• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbape i kërkoi falje lojtarit të Alavesit për ndërhyrjen e ashpër

Mbape i kërkoi falje lojtarit të Alavesit për ndërhyrjen e ashpër

Madrid, 14 prill 2025 (MIA) - Futbollisti i Real Madridit, Kilian Mbape i ka kërkuar falje lojtarit të Alavesit, Antonio Blanko, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj tij në xhiron e 31-të të La ligës spanjolle.

Dje Real Madridi ka fituar Alavesin si mysafir me rezultat (1:0). "Mbretërit" luajtën një pjesë të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi që Mbape u përjashtua nga fusha në minutën e 38-të. Ky është përjashtimi i tij i parë me karton të kuq për Real Madridin.

Gjyqtari Cezar Soto Grado i dha karton të kuq Mbapes.

Mbape mori kartonin e parë të kuq për Real Madridin. Francezi për pak sa nuk i theu këmbën kundërshtarit dhe mund ta humb El klasikon.

"Ajo ishte një goditje e rëndë. Fola me Kilianin, ai kërkoi falje dhe nuk ka asnjë problem. Momente të tilla ndodhin në futboll", deklaroi Blanko për "AS".

Sipas publikimit, Mbape ka ardhur vetë në dhomën e zhveshjes së kundërshtarit për të kërkuar falje.

Këtë sezon Mbape ka luajtur 48 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe katër asistime. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR