• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mediat: Ançeloti ngriti zërin ndaj lojtarëve të Real Madridit

Mediat: Ançeloti ngriti zërin ndaj lojtarëve të Real Madridit

Madrid, 15 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka qenë i emocionuar në seancën stërvitore të skuadrës në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në çerekfinalen e Ligës së kampionëve, përcjell “COPE”.

Në stërvitjen e mbrëmshme, trajneri italian (65-vjeç) ka qenë veçanërisht energjik në motivimin e lojtarëve të tij, madje duke ngritur zërin ndaj tyre.

Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së kampionëve do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21. Arsenali ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 3-0.

Ançeloti është në krye të Real Madridit që nga viti 2021. Nën drejtimin e tij, klubi madrilen fitoi tre herë Ligën e kampionëve.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR