Zidan ishte i impresionuar nga Modriqi dhe Benzema
- Trajneri francez Zinedin Zidan ndau përshtypjet e tij për fituesit e Topit të artë, Luka Modriq dhe Karim Benzema.
- Post By Fami Bajrami
- 12:53, 14 prill, 2025

Madrid, 14 prill 2025 (MIA) - Trajneri francez Zinedin Zidan ndau përshtypjet e tij për fituesit e Topit të artë, Luka Modriq dhe Karim Benzema.
"Lojtarët të cilët më bënin të kërcejë nga stoli i trajnerit? Ata janë Karim Benzema dhe Luka Modriq. Dukej sikur ata do të humbnin topin, por ata gjithmonë gjenin një mënyrë për ta mbajtur atë. Më ‘çmendnin’, me aq mjeshtëri e ndryshonin lojën", deklaroi Zidan për "Sport Bible".
Nën drejtimin e ekspertit francez, Real Madridi për herë të parë në histori tri herë rradhazi fitoi Ligën e kampionëve.
Dy futbollistët Modriq dhe Benzema pasi fituan trofeun elitar të futbollit, fituan Topin e artë. rq/
Foto: EPA