• e diel, 23 shkurt 2025

SEK e padit Ilon Mask për gjoja mashtrime gatë blerjes së Tuiterit

SEK e padit Ilon Mask për gjoja mashtrime gatë blerjes së Tuiterit

Uashington, 15 janar 2025 (MIA) - Komisioni amerikan për letra me vlerë (SEK) mbrëmë ka ngritur padi kundër Ilon Mask për shkak se miliarderi në vitin 2022 ka kryer mashtrim sepse nuk e ka deklaruar pronësinë në Tuiter dhe ka blerë aksione me "çmime të ulëta artificiale".

Mask, i cioli gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Tesllas dhe SpejsEks, ka mpaguar 44 miliardë dollarë për rrjetin social që më vonë e riemëroi në "Iks". Sipas SEK, para ndërmarrjes, ai e ka rritur pjesën e tij në kompani deri në pesë për qind dhe ka qenë i detyruar të publikojë për këtë, por këtë nuk e ka bërë.

Sipas padisë, Mask e ka fshehur atë informacion material, "duke i mundësuar të paguajë për aksionet të paktën 150 milionë dollarë më pak sesa nëse i kishte blerë pas parashtrimit të raportit për dobi financiare".

SEK heton nëse Mask ose dikush tjetër që ka punuar me të në vitin 2022 ka kryer mashtrim me letra me vlerë, ndërsa drejtori ekzekuti i Tesllas ka shitur aksione nga kompania e tij e automojeteve dhe e ka rritur pjesën e tij në Tuiter para marrëveshjes së tij të blerjes me hua.  

Mask në një postim në "Iks" muajin e kaluar tha se SEC kishte lëshuar një "kërkesë shlyerjeje", duke i bërë presion që të pajtohej me një zgjidhje që përfshin një gjobë brenda 48 orëve ose do të përballej me "akuza mbi baza të shumta" në lidhje me blerjen e aksioneve.

Avokati i Mask, Aleks Spiro, në deklaratë theksoi se masa e SEK është një pranim se ata "nuk mund të ngrenë një padi të vërtetë". Ai shtoi se Mask "nuk ka bërë asgjë të keqe" dhe e quajti padinë "mashtrim" dhe rezultat i "fushatës njëvjeçare të ngacmimit", duke kulmuar me "një akuzë qesharake të dikurshme". mb/

Foto: MIA

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR