• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Roma barazoi me Lacion dhe vazhdoi serinë pa humbje në 16 ndeshje në Seria A

Roma barazoi me Lacion dhe vazhdoi serinë pa humbje në 16 ndeshje në Seria A

Romë, 14 prill 2025 (MIA) - Roma mbrëmë ka luajtur baras 1:1 me skuadrën e Lacios në kuadër të xhiros së 32-të të Serisë A të Italisë.

Mbrojtësi i vendasve Alesio Romanjoli hapi rezultatin në minutën e 47-të. Mysafirët barazuan përmes Matias Soule në minutën e 69-të.

Roma me 54 pikë mbetet në vendin e shtatë në Seria A. Skuadra e Klaudio Ranierit tashmë 16 ndeshje me radhë nuk ka regjistruar asnjë humbje në kampionatin italian.

Lacio me 56 pikë gjendet në vendin e gjashtë të tabelës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR