• e shtunë, 22 mars 2025

Ukraina dhe Rusia kumtuan sulme të reja të ndërsjellta me dronë

Ukraina dhe Rusia kumtuan sulme të reja të ndërsjellta me dronë

Kiev/Moskë, 22 mars 2025 (MIA) - Ukraina dhe Rusia sot kumtuan për sulme të reja të ndërsjellta me dronë gjatë natës së kaluar.

Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform lajmëroi se forcat e armatosura ukrainase rrëzuan njëqind fluturake pa pilot të kahësuar drejt caqeve në Ukrainën jugore, veriore dhe qendrore.

Sulmet ruse me fluturake pa pilot filluan mbrëmë në orën 19 e 30 minuta sipas kohës lokale dhe zgjatën deri në mëngjes në orën 08:30. 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkaq, kumtoi se ka hasur 47 fluturake pa pilot gjatë natës mbi rajonet Voronezh, Bellgorod, Rostov, Vollgorod dhe Astrahan. Në sulmet ukrainase janë lënduar gjashtë persona.

Në Rostov nga sulmi me dron janë dëmtuar disa banesa dhe janë lënduar dy persona, deklaroi guvernatori rajonal, Jurij Sljusar.

Në Gorllovka, pjesë e Republikës së shkëputur popullore të Donjeckut në Ukrainën lindore, droni goditi një automjet zjarrfikës. Në sulm janë lënduar katër zjarrfikës, kumtoi Ministria ruse për gjendje të jashtëzakonshme.

Rusia dhe ukraina i prëforcuan sulmet ajrore përderisa presidenti amerikan, Donalld Tramp u bëri presion Moskës dhe Kievit të merern vesh për ndërprerje të zjarrit pas mbi tre viteve luftë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR