• e premte, 25 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Barcelona mund të kthehet në "Kamp Nou" në shtator

Barcelona mund të kthehet në

Barcelona, 15 prill 2025 (MIA)- Është publikuar data e mundshme për rikthimin e Barcelonës në stadiumin "Kamp Nou".

Sipas "Onze Mondial", klubi pret të përfundojë rikonstruksionin në shtator të këtij viti. Kapaciteti i stadiumit pas përfundimit të të gjitha proceseve pritet të jetë 105 mijë shikues.

Rikonstruimi i "Kamp Nou" filloi në vitin 2023. Që atëherë, katalanasit i kanë luajtur ndeshjet e tyre në "stadiumin Olimpik" në Barcelonë, i cili ka një kapacitet prej 56,000 shikues.

Pas 31 xhirove, Barcelona kryeson në La Ligë me 70 pikë, katër pikë më shumë se Real Madridi.

Sonte, skuadra e Hans-Diter Flik do të luajë kundër Borusia Dortmundit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e katalanasve me 4:0. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR