• e diel, 21 korrik 2024

Gerapetritis e përsëriti mbështetjen greke për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor

Gerapetritis e përsëriti mbështetjen greke për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor

Athinë, 21 qershor 2024 (MIA) - Rruga e Ballkanit Perëndimor është një rrugë njëkahëshe për në Evropë dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në një deklaratë për televizionin grek "ERT" pas pjesëmarrjes së tij në takimin ministror në Austri për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Kreu i diplomacisë greke kujtoi agjendën e Selanikut për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor të 21 viteve më parë dhe vuri në dukje se Greqia vazhdon mbështetjen e saj.

"Sigurisht që këtë herë duhet të bazohet në respektimin besnik të legjislacionit evropian, demokracisë, sundimit të së drejtës, natyrisht të drejtave të pakicave dhe zbatimit besnik të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Unë pata mundësinë t'i ngrija këto çështje. Greqia do të vazhdojë të jetë në qendër të shteteve, të miqve nga Ballkani Perëndimor për të promovuar Evropën, e cila do të jetë e madhe, do të jetë e fortë dhe do të përfshijë të gjitha shtetet e fqinjësisë sonë më të gjerë për përparim, për paqe, për prosperitet", theksoi Gerapetritis.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ministrin Bujar Osmani dhe nga grupi "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga Greqia, Kroacia, Austria, Italia, Sllovenia, Sllovakia dhe Republika Çeke. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR