• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Flik: Me rëndësi është se jemi në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve

Flik: Me rëndësi është se jemi në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve

Barcelona, ​​16 prill 2025 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, deklaroi se skuadra e tij ka arritur sukses të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve, duke shtuar se lojtarët e tij edhe krahas humbjes së djeshme nga Borusia Dortmund në ndeshjen e dytë çerekfinale, kanë luajtur shkëlqyeshëm deri tani këtë sezon.

"Ne shkuam më tej dhe ky ishte qëllimi ynë. Është fantastike që klubi të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve. Është një sukses i madh dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Luajtëm kundër një ekipi të madh siç është Borusia Dortmundi që na e bëri jetën shumë të vështirë. E vetmja gjë e rëndësishme është se jemi në gjysmëfinale", ka thënë Flik.

Barcelona kaloi në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve edhe pse mbrëmë humbi 1:3 nga Borusia Dortmund në ndeshjen e dytë të çerekfinales.

Klubi spanjoll fitoi 4-0 në ndeshjen e parë në shtëpi dhe eliminoi skuadrën e Bundesligës me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

"Duhet të shohim punët me pozitivet, jo me negativet. Ne kemi një ekip të madh që ka luajtur shkëlqyeshëm deri tani dhe kjo është ajo që është e rëndësishme", ka thënë mes tjerash Flik. 

FOTO: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR