• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Guardiola: Sezoni është i gjatë, kemi për çfarë të luftojmë

Guardiola: Sezoni është i gjatë, kemi për çfarë të luftojmë

Mançester, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur për lëndimet dhe rezultatet e skuadrës së tij.

Dje “qytetarët” humbën si mysafir ndaj Liverpulit (0:2) në kuadër të xhiros së 13-të të Premier ligës. Mançester Siti humbi ndeshjen e pestë radhazi në ligë dhe është pa fitore në 7 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

"Nuk kishim stërvitje parasezonale dhe më pas kishim lëndime, por jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet të përballemi. Luftuam por nuk krijuam shumë raste. Si trajner, ulem këtu dhe mbroj atë që kemi arritur në të kaluarën për shkak të tyre (lojtarëve) dhe më shumë se kurrë dua t'i përqafoj dhe të jem pranë tyre. Duhet të ndryshojmë rezultatet dhe në momentin e duhur do të marrim vendim. Para ndeshjes thash se nuk jemi në gjendje të mendojmë për objektivat tona, por sezoni është i gjatë. Duhet të mendojmë për rezultate dhe kur të kthehen disa lojtarë do të jemi më të mirë dhe ndoshta do të fillojmë të besojmë në veten tonë. Kemi për çfarë të luftojmë dhe do të përpiqemi", deklaroi Guardiola.

Pas 13 xhirove, Mançester Siti ndodhet në vendin e 5-të në Premier ligë me 23 pikë, 11 më pak se Liverpuli që është lider i tabelës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR