Gjeorgji: Arrestohen 43 persona gjatë protestave antiqeveritare
- Policia e Gjeorgjisë arrestoi mbrëmë 43 persona gjatë protestave kundër Qeverisë të cilën opozita e akuzon për manipulim të zgjedhjeve dhe prishje të integrimit evropian.
- Post By Fami Bajrami
- 12:03, 29 nëntor, 2024
Tbilisi, 29 nëntor 2024 (MIA) - Policia e Gjeorgjisë arrestoi mbrëmë 43 persona gjatë protestave kundër Qeverisë të cilën opozita e akuzon për manipulim të zgjedhjeve dhe prishje të integrimit evropian.
"Policia arrestoi 43 persona për mosrespektim ndaj urdhrave të policisë dhe vandalizëm", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas tyre nga dhuna kanë mbetur të plagosur 32 policë.
Qytetarët masivisht dolën në rrugë në kryeqytetin Tbilisi të revoltuar nga vendimi i Qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit në BE për katër vjet.
Sipas kryeministrit Irakli Kobahise, negociatat janë ndërprerë për shkak të "shantazhit dhe manipulimit nga disa politikanë dhe burokratë evropianë".
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka akuzuar Qeverinë se me këtë vendim i ka "shpallur luftë popullit të vet". Megjithëse Zurabishvili mbështet anëtarësimin në BE, funksioni i saj është kryesisht ceremonial. rq/
Foto: EPA