• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Enrike: Në Ligën e Kampionëve rruga është trasuar me favoritë të eliminuar

Enrike: Në Ligën e Kampionëve rruga është trasuar me favoritë të eliminuar

Birmingem, 15 prill 2025 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike i ndau pritshmëritë e tij për lojën kthyese kundër Aston vilës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. 

Parisienët do të luajnë mysafir te Aston Vila sonte me fillim në orën 21. 

Ndeshjen e parë në teren vendor Pari Sen -Zhermen e fitoi me rezultat 3:1. 

“Ne do të përpiqemi të zgjidhim problemet që do të na krijojë Aston Villa. Qëllimi ynë është fitorja. Ne duhet të fokusohemi në qëllimet tona. Nëse jemi të gatshëm të durojmë, mund të fitojmë. Jemi duke u përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm të ngjarjeve. A jemi ne te preferuarit? Në Ligën e Kampionëve rruga është e shtruar me favoritët e eliminuar. Ndeshjen e parë e fituam, por e kuptojmë që nuk garantuam asgjë sepse kemi ambicie. Ne duam të tregojmë se e meritojmë të arrijmë në gjysmëfinale”, deklaroi Enrike përpara ndeshjes së kthimit sonte.

Në ndeshjen e dytë të caktuar për sonte Barcelona luan mysafire në Borusia Dortmund ku sjell rezultat i thellë 4:0 nga ndeshja e parë. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR