• e hënë, 22 korrik 2024

Funksionaliteti i qendrave hetimore në fokus në takimin punues të hetuesve nga PTHP NKOK dhe prokuroritë publike në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

Funksionaliteti i qendrave hetimore në fokus në takimin punues të hetuesve nga PTHP NKOK dhe prokuroritë publike në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Funksionaliteti i qendrave hetimore, përvojat nga puna e deritanishme dhe rekomandimet për zhvillim të mëtutjeshëm ishin në fokus të takimit punues të hetuesve nga qendrat hetimore të themeluara në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në prokuroritë themelore publike në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. 

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, në mbledhjen në organizim të projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, theksoi se pavarësisht përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të qendrave hetimore, dhe për këtë arsye për pavarësinë e prokurorive publike në zhvillimin e hetimeve, burimet financiare që shteti ndan për këtë qëllim, megjithatë nuk janë të mjaftueshme.

"Bisedojmë për qendra hetimore, ndërsa asnjë qendër hetimore nuk mundë të funksionojë dhe të përgjigjet në detyrat pa pajisje moderne, pa fonde për të ndërmarrë veprime hetimore, për të cilat tani mbështetemi kryesisht në donacione. Drejtësia është investim i gjithë vendit", tha Kocevski.

Në takim, pjesëtarët e policisë nga Republika e Sllovenisë ndanë përvoja krahasuese në lidhje me mënyrën e kryerjes së hetimeve financiare.

Në vitin 2023, numri i rasteve të trajtuara nga hetuesit nga qendra hetimore e Prokurorisë Themelore Publike Shkup pothuajse është  dyfishuar - nga 150 lëndë në vitin 2022 në 287 raste gjatë vitit 2023.

Numir i përgjithshëm i veprimeve operative hetimore të kryera përmes kësaj qendre hetimore është rritur disa herë krahasuar me një vit më parë. Është vendosur një lidhje me bazat e të dhënave të Regjistrit Qendror, MPB-së, me bazat e të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Patundshme dhe Agjencisë së Punësimit, të cilat praktikisht rritën efikasitetin e procedurës. qa

Foto: PTHP

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR