025 (MIA) - Në letrën drejtuar liderëve të vendeve anëtare të BE-së kushtuar planeve për politikën e emigracionit të Unionit për periudhën 2025-2027, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen propozon përforcim të rolit të Agjencisë evropiane për kontroll kufitar dhe bregdetar (Fronteks) në procedurën për kthimin e emigrantëve ilegal nga blloku.
Në letrën drejtuar liderëve në prag të Samitit të tyre të enjten, në të cilin një prej temave ishte edhe emigracioni, Fon der Lajen paralajmëron tre miliardë euro shtesë për zbatimin e Paktit të BE-së për emigracion dhe azil prej vitit 2025 deri në vitin 2027.
Letra vjen pas propozimit të javës së kalaur të Komisionit evropian për ndryshim të Direktivës së BE-së për kthim, me të cilat parashihet thejshtësimi dhe përshpejtimi i procedurave për deportim të emigrantëve, kërkesat e të cilëve për azil dhe qëndrim legal në BE do të refuzohen.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, dokumenti që Fon der Lajen ua dërgoi liderëve evropianë përmban edhe udhërrëfyes me data për reformim të Fronteksit, si dhe për përshpejtim të zbatimit të Paktit për emigracion dhe azil, që duhet të hyjë në fuqi nga mesi i vitit 2026. Në të parashihet në vitin 2026 të bëhet "rishqyrtimi i mandatit të Fronteksit", me qëllim që Agjencia të marrë autorizime për organizim të operacioneve për kthim të emigrantëve ilegal në bashkëpunim me vende të treta, si dhe zgjerim të rolit të saj në zbatimin e emigracionit ilegal.
Fronteksi është themeluar në vitin 2004, si përgjigje ndaj sfidave të shtuara në kontrollin e kufijve të ajshtëm të BE-së. Buxheti i Agjencisë vazhdimisht rritej gjatë viteve të kaluara, kështu që prej 143 milionë eurove në vitin 2015, vitin e kaluar arriti në 922 milionë euro.
Komisari evropian për punë të brendshme dhe emigracion Magnus Bruner kohë më parë paralajmëroi se element kyç i strategjisë së re të emigracionit të BE-së do të jetë krijimi i listës së "vendeve të sigurta të prejardhjes" së Unionit, të cilën Komisioni evropian pritet ta publikojë në javët në vijim, me siguri më së voni deri më 16 prill, dhe e cila plotësisht do të revidohet gjatë kohës.
Bëhet fjalë për listën e vendeve, për të cilat BE-ja do të konsiderojë se janë të sigurta që në to të kthehen personat të cilët qëndrojnë ilegalisht në ndonjërin prej vendeve të BE-së.
Koncepti për përpunimin e listës së "vendeve të sigurta" nuk është i ri, sepse ai për herë të parë ishte propozuar nga ish-kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker gjatë krizës së emigracionit në vitin 2015, por ai atëherë u hodh poshtë nga disa vende anëtare me vlerësimin se bëhet fjalë për propozim kundërthënës.
Parashihet koncepti i "vendeve të sigurta të prejardhjes" të mundësojë kërkuesit e azilit të dërgohen në shtete ku mund të marrin mbrojtje, në vend se të qëndrojnë në vendin në të cilin kanë aplikuar për status të azilantit.
Përndryshe, në letrën e Fon der Lajenit drejtuar liderëve ceket edhe se një pjesë nga tre miliardë eurot për implementimin e Paktit për emigracion dhe azil, do të dedikohen për vendet anëtare në të cilat qëndrojnë refugjatë nga Ukraina, të cilët kanë status të "personave nën mbrojtje të përkohshme".
Ky status ishte aktivizuar më 4 mars 2022 në periudhë prej një viti, pas çka u vazhdua dhe tani vlen deri më 4 mars të vitit 2026.
Foto: МIА Arkivi