• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ribalanci i Buxhetit të enjten në mbledhje të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet

Ribalanci i Buxhetit të enjten në mbledhje të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ribalanci i buxhetit të enjten do të gjendet në rend dite në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet. Sipas informacioneve nga ueb-faqja e Kuvendit, mbledhja e Komisionit është caktuar në orën 11. Ribalanci i buxhetit pritet të miratohet më së voni deri në javën e parë të gushtit. 

Ribalanci ishte miratuar në seancë qeveritare të martën, ndërsa të mërkurën në konferencë për media në Qeveria e sqaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska - Koçoska. 

Rritja e PBB-së është rishikuar nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 2,1 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivelin 3,5 për qind. Në gjysmën e dytë të vitit pritet ngadalësim i rritjes së inflacionit, gjegjësisht stabilizim i çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, si dhe presion më mesatar nga inflacioni bazë.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318 miliardë 150 milionë denarë dhe shënojnë rritje për 8 miliardë e 22 milionë denarë, përderisa shpenzimet janë projektuar në nivel prej 362 miliardë 816 milionë denarë, gjegjësisht në anën e shpenzimeve ka rritje prej 19 miliardë 178 milionë denarë. 

Sipas ministres së Financave, ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit janë të drejtuara drejt rishikimit të projeksioneve nismëtare fiskale në përputhje me lëvizjet makroekonomike në gjysmën e parë të vitit, ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore për servisimin e detyrimeve më me prioritet, si dhe optimizimin e burimeve të financimit të deficitit buxhetor. 

"Gjejmë një situatë që nënkupton shtet në kaos dhe borxhe. Buxhet që është një listë dëshirash, në vend të zhvillimit të krijuar. Pagesat e tepërta. Ekonomia është në vdekje klinike", tha Dimitrieska-Koçoska në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Ajo thotë se janë siguruar para për pagesën e pagave, pensioneve dhe detyrimeve ligjore. Siç tregoi ai, për paga janë paraparë 4,1 miliardë denarë, prej tyre 1,1 miliardë denarë për bllok subvencione që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë, pesë miliardë denarë për pensione, 600 milionë denarë për pagesë sipas vendimeve gjyqësore, një miliard denarë për pagesën e ndihmës juridike financiare në zonat, e cila nuk është siguruar, 322 milionë denarë për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të cilat nuk ishin planifikuar për pagesë për media sipas Kodit Zgjedhor, 644 milionë denarë për ushqim dhe bursa studentore...

Në mbledhje të Qeverisë të martën ishin pranuar edhe disa konkluzione të propozuara nga Ministria e Financave.

Në mesin e tyre angazhohen shfrztëzuesit e buxhetit që gjatë lidhjes së marrëveshjeve kolektive t'i kenë parasysh mjetet e miratuara të buxhetit dhe të mos ndërmarrin detyrime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin vijues dhe vlerat maksimale të përcaktuara të shpenzimeve në afat të mesëm.

Ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore gjatë lidhjes së marrëveshjeve kolektive duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave. Gjatë zbatimit të Buxhetit, shfrytëzuesit e buxhetit të mos ndërmarrin detyrime mbi mjetet e siguruara me buxhetin për vitin adekuat fiskal.

Ata shfrytëzues buxhetor të cilët kryejnë veprimtari vetëfinancuese dhe kanë mjete të papërdorura në formën e gjendjes së llogarisë, duhet të financojnë funksionimin aktual të institucionit duke përdorur mjete nga llogaritë e tyre në vend të përdorimit të mjeteve buxhetore.

Shfrytëzuesit e buxhetit gjithashtu angazhohen që në vazhdimësi t'i zbatojnë aktivitetet për pagesë të të ardhurave vetanake dhe të gjitha subjektet në bazë të SEPEO t'i respektojnë detyrimet për raportim me kohë të detyrimeve të vonuara, dhe të papaguara në bazë të afateve ligjore. 

Komunave, ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore u rekomandohet që t'i konsolidojnë financat, gjegjësisht të ndërmarrin aktivitete për pagesë të të ardhurave vetanake si dhe t'i ulin shpenzimet joproduktive.

Në mesin e rekomandimeve të miratuara në mbledhje qeveritare është edhe rekomandimi që punëdhënësit nga sektori publik të ndërmarrin aktivitete urgjente për zbatimin e analizës funksionale dhe për këtë ta informojnë Qeverinë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR