• e enjte, 04 korrik 2024

Gjykatësit zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor

Gjykatësit zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Gjykatësit sot votojnë për dy anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, njëri nga radhët e gjykatësve suprem dhe njëri nga rajoni i apelit Manastir.

Në fletëvotimet nga radhët e gjykatësve suprem janë kandidatët Cvetanka Periq dhe Isamedin Limani, ndërsa nga rajoni i apelit - Manastir janë gjykatësit Aleksandar Kambovski, Tatjana Susuleska - gjykatës të Gjykatës së Apelit Manastir dhe Aleksandra Pop Stefania - gjykatëse e Gjykatës themelore Ohër.

Këshilli gjyqësor nuk e lejoi Cvetanka Periqin të tërhiqet nga zgjedhjet, edhe pse ajp parashtroi njoftim se tërhiqet nga gara zgjedhore për shkakqe shëndetësore.

Votimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjykatësve fillon në orën 8:00 dhe zgjatë pa ndërprerë deri në orën 15:00. Gjykatësit votojnë për kandidatët nga rajoni i vet i apelit, përderisa gjykatësit suprem votojnë për kandidatin nga Gjykata supreme.

Gjykatësit identifikohen me legjitimim gjyqësor dhe votojnë në fshehtësi.

Pas mbylljes së vendvotimit Këshilli zgjedhor më së voni deri në orën 18:00 përpilon procesverbal për rrjedhën dhe rezultatin e votimit dhe e njofton Komisionin për zgjedhje.

Komisioni për zgjedhje i grumbullon rezultatet nga vendvotimet dhe e konstaton rrezultatin zgjedhor në njësitë zgjedhore më së voni në afat prej 48 orëve nga momenti i mbylljes së zgjedhjeve dhe është i detyruar përmes ueb faqes së Këshillit të sigurojë opinioni drejtpërdrejtë ta ndjekë grumbullimin e rezultatit zgjedhor.

Për anëtar zgjedhor të Këshillit konsiderohet kandidati që ka marrë më së shumti vota në njësi zgjedhore, nëse disa kandidatë kanë marrë më së shumti dhe numër të njejtë të votave nga një njësi zgjedhore, zgjedhjet për këta kandidatë do të prësëriten në afat prej shtatë ditëve nga dita e votimit.

Në pajtim me Ligjin për këshill gjyqësor, anëtarët e Këshillit nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve me të drejtë edhe një zgjehdjeje pas skadimit të së oaku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR