Tajms of Izrael: Hamasi dhe Izraeli i finalizojnë detajet për zbatimin e marrëveshjes për pengjet
- Izraeli dhe Hamasi mbrëmë arritën marrëveshje parimore për shkëmbimin e pengjeve dhe për momentin janë duke punuar në Doha për finalizimin e detajeve të marrëveshjes, deklaruan dy përfaqësues arabë për "Tajms of Izrael".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:11, 15 janar, 2025

Tel Aviv, 15 janar 2025 (MIA) - Izraeli dhe Hamasi mbrëmë arritën marrëveshje parimore për shkëmbimin e pengjeve dhe për momentin janë duke punuar në Doha për finalizimin e detajeve të marrëveshjes, deklaruan dy përfaqësues arabë për "Tajms of Izrael".
Një nga çështjet kryesore që fillimisht duhet të zgjidhet ka të bëjë me parametrat e saktë të tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza, ndërsa ndërmjetësuesit janë ende duke pritur për një hartë nga Izraeli që do ta qartësonte atë pikë, deklaruan autoritetet arabe.
Sipas tyre, marrëveshja pritet zyrtarisht të shpallet sot ose nesër, në formën e një deklarate të përbashkët nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, të cilët ndërmjetësojnë në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit.
Foto: Arkivi i MIA-s